fbpx
Tag: Polici

tag: polici

Sindikata policore kërkoj përgjegjësi komanduese për ngjarjet në Kuvend

Kryetari i Sindikatës Policore të Maqedonisë, Aco Antovski sot ka kërkuar përgjegjësi komanduese si dhe hetim juridik dhe individual për trazirat në Kuvend. Kërkesa e këtillë vjen pas suspendimit të 16 policëve për shkak të veprimit jopërkatës gjatë dhunës në institucionin ligjvënës. “Apelojmë pranë Ministrisë së Brendshme që kompetencat e saj t’i kryej rrënjësisht dhe sipas dispozitave ligjore, më pas...

MPB suspendon 17 punonjës për shkak të ngjarjeve në Kuvend

Ministria e Brendshme ka ngritur hetim të brendshëm dhe përkohësisht ka suspenduar 17 punonjës për shkak të dhunës së shkaktuar në Kuvend, njoftojnë sot nga MPB. “Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë MPB-së ndaj 11 nëpunësve policor nga SPB Shkup dhe kundër katër pjesëtarëve të Njësitit për Intervenim të Shpejtë ka ngritur procedurë disiplinore dhe...

Kryetari i Bogovinjës, Hazbi Idrizi ndërron jetë si pasojë e plagëve me armë zjarri

Kryetari i komunës Bogovinjë, Hazbi Idrizi ka ndërruar jetë pasi sot në mëngjes është qëlluar me armë zjarri, konfirmojnë për "Meta" nga Qendra klinike e Tetovës. Jozyrtarisht, vrasjen e ka kryer punonjës në komunë i cili gjoja është larguar nga puna. Pas vrasjes, A.K ka tentuar të vetëvritet, duke qëlluar në trupin e tij. Ai më pas me automjetin e...

OSBE bën thirrje që dhuna të ndalojë ndërsa policia të krijojë kushte për siguri

Shefja e misionit të OSBE-së në Maqedoni, Nina Suomalainen, përmes profilit të saj në Twitter bëri thirrje që të ndalojë dhuna në Kuvend ndërsa policia të krijojë kushte për siguri. "Situatë me tension në Shkup. Dhuna duhet të ndalojë, policia duhet të krijoj kushte për sigurinë e Kuvendit dhe deputetëve", shkroi Suomalainen në Twitter.   https://twitter.com/ninasuomalainen/status/857658079453818880

Policia me shok- bomba  tenton t’i largoj protestuesit nga Kuvendi

Njësiti special policor dy orë pas përshkallëzimit të situatës në Kuvend për shkak të emërimit të Talat Xhaferit për kryesues kuvendi, ka filluar me përpjekjet për largimin e protestuesve të cilët “okupuan” Kuvendin. Në Parlament, mund të dëgjohen krisma nga shok- bombat. Sipas informacioneve të fundit, në Kuvend është shkyçur energjia elektrike dhe ndriçimi. Një pjesë e madhe e protestuesve...

Çavkov: Deputetët nesër do të kenë qasje të papenguar në Kuvend

Deputetët nesër do të kenë qasje të papenguar në Kuvend, deklaroi për “Dojçe Vele”, drejtori i Byrosë së sigurisë publike (BSP), Mitko Çavkov. Nesër më ora 12 në Kuvend pritet të mbahet koordinimi i partive parlamentare politike për formimin e Komisionit për zgjedhje dhe emërim, si bazë për vazhdimin e seancës konstituive për emërimin e kryetarit të Kuvendit. Nesër në mesditë...

Luftëtarët në Kumanovë janë futur “që të mbajnë konferencë për mos- zbatimin e Marrëveshjes Kornizë”

Problemet politike të shqiptarëve dhe mos- zbatimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit kanë qenë arsyet pse grupi i armatosur kanë ardhur në Maqedoni më saktë në “Lagjen e Trimave”, tha në seancën e sotme i akuzuari i parë i ngjarjeve të 9 dhe 10 majit 2015, Sami Ukshini. Në pyetjen e Prokurorisë, se si grupi ka planifikuar të ndihmojë në...

Disa të akuzuar nga rasti “Lagja e Trimave” dërgohen në Ohër, qyteti nën sigurim të rreptë

Prej mbrëmë, qendra e Ohrit, rreth objekteve të Sektorit për punë të brendshme, është nën siguri të madhe policore, që ka shkaktuar koment  dhe shqetësim tek qytetarët. Tanimë dy ditë me radhë dhe vend- parkimet para SPB Ohër, burgu dhe para objektit të brigadës kundër zjarrit në Ohër janë bllokuar dhe ndalohet parkimi dhe mbajtja e makinave. Objektet i sigurojnë policë...

Spasovski: Sonte do të dihet kush do të jenë ministrat dhe zëvendës- ministrat e rinj

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së dhe ish ministri i brendshëm Oliver Spasovski sot nuk deshi t’i zbuloj emrat e ministrave dhe zv- ministrave që pritet t’i emëroj LSDM në qeverinë kalimtare për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. “Sonte do të ketë takim të organeve më të larta partiake dhe në të do të vendoset për emrat e ministrave dhe...

Katastrofë në Hasanbeg pas vërshimeve: Kërcejnë nga ballkoni që të shpëtojnë

Automjeti i Ndihmës së shpejtë nxori një grua të moshës së mesme nga shtëpia e saj në Hasanbeg, e cila siç tregon familja e saj, në përpjekje që ta evitoj vërshimin, patjetër e ka pasur të kërcej nga ballkoni i katit të parë. Fqinjët thonë se gjendja në rrugën "Alija Avdoviq" ka qenë më trishtuese. Të vërshuara janë të gjitha...

