!Në periudhën që vijon, punojmë në vendosjen e sistemit për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës, do të njoftojnë në mënyrë plotësuese. Tekstet e “Meta” deri atëherë, janë të lira për marrje, por duke e treguar citimin nga ku është marrë lajmi.

Vanhojte për zgjedhjet: Partia ju jep grimca ndërsa ik me tortën


Shkup, 9 Dhjetor, 2016 - 19:47 (META) 

Përzgjedhja e politikanëve të sinqertë që nuk kanë qenë të lidhur me korrupsion është hapi i parë në ndërtimin e demokracisë suaj- porositi eksperti belg dhe ish ndërmjetësi në grupet e punës për zbatimin e Marrëveshjes së Pëzhinës, Piter Vanhojte.

Ai thotë se megjithatë zgjedhjet nuk janë qëllimi final, por se fillimi i ndryshimeve të n nevojshme. Ai paralajmëroi se këto zgjedhje nuk duhet të jenë referendum për, siç tha ai, politikanë të caktuar apo parti politike që të vazhdojnë me varrosjen e demokracisë.

“Kur isha në Maqedoni jam takuar me anëtarë të qeverisë suaj, me politikan dhe përfaqësues të partive që qorrazi mbështesin vepra të vërteta kriminale, politikanë që janë të futur në korrupsion, i vjedhin paratë taja dhe i fusin në llogaritë e tyre bankare jashtë shtetit, kanë lidhje me krim të organizuar dhe nuk duan të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre. Për këtë ata kontrollojnë gjyqësorin dhe evitojnë burgun. Kam parë gazetarë dhe redaktorë që ishin të shkarkuar dhe të detyruar të japin dorëheqje vetëm pse kanë kritikuar pushtetin” thotë Vanhojte.

Eksperti belg thotë se ka qenë dëshmitar si parti t’i kontrolloj qytetarët dhe t’i detyroj t’i japin përkrahje.

“E njëjta parti tani premton shumë projekte, thotë se do të punësoj dhe se do të jetoni si në parajsë. Kjo është larg nga e vërteta. Ata nuk lejojnë kritika, nuk lejojnë të jetoni të lirë. Në vend të kësaj, ata ju japin grimca ndërsa ikin me tortën”.

Vanhojte u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë të dielën dhe të mos kenë frikë se do ta humbin punën nëse ndryshojnë pushtetin. Ai këshilloi qytetarët që të mendojnë për ardhmërinë e tyre dhe të fëmijëve të tyre.


Vanhaute: Afatin prej 18 muajve në Ligjin e PSP-së e kanë arritur Gruevski dhe Zaev pa bisedime


Shkup, 27 Tetor, 2016 - 14:57 (META) 

Faktori i huaj propozonte që mos të ketë afat, LSDM që të ketë afat prej 2 viteve ndërsa Gruevski 18 muaj, pas çka Gruevski dhe Zaev kanë arritur marrëveshje që të ngelin vetëm 18 muaj për hetimet e PSP-së.

Këtë për “Vërtetmatës” e deklaroi ndërmjetësi i atëhershëm në bisedimet për dalje nga kriza, Piter Vanhaute.

Ndërsa partitë edhe pse dy herë ishin të pyetur nga “Meta”, nuk dhanë përgjigje se si ka ardhur deri në këtë afat.

Njëri nga pjesëmarrësit në bisedimet disamuajshe mes partive politike, Vanhaute për “Vërtetmatës” shpjegon jo vetëm këtë moment, por edhe momente tjera të lidhura me PSP-së.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU.


VMRO DPMNE: Ndoshta nuk do të dalim në zgjedhje, ndoshta do të dalim nga Qeveria…


Shkup, 9 Maj, 2016 - 18:28 (META) 

Për momentin po zhvillohen bisedime intensive dhe të afërta mes partive të cilat i koordinon komuniteti ndërkombëtar përmes ambasadorëve në vend që të mund, deri pasnesër, kur edhe skadon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet, të gjendet ndonjë zgjidhje për dalje nga kriza politike.

Nga opsionet që janë në kombinim, asnjë nuk është e pranuar për partinë në pushtet.

