Karaxhovski pas takimit me Pançevskin dhe gjykatësit: Problemet në gjykatë nuk janë të mëdha


Shkup, 28 Nëntor, 2016 - 17:45 (META) 

Nëntë nga gjithsej trembëdhjetë gjykatësit që dorëzuan ankesë për kryetarin e Gjykatës Penale, Vladimir Pançevski sot u përgjigjën në ftesën dhe erdhën në Këshillin Gjyqësor, ku kishin takim me anëtarin e kryetarit të Këshillit, Zoran Karaxhovski.

Siç njoftoi Karaxhovski pas takimit, takimi ka qenë transparent  dhe është biseduar për ankesën që gjykatësit e kanë ngritur kundër Pançevskit si dhe për problemet në gjykatë, për të cilat siç tha kryetar i Këshillit, është ardhur në përfundim se s’janë shumë të mëdha, siç paraqiten në opinion.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Karaxhovski tha se më herët kanë pasur takim me kryetarin e Gjykatës Penale ndërsa nëse ka nevojë do të organizohet edhe takim i përbashkët mes gjykatësve dhe Pançevskit.


Arsovska Tomovska deri tek OSBE/ ODIHR: Opozita përdor resurse shtetërore për qëllime partiake


Shkup, 26 Nëntor, 2016 - 15:52 (META) 

Ministrja e shoqërisë informatike dhe administratës, Marta Arsovska Tomovska dërgoi letër të hapur deri tek Misioni i OSBE/ODIHR ku kritikon opozitën se shfrytëzon resurse shtetërore për aktivitetet partiake.

Ajo shton se përfaqësuesit e opozitës në institucione përdorin këto resurse për qëllime partiake.

“Me resurse partiake apo nga sponsorët partiak financohen afishet, broshura dhe ueb faqet ku vendoset nënshkrimi shtetëror dhe me të cilin thirret në autoritetin e institucioneve shtetërore, vazhdimisht tejkalohen kompetencat ligjore dhe i shkruhen ndonjë kompetence tjetër” shton Tomovska në letër.

Ajo në letër njofton misionin e OSBE/ODIHR se opozita krijon perceptim se partia në pushtet bën presione politike ndaj të punësuarve në sektorin publik dhe se këtë perceptim e fuqizojnë edhe më shumë OJQ-të.

Ministrja Tomovska i bën thirrje këtij Misioni që të vëzhgon në mënyrë objektive gjendjen ndërsa gjithashtu në mënyrë objektive të informoj për procesin zgjedhor, në bazë të dëshmive dhe fakteve.


Bejl dhe Orav letër Dimitrievkit për zgjedhje korrekte


Shkup, 29 Janar, 2016 - 18:06 (META) 

Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në Maqedoni Xhes Bejli dhe Aivo Orav, kryeministrit teknik Emil Dimitriev i kanë dorëzuar letër me kriteret që duhet të plotësohen për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

Kriteri i parë është që deri më 19 shkurt KSHZ të jetë e siguruar me personal dhe financat e nevojshme dhe në Listën zgjedhore patjetër duhet të jenë kontrollimet e mbaruara fillestare të kryqëzuara të të gjitha bazave relevante të informacioneve.

KSHZ, thuhet në letër, patjetër duhet të ketë program të besueshëm dhe kohë të mjaftueshme si dhe resurse që të mund t’i hetoj dhe vendos lidhur me parregullsitë që do të zbulohen gjatë kontrollit të kombinuar. Patjetër duhet të ketë kornizë të qartë ligjore për evitimin në kohë të emrave që nuk janë në listën zgjedhore si dhe të vendosen mekanizma përkatës për shënimin e emrave që nuk do të evitohen, por për të cilat do të nevojitet kontroll plotësues.

Kriteri i dytë është liderët politik të arrijnë marrëveshje për reformat në mediume me qëllim që të sigurohet informim objektit dhe i paanshëm.

Ambasadorët si kriter të tretë kanë përmendur marrjen e masave përkatëse që do të sigurojnë ndarje të mjaftueshme të shtetit nga partitë politike.

Euro- ambasadori Orav dhe ambasadori amerikan në vend Bejli, takimin e sotëm me kryeministri teknik Emil Dimitriev e vlerësuan si konstruktiv.

Pas takimit, Orav theksoi se e kanë shprehur mbështetjen e tyre për zbatimin e zgjedhjeve të besueshme dhe angazhimin e tyre për ndihmë teknike dhe lloje tjera të ndihmë.

Euro- ambasadori tha se më 20 shkurt, para shpërndarjes së Parlamentit, BE dhe SHBA në konsultim me ekspertë lokal dhe ndërkombëtarë, do të vlerësojnë nëse ka kushte për zgjedhje kredibile.