Një maqedonas vret shokun me pushkë gjuetie duke bërë fotografi “selfie”

Një maqedonas që jeton përkohësisht në Australi akuzohet se e ka vrarë shokun e tij, me një armë gjuetie me tytë të shkurtuar (shotgun) . Sipas të përditshmes britanike ”The Guardian”, 20 vjeçari, A. R e ka vrarë shokun e tij, M. H (22) duke tentuar që të bëjnë një fotografi ”selfie”, në një dhomë moteli në Melbourne, ku kanë...

Maqedonasë nga SHBA-të kanë denoncuar mashtrim me bileta avioni prej mbi 270.000 denarë

Dy maqedonas që jetojnë në Indiana-SHBA, kanë denoncuar në policinë e Prilepit se janë mashtruar nga pronarja e Agjencisë turistike “Storia Travel”, Jasmina Jordanoska- Çebrenska, e cila gjoja u ka ofruar bileta më të lira avioni, mëson “Meta”. Ndryshe, siç thonë ata, oferën e kanë marrë përmes këngëtares Elena Jovçevska e cila ka performuar para mërgimtarëve në SHBA. Ndërsa nga...

Pushteti miraton ndryshime ligjore “praktike” që të kontrollojë policinë para zgjedhjeve

Me ndryshimet e Ligjit për punë të brendshme, me të cilat parashihet sekretari shtetëror në MPB të emërohet nga Qeveria, pushteti dëshiron t’ia lidh duart ministrit të ri, i cili do të qëndronte në krye me MPB-në para zgjedhjeve, thotë për “Meta” deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanovs. Sipas Trajanovit, qëllimi i ndryshimeve është që të shkurtohen kompetencat e ministrit,...

Kalajxhiev në bisedë informative në polici për shkak të pjesëmarrjes në protestë

Kryetari i Komitetit të Helsinkit të Maqedonisë dhe profesori i fakultetit të drejtësisë pranë universitetit “Shën Kirili dhe Metodij”, Gordan Kalajxhiev sot në mëngjes më orën 9 është thirrur në bisedë informative në polici për shkak të pjesëmarrjes në protestat e “Revolucionit shumëngjyrësh”. Ftesa, siç shkruan “Dojçe Vele” Kalajxhievit ia kanë dorëzuar policët, të cilët me makinën zyrtare e kanë...

Personi që qëlloi me armë zjarri në Kapishtec, është gjetur i i vdekur në banesë

Personi i cili sot pasdite rreth orës 13 e 20 minuta qëlloi me armë zjarri nga ballkoni i tij në rrugën "Naroden Front" në lagjen Kapishtec, është  vetëvrarë, konfirmojnë për "Meta" nga MPB. Prej atje thonë se tani po bëhen hetimet ndërsa me siguri dihet vetëm se personi është gjetur në banesë i vdekur. Një pjesë e mediave jozyrtarisht njoftojnë...

Situatë tensionuese para QT “Plaza”, protestuesit depërtojnë gardhin dhe hedhin flakadan të ndezur

Para Qendrës tregtare “Plaza” situata është e tensionuar pasi erdhi deri në përplasje mes protestuesve dhe policisë. Ata arritën që të largojnë gardhin para kordonit policor. Protestuesit filluan të hedhin flakadanë të ndezur, shishe dhe gurë ndaj policisë. Ata duke brohoritur “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi” nga Kuvendi, ku edhe filloi protesta, janë drejtuar drejt stacionit policor “Beko” ku gjenden...

Në kufi është qetë, njëri prej policëve të lënduar ndalet në Klinikë

Një prej policëve që mbrëmë mori lëndime të reja në përplasjen me emigrantët në kufirin jugor, është ndalur për kurim të mëtutjeshëm në Qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Mbrëmë gjatë përplasjes me emigrantët të cilët tentonin të futen në territorin e Maqedonisë janë lënduar gjithsej 14 policë. Gjatë përplasjes sipas të dhënave të MPB-së janë dëmtuar tre makina të MPB-së...

Greqia ka dërguar notë proteste në Maqedoni për shkak të incidenteve në kufi

Greqia ka dërguar notë proteste në Maqedoni për shkak të incidenteve në kufi. Sipas njoftimit nga ministria e jashtme greke, ambasadori grek në Maqedoni, Teoharis Lalakos deri te autoritetet e vendit ka dërguar dy demarshe për shkak të situatës në Idomeni. “Ambasadori Lalakos qartë theksoi se përdorimi i dhunës në asnjë mënyrë nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit dhe tërësisht bie...

Më shumë se 20 policë të lënduar në përleshjet me emigrantët

Në trazirat e djeshme me emigrantët të cilët me dhunë tentuan të hyjnë në Maqedonia nga Greqia, janë lënduar 23 nëpunës të Maqedonisë prej të cilëve 14 policë dhe nëntë pjesëtarë të ARM-së si dhe janë dëmtuar tre automjete dhe pajisje të tjera. Nuk ka nëpunës të lënduar nga forcat policore ndërkombëtare të cilët janë në kufi për sigurim të...

Gaz lotsjellës dhe protesta në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë

Policia maqedonase ka hedhur gaz lotsjellës që të shpërndaj grupin që protestonin para gardhi në Idomeni. Mediat greke njoftojnë se një pjesë e refugjatëve janë alivanosur dhe kanë probleme me frymëmarrjen. Refugjatët prej sot në mëngjes sërish protestojnë para gardhit me kërkesë që të hapet kufiri. Në kamp mbrëmë është shpërndarë broshurë në gjuhën arabe ku bëhet thirrje për protestë në...