fbpx
Tag: Përgjim

tag: përgjim

PSP në “takim të nivelit të lartë” me përfaqësues të “Telekomit të Maqedonisë”

Prokurorë të Prokurorisë Speciale sot kanë zhvilluar “takim pune në nivel të lartë” me përfaqësues të “Telekomit të Maqedonisë”, lidhur me kërkesën e PSP-së për bastisjen e sistemeve kompjuterik në suazat e hetimit për përgjim masovik. “Në hapësirat e “Telekomit të Maqedonisë” sot është mbajtur takim pune në nivel të lartë me përfaqësues të kësaj kompanie, që të gjendet zgjidhje...

Zgjedhjet lokale, PSP dhe përgjimet nuk janë në agjendën e Gjykatës Kushtetuese deri më 10 maj

Gjykata Kushtetuese, seancën e parë pas festave të Pashkëve dhe pas 1 Majit e ka caktuar për 10 maj, ku sipas agjendës gjykatësit do të debatojnë vetëm për dy nisma. Në rend dite të seancës nuk do të jenë nisma kyçe, për të cilat opinioni ka interes më të madh, gjegjësisht Ligjit për PSP-në, zgjedhjet lokale dhe përgjimet përmes operatorëve...

Gjykatësit kushtetues anuluan debatin për përgjimin përmes operatorëve të Telekomit

Gjykatësit kushtetues sot anuluan për një nga dy seancat e ardhshme shqyrtimin e nismës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit kontrovers 175 nga Ligji për komunikime elektronike. Shkak për këtë vendim, siç u theksua në seancën e sotme, është materiali voluminoz që është dorëzuar për nismën. Shqyrtimi i kësaj nisme duhej të ishte pika e parë në rend dite...

LSDM: Gruevski është kapur në përgjim skandaloz dhe duhet të ketë përgjegjësi

Kryesia kriminale e VMRO DPMNE-së patjetër duhet të pajtohet me faktin se drejtësia po vjen në vend dhe se përgjegjësitë për të gjitha veprat ndaj qytetarëve dhe ndaj shtetit do të ketë, thuhet në reagimin e LSDM-së, ndaj kumtesës së VMRO DPMNE se “do të ketë drejtësi dhe qetësi kur Zaevi do të del para gjykatës ndërsa Janeva nuk...

DSK ka refuzuar t’i diskualifikoj të dhënat sekrete në lëndën “Fortesa 2”

DSK ka refuzuar q t’i diskualifikoj informacionet e klasifikuara që Prokuroria Speciale i propozon si dëshmi në procesin gjyqësor për rastin “Fortesa 2”. Për kërkesën e PSP-së, që duhej nga gjykata të kërkoj diskualifikimin e informacioneve, nga DSK dolën me arsyetim se diskualifikimi i të dhënave do të kishte pasoja për sigurinë e shtetit dhe se kanë rëndësi të veçantë...

Gazetarët largohen nga gjykimi për “Fortesa 2”, lexohen informacionet e klasifikuara

Gjykatësja Lidija Petrovska, e cila udhëheq gjykimin për rastin “Fortesa 2”, ka larguar gazetarët nga gjykata që të mund të lexohet përmbajtja e shkresës që PSP-së e ka pranuar nga Ministria e brendshme lidhur me kërkesën për deklasifikim dhe përdorimin e informacioneve të klasifikuara në procedurë gjyqësore. Në gjykim prezent janë të gjithë shtatë të akuzuarit gjegjësisht ish kryeshefi i...

Biznesmenët mbështetin punën e PSP-së

S’kemi ankesa nga anëtarë tanë se janë përgjuar dhe se kjo ka ndikuar ndaj biznesit, u përgjigj kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha, në pyetjen e gazetarëve lidhur me rastin e fundit “Target” të PSP-së. “S’kemi informacione në këtë drejtim gjegjësisht asnjë nga anëtarët tanë në Odë nuk është ankuar për këtë. Por, e mbështesim punën e...

PSP nuk konfirmon, por edhe nuk përjashton mundësinë që edhe Ivanov dhe ambasadorët të jenë përgjuar

PSP, edhe pse kjo pyetja u parashtruar, sot nuk tregoi nëse në shtatë vitet e kaluar (2008-2015) përveç politikanëve, gazetarëve dhe biznesmenëve, janë përgjuar edhe ambasadorët dhe diplomatët në vend, si dhe shefi i shteti, Gjorgje Ivanov. Prokurorja Lençe Ristoska, edhe pse nuk konfirmoi, por nuk përjashtoi mundësinë se Ivanov dhe diplomatët e huaj kanë qenë “shënjestër” e të dyshuarve,...

PSP: DSK në mënyrë joligjore ka përgjuar 5817 numra telefoni

Gjithsej 5817 numra telefoni në mënyrë joligjore janë përgjuar nga DSK përmes sistemit për ndjekjen e komunikimeve, në periudhën 2008-2015, zbuloi Prokuroria Speciale në rastin më të ri “Shënjestra”që e publikoi sot. Për dhjetë ish punëtorë dhe punonjës aktual në DSK që kanë qenë në poste udhëheqëse ose kanë qenë pjesë e eshalonëve më të ulëta, ekziston dyshimi i bazuar...

Ristoska: Jemi të brengosur sepse institucioni shtetëror refuzon të zbatoj urdhër gjyqësor

Prokurorja Lençe Ristoska sot në konferencë shtypi njoftoi se hetuesit dhe prokurorët e PSP-së ende nuk kanë arritur të arrijnë marrëveshje me Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit që t’u mundësojnë qasje prokurorëve të PSP-së deri tek sistemet e përgjimit. “Ne nga Gjykata Themelore Shkupi 1 kemi marrë dy urdhra gjyqësore. Njëra është për marrjen e dokumentacionit zyrtar të DSK-së që...

