fbpx
Tag: Paraburgim

tag: paraburgim

Këshilli Penal për 48 orë duhet të vendos nëse ndaj Koçanit do të shqiptohet paraburgim

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 në afat prej 48 orëve duhet të merr vendim nëse do t’i përcaktohet masa e paraburgimit biznesmenit Sead Koçan apo ai do të mbrohet nga liria. Prokurorët e PSP-së, Gavril Gubevski dhe Artan Ajro në seancën e sotme i kanë shpalosur argumentet se ka tregues  që Koçani ta përsërit veprën dhe se 900...

Paraburgimi i Koçanit nesër përsëri para gjykatës me kërkesë të PSP-së

Gjykata Penale në Shkup, nesër do të vendos sipas kërkesës të Prokurorisë Speciale për paraburgimin e biznesmenit Sead Koçan, i dyshuari i parë në rastin “Trust” mëson “Meta”. Nga PSP konfirmojnë se seanca dëgjimore është caktuar për nesër më ora 10 dhe në të, sikur herën e kaluar, do të marrin pjesë prokurorët e Speciales dhe avokatët e Koçanit, të...

Koçan në gjendje infarkti është pranuar në Klinikën e kardiologjisë

Biznesmeni Sead Koçan, i cili për dy muaj ishte në arrati, dje është pranuar në Klinikën e kardiologjisë në Shkup me gjendje të rënduar shëndetësore, shkruajnë disa media. Siç kumton portali “Prizma”, duke u thirrur në burime të Klinikës, Koçan është pranuar në gjendje para infarkti dhe sot i është vendosur stent. Tash për tash nuk ka konfirmon zyrtar se Koçan...

Hiqet paraburgimi dhe fletë- arresti për Sead Koçan

Gjykata e Apelit Shkup dje deri në Gjykatën Themelore Shkup ka dorëzuar vendimin e Gjykatës Supreme me të cilin shfuqizohet paraburgimi i biznesmenit Sead Koçan, pronar i kompanisë “Transmet” dhe Televizionit NOVA, pas çka Këshilli Penal i Gjykatës së Shkupit 1 ka marrë vendim për tërheqjen e fletë- arresteve që i shqiptoi gjykata, deklaroi Stojnaçe Ribarev, u.d kryetari i...

Gjykata Kushtetuese të hënën do të tregoj nëse ka shfuqizuar paraburgimin për Koçanin

Paraburgimi për biznesmenin Sead Koçan, i dyshuar në rastin "Trust" të PSP-së, është shfuqizuar, shkruan Alsat -M. Sipas të dhënave të televizionit, vendimi i këtillë është marrë gjatë ditës së djeshme. Me këtë, gjoja shfuqizohet fletë- arresti vendor dhe ndërkombëtar për Koçanin, që u lëshuar para rreth dy muajve. Koçan që atëherë gjendet në arrati. Nga Gjykata kushtetuese ku në fakt...

Janeva tërheq vendimin e Zvërlevskit për shfuqizimin e paraburgimit të Koçan

Prokurorja speciale, Katica Janeva sot ka tërhequr nga Gjykata Supreme kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë që të hënën e dorëzoi prokurori publik, Marko Zvërlevski lidhur me paraburgimin e biznesmenit Sead Koçan, i dyshuar në rastin “Trust”. Në shkresën pranë gjykatës, me mbishkrim “shumë urgjentt”, Janeva thirret në nenin 5 të Ligjit për PSP, që sipas tij Specialja është e vetmja...

Apeli vërtetoi paraburgimin e Koçanit për shkak të rrezikut për ikje

Gjykata e Apelit Shkup sot pasdite njoftoi se vendimi i Këshillit Penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 me të cilin iu shqiptua masa biznesmenit Sead Koçan, i dyshuari i parë në lëndën “Trust”, që e hapi PSP është vërtetuar “në bazë të rrethanave të rrezikut për ikje”. Siç informojnë nga Gjykata, pas seancës së djeshme publike, Këshilli penal i Gjykatës...

Apeli nesër në seancë publike do ta shqyrtojë ankesën për paraburgimin e Koçanit

Gjykata e Apelit nesër më ora 12, në seancë publike do të shqyrtojë ankesën e mbrojtjes për paraburgimin e biznesmenit Sead Koçan, i cili është i dyshuari i parë në rastin “Trust”, që e hapi PSP. Seanca do të jetë publike me kërkesë të Speciales, konfirmuan nga “Meta”. Dje nga Gjykata Penale njoftuan se lënda për ankesën e mbrojtjes së Koçanit...

Gjykata cakton masën e paraburgimit dhe lëshon fletë- arrest ndaj Sead Koçan

Gjykata Penale e Gjykatës Themelore Shkup ka pranuar ankesën e PSP-së dhe i caktoi masën e paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan, i cili është njëri nga tre të dyshuarit në lëndën “Trust” të Speciales, konfirmojnë për “Meta” nga gjykata. Nga gjykata thonë se kundër Koçanit është ngritur edhe fletë- arrest. Këshilli Penal i gjykatës ka pranuar arsyetimin nga ankesa e PSP-së...

Klusev është deklaruar fajtor për shpërndarjen ilegale të lëndëve narkotike

Ludmil Klusev, i biri i kryeministrit të parë të Maqedonisë së pavarur, Nikola Klusev para gjykatësit të Qarkut, Alvin Tompson në Hartford është deklaruar për fajtor për shpërndarjen ilegale të narkotikëve, thonë në njoftim për “Meta” nga Ministria e drejtësisë, SHBA. Sipas dokumenteve gjyqësore dhe deklaratat e dhëna në gjykatës, KLusev, i cili ka pasur institucion psikiatrie në Milford, i...