Ambasadori amerikan Bejli, njoftoi se në takimin si miq të Maqedonisë i kanë shpalosur qëndrimet e tyre.

“Fundja, është çështje e Qeverisë, Kuvendit dhe liderëve politik që të marrin vendim. Ata janë përgjegjës për kthimin e shtetit në rrugën euro- atlantike. Gjithashtu, përsëritëm se do t’i inkurajojmë të gjitha partitë politike, qytetarët dhe organizatat që të marrin pjesë në zgjedhje. Pjesëmarrja e tillë është mënyra më e mirë që të forcohet procesi demokratik. Gjithashtu, ju bëmë thirrje liderëve politik që mos t’i sulmojnë figurat publike që tentojnë të organizojnë zgjedhje kredibile. Ata kanë detyrë të vështirë ndërsa retorika e tillë nuk ndihmon dhe cungon besimin se zgjedhjet do të jenë korrekte dhe të lira” tha Bejli.

 

 


Gruevski nesër do të dorëzoj dorëheqjen në Kuvend


Shkup, 14 Janar, 2016 - 20:29 (META) 

Kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e tij për opinion, njoftoi se nesër deri te kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski do të dorëzoj dorëheqjen e tij nga funksioni i kryeministrit.

“Nesër deri te kryetari i Kuvendit do të dërgoj letër me dorëheqjen time nga posti i kryeministrit të Qeverisë, që do të aktivizohet 100 ditë para zgjedhjeve. Dorëheqja është pasqyrim i bindjes sonë në demokraci. Synimi jonë është zgjedhje korrekte. Jemi të bindur se këtë do ta bëjmë për të mirën e shtetit” tha Gruevski në fjalim.

Gruevski gjithashtu tha se është shumë e rëndësishme që të mbaroj kriza dhe se ai dhe partia e tij mbahen dhe respektojnë Marrëveshjen e Përzhinos.

Gruevski nuk përmendi se kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme që sipas Marrëveshjes pritet të mbahen më 24 prill.

Me formulimin “dorëheqja nga posti duhet të ndodh 100 ditë para zgjedhjeve” Gruevski le hapësirë që ato të shtyhen për ndonjë datë tjetër.

Nesër në Shkup do të qëndroj euro- komisari Johanes Han, pas çka konkretisht prite të përkufizohet data e zgjedhjeve.


Aleksandar Neshkoski, i kërkon Katica Janevës të zbardh rastin e vrasjes së Martin Neshkoskit


Shkup, 12 Dhjetor, 2015 - 14:18 (META) 

Vëllai i të vrarit Martin Neshkoskit,  i dërgoi letër prokurores speciale Katica Janevës, në të cilën kërkon “të filloj proces për zbardhjen e plotë në fshehjen e vrasjes së tij dhe “konstatimin e përfshirjes së mundshme të personave të tjerë në  fshehjen e fakteve  gjatë hetimeve dhe procedurës gjyqësore, përveç atyre që janë të theksuara në denoncim”.

-Më 05.06.2015, kur kaluan 4 vite nga vrasja brutale e vëllait tim  në kremtimin partiak të VMRO- DPMNE-s, unë dhe nëna ime dorëzuam kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, kundër Dejan Mitrovskit, Gordana Jankuloskës, Sasho Mijallkovit dhe Nikolla Gruevskit për veprat penale abuzim të pozitës zyrtare dhe autorizim dhe mosdenoncim të vrasjes së Martin Neshkoskit. Kallëzimin penal e bëmë në bazë të bisedave që u publikuan në  bombën 29, të 5 majit, e cila dëshmon për vepra penale të cilat kanë të bëjnë me vrasjen dhe që dalin nga përmbajtja të ndjekjes së paautorizuar të komunikimeve. Për shkak të aktiviteteve të tyre dhe ndikimit në procesin hetimor dhe procedurën gjyqësore, gjyqi nuk mund të do konstatojë përgjegjësi te Ministria e Punëve të Brendshme dhe punonjësve të policës që zyrtarisht ka angazhuar vrasësi Igor SPasov, që të kujdesen për sigurinë e mitingut partiak të VMRO- DMNE-së. Kështu, ky pushtet kriminel pengoi familjen time që  vrasja e tim vëllai të zbulohet deri në fund dhe të merr të drejtën që i takon, që im vëlla të mundet përfundimisht të prehet në paqe- thotë në letrën e tij Neshkoski.

Ai shton se ” ajo që ka ndodhur në periudhën e vrasjes së Martinit, ishte një makth i vërtetë i presioneve që iu ushtroheshin dhe të cilat akoma nuk kanë të ndalur”.

