VMRO DPMNE: Do të ketë drejtësi dhe paqe kur Zaevi do të përgjigjet para gjykatës ndërsa Janeva nuk do ta shpëtoj


Shkup, 20 Janar, 2017 - 10:41 (META) 

“Do të ketë drejtësi dhe paqe kur kriminel si Zoran Zaevi do të japin përgjegjësi para gjykatësve dhe kur nuk do të ekzistojnë Katica të ndryshme dhe prokurori speciale për t’i shpëtuar”, thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së lidhur me seancën e djeshme të Komitetit ekzekutiv të partisë, ku është shqyrtuar dhe analizuar vendimi i PSP-së për tërheqjen e aktakuzës për lëndën “Puçi”.

Në seancën e Komitetit, thuhet më tej në njoftim, është vlerësuar se bëhet fjalë për vendim të turpshëm të PSP, që është “presedencë” në praktikën e gjyqësorit.

Komiteti Ekzekutiv i partisë në seancën e mbrëmshme, ka diskutuar për situatën aktuale politike dhe bisedimet për formimin e Qeverisë.

“Komiteti Ekzekutiv ka shqyrtuar gjendjen aktuale politike ditore në kontekst të bisedimeve për formimin e Qeverisë dhe riafirmoi mbështetjen për kryetarin Nikola Gruevski që të vazhdoj me aktivitetet në këtë drejtim sepse vullneti i qytetarëve është imperativ”, thonë nga VMRO DPMNE.


Miloshoski: Me vendimin e Janevës për faljen e Zaevit nuk ka arsye pse të ekzistoj PSP


Shkup, 19 Janar, 2017 - 15:43 (META) 

VMRO DPMNE sot sërish reagoi ndaj vendimit të Prokurorisë Speciale për tërheqjen e aktakuzës për rastin “Puçi”. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të partisë, Antonio Miloshoski në konferencë shtypi tha se PSP nuk ka kurrfarë “legjitimiteti profesional dhe institucional” dhe se është “vetëm vegël politike dhe dorezë e vazhdar” e kreut të LSDM-së, Zoran Zaev.

“Opinioni e din se Zaevi është fajtor për tentim për “Puç” dhe për organizimin e një grupi kriminal dhe të spiunimit së bashku me Zoran Verushevskin. Ky grup kriminel në mënyrë joligjore ka ndjekur komunikime dhe më pas i ka fabrikuar dhe montuar material nga këto përgjime joligjore, vetëm që t’i ndihmohet Zaevit të rrëzoj pushtet që është zgjedhur në mënyrë legale dhe të vijnë në pushtet pa mbështetjen e qytetarëve. Zoran Zaev dhe Verushevski janë deri në fyt të zhytur në krim dhe për këtë ishte e domosdoshme Katica Janeva t’i fal dhe shpëton nga përgjegjësia penale dhe gjyqësore” tha Miloshoski.


Zaev tërhiqet nga posti i kryetarit të komunës, “largohet në funksion tjetër”


Shkup, 23 Dhjetor, 2016 - 0:02 (META) 

Kryetari i komunës Strumicë dhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në seancën e sotme të Këshillit të komunës ka kumtuar se tërhiqet nga posti kryetari i komunës për shkak të funksionit të tij të ardhshëm.

Zaev nuk tregoi se cili do të jetë funksioni i tij i ardhshëm ndërsa në seancën e Këshillit, ku sot është diskutuar për buxhetin e Komunës, ai ka njoftuar se për zv- kryetari i komunës do ta zëvendësoj këshilltari në Këshill, Kostadin Kostadinov.

“Kjo është seanca ime e fundit e Këshillit të komunës së Strumicës. Në ditët në vijim do të ndërpres funksionin e kryetarit për shkak të largimit tim në funksion tjetër dhe sipas Ligjit dua t’i njoftoj këshilltarët, mediumet dhe qytetarët se në ditët në vijim do të emëroj zv- kryetar komune. Për zëvendës do të dominoj këshilltarin Kostadin Kostadinov i cili do ta kryej këtë post deri në vendosjen e kryerësit së detyrës kryetar i Strumicës deri në zgjedhje” deklaroi Zaevi.

Zoran Zaev në NJZ 3 fitoi mandat deputeti në Kuvend si bartës i listës së kandidatëve në Koalicioni në krye me LSDM-në ndërsa të shpesët janë edhe deklaratat e tij se do të jetë mandatar për formimin e qeveris së re.