“Ne s’kemi çfarë të kalkulojmë. Ligji është i qartë, Kuvendi është shpërndarë dhe zgjedhje patjetër të ketë” thotë zyrtarisht për “Meta” Ivo Kotevski, zëdhënësi i VMRO DPMNE-së.

Për dallim prej tij, burimi nga partia në pushtet i lë të hapura edhe opsionet tjera.

“Ndoshta nuk do të marrim pjesë në zgjedhje, do të heqim dorë, dhe do të merr pjesë një i tretë, do të merr 10 mijë vota dhe ato do të dështojnë. Ose nëse të huajt këmbëngulin për ndonjë zgjidhje të volitshme, ndoshta do të dalim nga Qeveria, kështu që LSDM le të bëj qeveri pakicë me kë të dojë” thonë burimet jozyrtare nga partia në pushtet.

Eksperti belg dhe ndërmjetësi i mëhershëm në bisedimet mes partive, Piter Vanhojte sot në profilin e tij në Tuiter “zbuloi” se po zhvillohen bisedime të fshehta.

“Politika dhe arti i bisedimeve të fshehta. “Heshtje! Po bisedojmë, por mos u tregoni qytetarëve, sa më pak që dinë aq më mirë. Kushtet e mija janë të thjeshta: premtoni se do të më adhuroni dhe do t’i plotësoni kërkesat e mija. Firmosni tani këtu” shkroi Vanhojte.


Kocijançiq: Vanhojte është vetëm ndërmjetës ndërsa qëndrimet e BE-së i prezanton Orav


Shkup, 22 Shkurt, 2016 - 15:48 (META) 

Qëndrimet e lehtësuesit belg Piter Vanhojte nuk janë qëndrime të BE-së, deklaroi për “Meta” zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq, duke u përgjigjur në pyetjen nëse BE planifikon të ndërroj ndërmjetësim pasi VMRO DPMNE nuk dëshiron të bashkëpunoj më me të.

“Roli i Vanhojtës është ndërmjetës që ofron ekspertizë teknike. Përfaqësues i BE-së në vend është ambasadori Aivo Orav i cili është i autorizuar të flet në emër të BE-së” tha Kocijançiq.

Zëdhënësja përkujtoi se ambasadori Orav është ko- nënshkrues i letrës që dje është dorëzuar deri te kryeministri dhe se në të qartë janë saktësuar pozicionet e BE-së dhe SHBA-së.

Ambasadori amerikan Xhes Bejli dje njoftoi vlerësimin e BE-së dhe SHBA-së sipas të cilit nuk janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill.


Vanhojte për VMRO DPMNE-në: Muzeu i VMRO-së nuk është në listën e vendeve të mija turistike


Shkup, 22 Shkurt, 2016 - 13:45 (META) 

Ndërmjetësi belg në bisedime Piter Vanhojte mbrëmë përmes profilit të tij në Twitter iu përgjigj VMRO DPMNE-së ndaj vendimit të tyre për ndërprerjen e bashkëpunim dhe se ai është si çdo turist i rëndomtë në vendin tonë.

Vanhojte në Twitter shkroi se planifikon të shkruan ciceronë turistik dhe pyet ku është muzeu i VMRO DPMNE pasi nuk është në hartën e tij turistike.

 

Nga VMRO DPMNE mbrëmë pas dështimit të bisedimeve deklaruan se ndërpresin çdo lloj bashkëpunimi me ndërmjetësin belg për shkak të ofendimeve të tija ndaj partisë dhe popullit të RM-së.

 


VMRO DPMNE ndërpreu bashkëpunimin me Vanhojten, prej sot për ta ai është vetëm turist


Shkup, 21 Shkurt, 2016 - 19:56 (META) 

Partia në pushtet e VMRO DPMNE-së vonë pasdite njoftoi se ka marrë vendim që të ndërpres bashkëpunimin me ndërmjetësin belg në bisedime, Piter Vanhojte.

Vendimin, thonë nga partia, e bazojnë në ofendimet e tij ndaj VMRO DPMNE-së dhe përfaqësuesve të partisë që marrin pjesë në bisedimet si dhe “nënçmimet e vazhdueshme ndaj popullit dhe R. së Maqedonisë”.