– Jam  i gatshëm të dëshmojë për këtë dhe të ofrojë dëshmitarë të tjerë të cilët do t’i konfirmojnë pretendimet e mia. Personat e denoncuar abuzuan të gjithë fuqinë dhe mekanizmat që kishin në dispozicion të Ministrisës së Punëve të Brendshme, dhe arritën të krijojnë një gënjeshtër që askush më nuk beson. Në fshehjen e fakteve u përfshi një numër i madh personash që nëpërmjet falsifikimit të hetimeve, dëshmonin të pavërteta, presione të ndryshme dhe tentime për ryshfet, jam i bindur se një procedurë e drejtë do të mund ta dëshmojë përfshirjen e tyre në këtë rast- përfundon letra e Nehskoskit.


Ahmeti i dërgon letër Hanit: Përsëritni rekomandimin për Maqedoninë


Shkup, 7 Nëntor, 2015 - 13:04 (META) 

“Ju bëj thirrje që të përsëritni rekomandimin e Komisionit për hapje e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE dhe bashkërisht me miqtë nga Uashingtoni si dhe vendet- anëtare të BE-së, ta ktheni fokusin në zgjidhjen e çështjeve të emrit dhe hapjen e perspektivës euro- atlantike të Maqedonisë”, thuhet në letrën që lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ia ka dërguar komisarit evropiane për zgjerim dhe politike fqinjësore, Johanes Han.

“Bashkëpunimi me komunitetin ndërkombëtar dhe ndërtimi i përbashkët i politikave i ka sjellë gjithnjë dobi vendit tim dhe qytetarëve tanë, qysh nga arritja e Marrëveshjes së Ohrit, marrjes së statusit vend kandidat për anëtarësim në BE, liberalizimit të vizave, rekomandimet për hapjen e negociatave me BE si dhe të qenurit në prag të anëtarësimit në NATO.  Ne zotohemi që do të angazhohemi për zbatim të reformave të kërkuara për të ndërtuar institucione më të qëndrueshme si dhe shoqëri demokratike dhe të përgjegjshme, ndërsa njëkohësisht presim përkushtimin tuaj në tejkalimin e pengesës së fundit që qëndron midis Maqedonisë dhe integrimit euro-atlantik”- thuhet në letrën deri te Han.

Ahmeti në letër thekson për Han se Brukseli dhe Uashingtoni e kanë atë dhe BDI-në si partner për integrimin e vendit në BE dhe NATO sepse, sipas Ahmetit, ky është përcaktim strategjike dhe se alternativë tjetër s’ka.


Rreth 60 OJQ kanë dërguar reagim me shkrim deri tek komuniteti ndërkombëtarë


Shkup, 9 Qershor, 2015 - 14:16 (META) 

Me rastin e negociatave të nesërme në Bruksel dhe deklaratën e fundit të komisarit Johanes Han, 61 OJQ dërguan reagim me shkrim deri tek komuniteti ndërkombëtarë, ku përkujtojnë linjat e kuqe deri tek të cilat mund të shkohet në këto bisedime.

“Në letër përkujtojmë deklaratën e fundit të komisarit Johanes Han, të cilën e konsiderojmë si jo- parimore dhe jo- përmbajtësore duke pasur parasysh se ai dha kualifikim për zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2014 se ato janë mbajtur në një atmosferë demokratike. Duam të rikujtojmë se raportet e OSBE dhe ODIHR vërejtën shkelje të shumta në procesin zgjedhor, duke filluar nga qasja selektive e mediumeve, ndjekja e kundërshtarëve politik dhe mosndarje mes shtetit dhe partisë. Në letër përkujtojmë se qëndrimi i jonë është Gruevski të jep dorëheqje dhe mos të jetë pjesë e qeverisë kalimtare, ndërsa para fillimit të funksionimit të asaj qeverie, duhet të bëhen disa reforma strukturale gjegjësisht të emërohet prokuror i pavarur, TVM të lirohet nga kthetrat e pushtetit dhe të pastrohet lista zgjedhore”, thotë Urania Pirovska, kryetarja e Komitetit të Helsinkit.

Në letër thuhet se BE ka përgjegjësi të veçantë në zbatimin e vlerave evropiane, siç janë demokracia, sundimi i të së drejtës dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe se BE dhe SHBA kanë përgjegjësi për paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë.

“Dje 10 OJQ u ballafaquan me të vërtetën e tyre dhe morën dëshmi se kanë qenë të përgjuar dhe se pushteti ka ditur çdo hap të tyre. Pushtet i cili përgjon qytetarët e vet dhe sektorin civil, i cili është me qasje kritike dhe që popullin e vet e quan “indian” dhe “të mjerë”, patjetër duhet të largohet”, thotë Marjan Zebrçanec nga platforma e politikës civile “Ajde”.

Nga negociatat e nesërme, OJQ-të presin të garantohet procesi i cili do të siguroj stabilitet dhe aspektin demokratik të Maqedonisë e jo proces që do të ndihmoj në zhvillimin e karrierës politike të dikujt.