fbpx
Tag: Protestoj

tag: protestoj

“Revolucioni shumëngjyrësh” ju bën thirrje deputetëve të bojkotojnë punën e Kuvendit

"Revolucioni shumëngjyrësh" sot në profilin zyrtar në Facebook iu bëri thirrje deputetëve që mos të marrin pjesë në punën e Kuvendit derisa të mos plotësohen kërkesat e tyre. "Deputetë, që të tregoni se jeni për mbrojtjen e të drejtës, sovranitetit të qytetarëve të Kushtetutës, prej jush kërkojmë të mos merrni pjesë në punën e Kuvendit derisa i njëjti të mos...

Është koha që Qeveria të jep dorëheqje, porositën protestuesit

Deri në përleshje të vogël mes  NJRSH dhe protestuesit erdhi në protestën e sotme pasi pjesëtarët e “Revolucionit shumëngjyrësh” tentuan të rrëzojnë përmendoren e Promotejit që është pjesë e projektit “Shkupi 2014” dhe që gjendet në “Zhena- park”. Protestuesit hoqën mburojën e Promotejit dhe larguan një pjesë të dërrasave rreth përmendores. Më pas e lidhën me pëlhurë dhe tentuan ta...

Gazetari Kezharovski në bisedë informative për ngjyrosjen e Kuvendit

Përmes një shkrimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook, Tomislav Kezharovski, gazetari i cili tashmë njihet si simbol i rezistencës gazetareske, ka njoftuar se sërish ftohet në bisedë informative nga policia. “Stacioni policor i Qendrës ka lëshuar ftesë për mua për një bisedë informative. Do shkoj sot në ora 18:30 në stacionin policor. Më kanë thirrur për “përfshirje”...

Afati i ultimatumit të “Revolucionit shumëngjyrësh” skadoi- nesër protestë masovike

Lëvizja qytetare “Protestoj” për nesër ka paralajmëruar protestë masive për shkak të mos përmbushjes së kërkesave të tyre. Në paralajmërim theksojnë se nuk do të lejojnë negociata për ardhmërinë e qytetarëve me dyer të mbyllura dhe se janë të mllefosur me elitat politike që po i mbajnë shumë gjatë qytetarët në një status quo me negociata të pasuksesshme dhe jo...

Numërimi nuk e zmbraps Gjykatën Kushtetuese për PSP-në

Gjykatësit kushtetues thuajse me siguri në seancën e nesërme nuk do ta shqyrtojnë nismën për kushtetutshmërinë e Ligjit për Prokurori Speciale, që është një nga kërkesat kryesore të qytetarëve, të organizuar rreth nismës qytetare “Protestoj” dhe “Revolucion i larmë”. Nga Gjykata Kushtetuese për “Meta” shprehen se nuk do të ketë ndryshim të rendit të ditës së seancës së caktuar për...

“Revolucioni shumëngjyrësh”: Prej sot numërojmë!

“Gjashtë qershori është data me rëndësi të madhe për të gjithë ne, dita kur ne mësuan për mizorinë, brutalitetin dhe për aftësinë e pushtetit që të fshehë vrasje të fëmijës – Martin Neshkovski”, kështu shkruhet në paralajmërimin e “Revolucionit Laraman” dhe të “#Protestoj”, për protestën e sotme. Pritet që protesta e sotme të jetë me numër më të madh të...

Pastrohet Kuvendi nga ngjyrat e “Revolucionit shumëngjyrësh”

Disa punëtorë sot bënin pastrimin e Kuvendit nga ngjyra që pas vetes i la "Revolucioni shumëngjyrësh" dhe protestuesit të cilët gati 1 muaj e gjysmë protestojnë ndaj vendimit të presidentit Ivanov për faljen e politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre të cilët ngarkohen me vepra penale. Godina e shtëpisë ligjvënëse deri më tani disa herë është qëlluar me balona me ngjyrë...