Aktakuzë ndaj Zoran Bozhinovskit për spiunim

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit pas procedurës hetimore, sot deri në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ka ngritur aktakuzë kundër gazetarit dhe pronarit të portalit “Burevesnik”, Zoran Bozhinovski. Ai, siç njoftojnë nga Prokuroria, ngarkohet për bashkim kriminel, spiunim dhe shantazh. Prokuroria gjithashtu ka kërkuar nga gjykata që t’i vazhdohet  paraburgimit të njëjtit. Bozhinovski në vitin 2013-të...

Në aksion policor janë arrestuar katër persona ish pjesëtarë të ISIS

“Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sot ka dhënë urdhër për zbatimin e hetimit për  7 persona – anëtarë të ISIS”, njoftojnë nga Prokuroria, në lidhje me aksionin e sotëm në  disa lagje të Shkupit. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit ngarkohen për veprën penale “Organizim terrorist të nenit 394. Paragrafi 2 nga Kodi...

Nuk ka arrest shtëpiak për Grujovskin, Pop Stefania ia merr pasaportën

Përfundoi marrja në pyetje ndaj Goran Grujevskit në Gjykatën themelore shkupi 1. Gjykatësi i procedurës paraprake ka refuzuar propozimin e Prokurorisë Speciale Publike, e cila kishte kërkuar paraburgim për Grujovski dhe në vend të kësaj atij i është konfiskuar pasaporta. Goran Grujovski është i dyshuar për rastin “Fortesa” për shkatërrim të organizuar të pajisjeve për përgjim në Ministrinë e punëve...

Gjykata kërkon ta dëgjoj “bombën” që të shqiptoj paraburgim për Grujovskin dhe Jankulloskën

Gjykatësja me procedurë paraprake hodhi poshtë kërkesat e Prokurorisë speciale dhe nuk caktoi masën e paraburgimit për Goran Grujovskin si dhe masat e kujdesit për katër të dyshuarit tjerë në rastin “Fortesa”, mes të cilëve edhe ish ministrja e brendshme, Gordana Jankulloska. Gjykatësja Aleksandra Pop- Stefanov e cila vepronte me kërkesë të PSP-së, vendimin e saj e bazon në kompetencën...

 “Revolucioni shumëngjyrësh” porositi se nuk ka gjyqësor të pavarur dhe drejtësi

Gjykata Themelore Shkupi 1 sonte ishte e ngjyrosur me ngjyrat e “Revolucionit shumëngjyrësh”. Protestuesit, protestën e sotme, që tradicionalisht e filluan para Prokurorisë speciale, ia dedikuan gjyqësorit të korruptuar. Protestuesve, para godinës së gjykatës iu drejtuan disa avokatë të cilët porositën se nuk duan ta punojnë profesionin e tyre, jo pse nuk e duan, por sepse, siç thanë, në këtë...

I dyshuari në “Transporter” në paraburgim në të gjitha bazat

Gjykatësi me procedurë paraprake i ka caktuar 30 ditë paraburgim njërit nga të dyshuarit në rastin “Transporter”, që e hapi Prokuroria speciale në tre bazat nga neni 165 nga Ligjit për procedurë penale ndërsa për tre të tjerët është përcaktuar masa e kujdesit, konfirmojnë për “Meta” nga Gjykata penale e Shkupit. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për të punësuar në sektorin...

PSP sot do të dorëzoj ankesë për arrestin shtëpiak të Goran Gruevskit

Prokuroria Speciale Publike (PSP) në Maqedoni do të ankimojë sot në gjykatën e Apelit vendimin për arrest shtëpiak për të dyshuarin kryesor në rastin "Fortesa" për asgjësimin e pajisjeve për përgjim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, konfirmoi për “Meta” zëdhënësja e PSP-së, prokurorja Lençe Ristovska. Nga PSP vlerësojnë se provat që i kanë tregojnë rrethana për cenimin e procedurës...

Gjykata i shqiptoi 30 ditë paraburgim Goran Gruevskit, të dyshuarit të parë në rastin “Fortesa”

jykata Themelore Shkup 1 - Shkup e pranoi propozimin e Prokurorisë Speciale për përcaktimin e masës 30 ditë paraburgim për të dyshuarin e parë në rastin "Fortesa", shefi i sektorit në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme Goran Gruevski. "Gjykatësi në procedurën paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkup 1 - Shkup, duke vepruar sipas propozimit të...

PSP në Batincë ka kërkuar prova për bartjen e votuesve nga Pusteci

Munir Pepiq, i punësuar në stacionin policor Qendër, sipas të dhënave deri më tani të pavërtetuara, është i dyshuari në rastin “Titanik” në shtëpinë e të cilit është kryer bastisje, me kërkesë të Prokurorisë speciale. Nga PSP përveç konfirmimit se sot në mëngjes është kryer aksion policor, ende nuk ka të dhëna zyrtare nëse diç është gjetur apo se nëse...

Si janë vjedhur zgjedhjet: Detaje për aksionin “Titanik”

Prokurorja speciale Katica Janeva sot mbajti konferencë shtypi në të cilën paralajmëroi aksionin e parë nën emrin “Titanik”. Në të, siç njoftuan nga Prokuroria speciale janë hapur procedura hetimore kundër ish ministrave Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski (edhe pse emrat e tyre nuk u përmendën në mënyrë eksplicite) si dhe kundër sekretarit të Qeverisë, Kiril Bozhinovski, për bashkim kriminel,...