Janeva: 12 orë qëndrojmë në vend, DSK nuk na mundëson qasje deri tek të dhënat

Tashmë 12 orë jemi në Drejtorinë e Sigurisë dhe Kundërzbulimit dhe ende qëndrojmë në vend, nuk kemi qasje deri tek dokumentet për të cilat kemi urdhër gjyqësor, tha prokurorja speciale Katica Janeva, e cila sot më ora 1 pas mesnatës, u prononcua për mediat para MPB-së. "Nuk do të largohemi derisa të mos veprojmë sipas urdhrave gjyqësor. Unë do të...

Janeva: Kemi hyrë në DSK me urdhra nga gjykata që të shohim kush ka përgjuar

Prokurorja speciale, Katica Janeva sot me ekipin e saj është futur në Drejtorin e Sigurimit dhe Kundërzbulimit dhe paralajmëroi se prej atje nuk do të del derisa ta mos e kryej punën e saj. "Jemi futur në DSK që më në fund të mësohet kush ka përgjuar, nëse DSK apo shërbimet e huaja- deklaroi sot para godinës së MPB-së, prokurorja...

Gjykata i shqiptoi 30 ditë paraburgim Goran Gruevskit, të dyshuarit të parë në rastin “Fortesa”

jykata Themelore Shkup 1 - Shkup e pranoi propozimin e Prokurorisë Speciale për përcaktimin e masës 30 ditë paraburgim për të dyshuarin e parë në rastin "Fortesa", shefi i sektorit në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme Goran Gruevski. "Gjykatësi në procedurën paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkup 1 - Shkup, duke vepruar sipas propozimit të...

PSP hapi hetim për lëndën “Fortesa” për shkatërrimin e sistemit të përgjimit joligjor në MPB

PSP sot hapi aksionin më të ri me emrin “Fortesa”. Siç njoftoi prokurorja Lençe Ristovska, në këtë hetim janë përfshirë pesë zyrtarë, kryeshefa në MPB që kanë keqpërdorur pozitën e tyre dhe në gjysmën e parë të vitit të kaluar kanë shkatërruar pajisje për ndjekje joligjore të komunikimeve. Në hetim dyshohet edhe ish ministrja e brendshme, Gordana Jankulloska e cila...

Komisioni anketues ngeli pa dëshmitar dhe rend dite

  Anëtarët e komisionit anketues nga LSDM dhe VMRO DPMNE janë përleshur mes vete për shkak të mosardhjes së kryeministri Nikolla Gruevski për dëshmi. Ata kanë debatuar rreth asaj se a është dashur apo jo të vij kryeministri në seancën e sotme si dhe rreth rendit të ditës për mbledhjen e Komisionit. Në ndërkohë, Gruevski sot anuloi ardhjen e tij për...

Shilegov i bën thirrje Grievskit që të mërkurën të dëshmoj para Komisionit anketues

Të mërkurën më orën 11, anëtarët e Komisionit anketues për përgjim si dëshmitar do të kenë kryeministrin Nikolla Gruevski, të enjten Martin Protugjerin dhe Zoran Stavreskin, të premten Sasho Mijalkovin, më 14 dhjetor Gordana Jankulloskën ndërsa më 15 dhjetor Mile Janakieskin, njoftoi sot kryetari i Komisionit, Petre Shilegov. “Gjatë ditës së sotme si kryetari i Komisionit anketues kam tentuar të...

Prokuroria ia dorëzoi lëndët Katica Janevës

Me dy makina, Prokuroria publike sot pasdite rreth orës 15 në Ministrinë e drejtësisë solli materialin për lëndët që i kërkoi prokurorja publike, Katica Janeva. Dokumentet dhe provat të paketuar me rreth 20 kuti, Prokuroria publike i dorëzoi në ditën e fundit të afatit të paraparë me ligj. Lëndët janë kundër ish drejtorin e DSK-së Sasho Mijalkov për mitmarrje, kundër kryeministrit...

LSDM propozon Protugjerin, Mijalkovin dhe Janakieskin për dëshmitarë në KA

Martin Protugjer, Sasho Mijallkov dhe Mile Janakieski janë të propozuarit e LSDM-së për dëshmitar të Komisionit Anketues (KA) për përgjime. Më parë VMRO-DPMNE, për dëshmitar i propozoi, Nikolla Gruevskin, Zoran Stavreskin dhe Gordana Jankulloskën. “Me deklaratat e tyre, shpresojmë që të kontribuojnë në punën e Komisionit Anketues”, tha Milloshoski.

Ligji kundër “bombave” tashmë në leximin e dytë!

Propozim- ligji për ndalimin e "bombave" të opozitës në ueb-faqen  të Kuvendit arriti në fazën e e  leximit të dytë,  edhe pse sot ishte paralajmëruar. Nga Kuvendi na informuan se ligji sillet me procedurë të përshpejtuar dhe prandaj leximi i dytë është tejkaluar dhe drejtpërdrejtë shkohet në komisionet për leximin e dytë. Nëse ligji nuk kalon në debatin e komisioneve,...

“Civil” pyet kush është kompetent për parregullsitë serioze zgjedhore

Kush në këtë vend është kompetent për parregullsitë serioze zgjedhore pyet organizata joqeveritare "Civil" duke iu referuar deklaratës së kryetarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KShZ) i cili u deklarua se nuk është kompetent për të diskutuar për parregullsitë zgjedhore. Dhe, përderisa bombat politike të liderit të opozitës Zoran Zaev shkaktuan reaksione të fuqishme në publikun e vendit dhe atij ndërkombëtar,...