Pas Pirovskës, edhe Najçevska ftohet për bisedë informative në polici

Profesoresha Mirjana Najçevska sot për "Meta" konfirmoi se ka pranuar ftesë që nesër të paraqitet në stacionin policor "Beko" për bisedë informative. "S'di për çfarë më ngarkojnë sepse s'kam bërë asgjë përveç që kam protestuar qetë. Me siguri pushteti dëshiron të protestat të jenë të dhunshme. Gati me muaj ato janë të qeta" thotë Najçevska. Krahas Najçevskës, kryetarja e Komitetit të...

“Nuk do t’ju kalojë, nuk do të relaksohemi”, porositën protestuesit

Lëvizja civile “Protestoj” dhe “Revolucioni shumëngjyrësh” sot para Kuvendit porositën se nuk do të heqin dorë nga lufta e tyre derisa të mos përmbushen kërkesat e tyre. Aktivisti Pavle Bogoevski tha se sot kanë ndodhur dy çështje kyçe. ”E para është që Gjykata kushtetuese më në fund mori vendim të duhur dhe vendosi të diskutojnë për kushtetutshmërinë e vendimit me të...

Veljanovski mban qëndrimin se nuk ka mundësi kushtetuese për thirrjen e Kuvendit

  Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski mban qëndrimin e tij se nuk ka mundësi kushtetuese për thirrjen e Kuvendit. Pas letrës që dje KSHZ e dorëzoi deri te Veljanovski, nga kabineti i kryetarit të Parlamentit njoftojnë se letra e Komisionit zgjedhor është vetëm njoftim dhe se Kuvendi nuk ka obligim të merr kurrfarë masash. “Qëndrimi i Veljanovskit është i njohur, nuk ka...

Edhe një anëtarë i Të Majtës ftohet në bisedë informative

Mariglen Demiri, anëtar i Të Majtës sot është ftuar në bisedë informative në Prokurorinë Themelore në Shkup, për shkak të pjesëmarrjes së tij në protestat dhe demolimin e zyrës së presidentit Gjorgje Ivanov. Nga E Majta njoftojnë se për këtë shkak do të ketë protesta më orën 13 para Prokurorisë publike. “Rikujtojmë se edhe pas arrestimeve të mëhershme, revolti civil vetëm...

“Barazi gjinore” dhe “Revolucioni laraman” në Maratonën e Shkupit

Më shumë se 8 mijë pjesëmarrës nga 46 shtete sot kanë marrë pjesë në “Maratonën e Viz Er- Shkup” e cila u mbajt për herën e 12-të. Maratona është organizuar me mbështetjen e Qytetit të Shkupi dhe Misionit të BE-së, ndërkaq fondi shpërblyes ishte 17.100 euro. Në kuadër të maratonit u mbajt edhe fushata “barazi gjinore”. “Lufta për drejta të...

“Revolucioni laraman” do të kërkoj departizimin e RTVM-së

Nisma civile "Protestoj" sot do të mbaj protestë ku në fokus do të jetë puna dhe informimi i servisit publik TVM. "Vetëm qytetarë/e të informuar mund të marrin vendime të informuara. Detyrë e TVM-së si servis publik është që të informoj në mënyrë profesionale dhe të paanshme. Së bashku me mediat private të regjimit, RTVM merr pjesë në demonizimin e...

“Revolucioni shumëngjyrësh” porositi: Zgjedhje në kushte të këtilla s’mund të ketë

“Revolucioni shumëngjyrësh” sonte ngjyrosi godinën e NIP “Nova Makedonija” ku gjenden hapësirat e KSHZ-së. Ata porositën se në kushte të këtillë, me listë të këtillë zgjedhore nuk mund të ketë zgjedhje. Para të fillojnë ngjyrosjen, protestuesit të veshur me mallota ndezën pishtar zjarri për t’i mbrojtur personat që ngjyrosnin nga kamerat e policëve. https://twitter.com/meta_agency/status/727923609075879936 https://twitter.com/meta_agency/status/727924129224101888 Më herët, turma e grumbulluar mallotë i ofroi...

