Abasi sërish do të kërkoјë formimin e shtetit islamik


Ramalah, 5 Janar, 2015 - 11:04 (META) 

Presidenti i Palestinës Muhamud Abas, kumtoi se me  përfaqësuesit në Jordan sërish ka biseduar për ngritjen e rezolutës në Këshillin e Sigurimit të Komebeve të Bashkuara për formimin e shtetit palestinez, Deklarata e Abasit pason pas një jave pasiqë u refuzua rezoluta me të cilën kërkohej deri në fund të vitit 2017 Izraeli të tërhiqet nga territoret e okupuara.

“Nuk jemi të zhgënjyer, por Këshilli i Sigurimit na zhgënjeu. Sërish do të shkojmë në Këshillin e Sigurimit, pse mos? Ndoshta pas shtatë ditësh- deklaroi Abas, duke shtuar se do t’i parashtrojnë të njëjta kërkesa.

Rezoluta nuk arriti të marrë 200 vota “pro”, aq sa duhet  për tu miratuar nga Këshilli i Sigurimit, “pro” votuan 8 shtete, dy ishin kundër, ShBA-të dhe Australia dhe 5 shtete abstenuan.