“VMRO DPMNE gjatë kohë toleronte sjelljen e tij jopërkatëse, pjesërisht edhe për shkak të faktit që pas çdo ofendimi të shqiptuar ose nënçmimi, Vanhojte kërkonte falje si mace. Për fat të keq, menjëherë pas kërkesë që t’i falet, pasonin sulme dhe ofendime tjera ndaj partisë sonë dhe qytetarëve. Për këto shkaqe, VMRO DPMNE nuk do të merr më pjesë në takimet ku merr pjesë Vanhojte. Sa i përket partisë sonë prej nesër Vanhojte është vetëm turist dhe i rekomandojmë të vizitojë Muzeun e luftës revolucionare maqedonase” thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.


Vanhojte: Nuk ka zgjedhje më 24 prill, sot BE dhe SHBA do të japin vlerësimin final


Shkup, 21 Shkurt, 2016 - 13:42 (META) 

Delegacioni i BE-së dhe SHBA-së në Maqedoni sot, siç ishte paralajmëruar, duhet të njoftojnë vlerësimin lidhur me krijimin e kushteve për zgjedhjet e caktuara më 24 prill.

Fillimisht, vlerësimi pritej të publikohet dje, por siç njoftojnë nga ambasadat, është anuluar me kërkesë të partive politike.

Ndërmjetësi belg Piter Vanhojte mbrëmë në profilin e tij në Twitter shkroi :”Bëhet fjalë për bisedime efektive. Dorëzohen: Nuk ka zgjedhje më 24 prill”.

It’s all about effective negotiations pic.twitter.com/KqZPrXXJGH

Ambasadorët e Be-së dhe SHBA-së Orav dhe Bejl në fund të janarit pas takimit me kryeministrin teknik Emil Dimitriev njoftuan se më 19 shkurt do të jepet vlerësimi nëse ka kushte për zgjedhje të besueshme dhe demokratike më 24 prill.

Gjithashtu kishte njoftime për vizitë të mundshme të euro- komisarit Johanes Han kah mesi i muajit, por tani për tani nuk ka të dhëna nëse fare do të zhvillohet kjo vizitë.

Tani për tani është e pasigurtë nëse do të vazhdojnë bisedimet e grupeve të punës për reformat në media, pasi takimi i tyre të enjten mbaroi pa marrëveshje. Gjatë largimit nga Klubi i deputetëve, Vanhojte tha se kjo do të ndikoj në vlerësimin final të BE-së dhe SHBA-së.

 


BE dhe SHBA sot duhet të njoftojnë nëse janë plotësuar kushtet për zgjedhje më 24 prill


Shkup, 20 Shkurt, 2016 - 10:55 (META) 

Ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në vend, Aivo Orav dhe Xhes Bejli, sipas paralajmërimeve sot pasdite pritet të publikojnë vlerësimin për atë nëse janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 24 prill.

Tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar se në çfarë mënyre ambasadorët do të njoftojnë vendim, a do t’ia dërgojnë personalisht konkluzionet kryeministrit teknik Emil Dimitriev, pas çka do të pasonte konferencë shtypi apo se do t’ia dërgojnë ato në tjetër mënyrë.

Fillimisht u njoftua se kjo do të ndodh më 19 shkurt (dje), por burime të larta diplomatike për “Meta” dje mësuan se teksti final i deklaratës së përbashkët edhe më tej po përpilohet në Bruksel dje Uashington.

Sipas burimit të njëjtë, bisedimet e partive politike do të vazhdojnë në “nivel lokal”:

Partitë politike disa herë kanë tejkaluar afatet për pikat e parapara nga Marrëveshje e Përzhinos, ndërsa edhe më tej nuk arritën të merrem vesh për Ligjin e mediumeve. Takimi i djeshëm i grupeve të punës mbaroi pa sukses. Lehtësuesi belg Vanhojte fajin për këtë e hodhi te partitë politike, që duhet të vendosin nëse do të vazhdojnë të kërkojnë kompromis për çështjet kontestuese.

Tani për tani nuk ka informacion zyrtar nëse dhe kur grupet e punës do të vazhdojnë me punë. Ndërmjetësi belg dje njoftoi se topi për vazhdimin e tyre është në duart e partive politike, që duhet të vendosin për kompromis rreth pikës kontestuese.