 “Revolucioni shumëngjyrësh” porositi se nuk ka gjyqësor të pavarur dhe drejtësi

Gjykata Themelore Shkupi 1 sonte ishte e ngjyrosur me ngjyrat e “Revolucionit shumëngjyrësh”. Protestuesit, protestën e sotme, që tradicionalisht e filluan para Prokurorisë speciale, ia dedikuan gjyqësorit të korruptuar. Protestuesve, para godinës së gjykatës iu drejtuan disa avokatë të cilët porositën se nuk duan ta punojnë profesionin e tyre, jo pse nuk e duan, por sepse, siç thanë, në këtë...

Nuk do të na frikësojnë me paraburgimin e bashkëluftëtarëve, porositën qytetarët në protestë

Disa qindra qytetarë sot për herë të 15-të joformalisht u tubuan në protestë para Prokurorisë speciale. Edhe pse nisma civile “Protestoj” për sot nuk caktoi protestë, megjithatë qytetarët spontanisht u grumbulluan për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit për falje të politikanëve nga ana e presidentit Ivanov. Protesta u mbajt vetëm para godinës së PSP-së ndërsa një pjesë e...

Protestuesit para Qeverisë ngjyrosën fotografitë e Gruevskit dhe Ivanovit

Protestuesit e “Revolucionit të Larmë” sonte para Qeverisë vendosën fotografinë e Nikolla Gruevskit, ku shkruante “Mafia” dhe fotografinë e kryetarit Gjorge Ivanov, ku shkruante “Abolim”. Balona me ngjyra të ndryshme janë hedhur drejt këtyre dy fotografive, ndërsa më pas protestuesit edhe e dogjën fotografinë e Ivanovit. Mes tjerash protestuesit brohorisnin “Dorëheqje, Dorëheqje”. https://twitter.com/meta_agency/status/725393719554363392 Protesta filloi më orën 18 para PSP-së prej ku...

Sot protesta në nëntë qytete të vendit

Nisma civile “Protestoj” sot në nëntë qytete ka caktuar protesta ndaj vendimit të fundit të presidentit Gjorgje Ivanov për faljen e zyrtarëve. Përveç në Shkup, protesta do të ketë edhe në Strumicë, Veles, Ohër, Kërçovë, Kavadar, Manastir, Prilep dhe Radovish. Lëvizja “Protestoj” në Shkup do të mbaj protestën e 14-të që do të filloj më orën 18 para godinës së...

Ministria e drejtësisë dhe zyra e Ivanovit sërish ngjyrosen nga “Revolucioni laraman”

Sot në suazat e protestës së quajtur "Revolucioni laraman" ngelën të ngjyrosur Ministria e drejtësisë dhe zyra e presidentit Gjorgje Ivanov. Qytetarët të cilët protestojnë ndaj vendimit për falje të presidentit Ivanov, pas ngjyrosjes, u drejtuan drejt Kuvendit të RM-së.   https://twitter.com/meta_agency/status/725012100586852352 Tani për tani nuk dihet cili është itinerari i tyre, por mund të pritet që protesta të përfundoj para godinës...

“Revolucioni kolorit ” ngjyrosi luanët në urën “Goce Dellçev”

Balonët me ujë, që sigurisht kanë qenë të destinuara për godinën e Kushtetueses, përfunduan në skulpturat e luanëve të vendosur në fillim të urës "GoceDellçev". Kordoni policor me autoblinda të vendosur në të dy anët e rrugës nuk i lejuan protestuesit të kalojnë urën dhe të arrijnë në destinacionin e tyre të parë, Gjykatën Kushtetuese. https://twitter.com/meta_agency/status/723923197775732736 Te ura nuk kishte incidente mes...