 


Marrëveshja e Përzhinos në “aparate për frymëmarrje artificiale”


Shkup, 19 Shkurt, 2016 - 14:32 (META) 

Partitë pjesëmarrëse në bisedimet për mediumet nuk kanë ide se çfarë do të ndodh më tutje pasi mbrëmë dështoi tentimi i fundit për dalje nga kriza në këtë sferë.

Informacioni i “Netpres” se sot përsëri do të vazhdojnë bisedimet për mediumet, tregon se ndoshta procesi nuk është i dështuar plotësisht.

Nga LSDM thonë se informacioni i këtillë është spekulim dhe nuk kanë njohuri se çfarë do të sjellë dita e sotme.

Nga VMRO DPMNE janë të prerë se ligji i propozuar nga lehtësuesi belg Piter Vanhojte nuk është i përshtatshëm në kushtet e Maqedonisë ndërsa LSDM nuk dëshiron të lëshoj pe pa reforma në Agjencinë e mediumeve.

Nga partia në pushtet thonë se kjo nuk do të ndikoj në terminin e caktuar për zgjedhje.

“Në ligj qëndron se do të ketë zgjedhje më 24 prill. S’di çfarë mund të ndryshoj për disa ditë, kur ligji do të hyj në fuqi” deklaroi për “Meta” Ivo Kotevski zëdhënësi i VMRO DPMNE-së.

Ndërmjetësi belg Piter Vanhojte mbrëmë pohoi se palët nuk kanë arritur marrëveshje për sferën e mediumeve.

“Bisedojmë intensivisht dhe mund të them se nuk kemi marrëveshje për këtë çështje” tha Vanhojte.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se kush është fajtor për dështimin e bisedimeve, Vanhaute tha se në to kanë marrë pjesë katër partitë politike dhe se të gjithë kanë përgjegjësi për këtë mossukses.

Siç tha lehtësuesi belg, mossuksesi i partive që të arrijnë marrëveshje për mediumet do të ndikoj në vlerësimin që ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në vend duhet ta njoftojnë nesër rreth asaj nëse ka kushte për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 24 prill.

Në profilin e tij në Twitter, Vanhaute shkroi: “Nuk është arritur marrëveshje për mediumet. Nuk janë caktuar bisedime të mëtutjeshme, përveç nëse partitë nuk e kërkojnë këtë. Ne jemi në dispozicion për diskutime të mëtutjeshme”.

Sot në mëngjes Vanhojte sërish publikoi në Twitter duke thënë:

“Demokracia pa kompromis kërkon njerëz të mençur, kërkon politikan të aftë dhe bashkim të popullit”.

 


Vanhojte: Nëse ka vullnet të mirë, marrëveshja mund të arrihet për disa orë


Shkup, 18 Shkurt, 2016 - 15:54 (META) 

Partitë politike duket se kanë afruar qëndrimet për reformat në media, një ndër çështjet e pazgjidhura nga Marrëveshja e Përzhinës. Palët në dialog sot bisedojnë rreth përbërjes së Agjencisë së medias, e cila thuhet të jetë pika e fundit e pazgjidhur në këtë dialog.

“Çështja kryesore është agjencia e mediave si trup rregullues. Duhet ta rregullojmë mënyrën se si do të formohet këshilli. Partitë shqiptare vazhdojnë të mbeten konstruktive dhe po propozojnë mënyra interesante dhe kreative. Derisa ka propozime të tilla, mbetemi me shpresë pasi kjo është e shëndosh për procesin. Derisa ende flasim mund të thuash se është mirë në negociata, e keqja fillon kur të ndërpritet dialogu”, deklaroi Piter Vanhojte, ndërmjetës.

Në takimin e sotëm gjithashtu do të marrin pjesë ambasadori amerikan në vend  Xhes Bejli dhe Aivo Orav.

Vanhojte nuk dinte të konfirmojë nëse komisari për zgjerim Johanes Han nesër do të udhëtoj për në Maqedoni ose përfaqësuesit e partive politike do të shkojnë në Bruksel.