Zaev: Si kryeministër, fillimisht do të marr masa lidhur me interesat e qytetarëve


Shkup, 7 Maj, 2017 - 12:07 (META) 

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistën javore për “Radio Evropa e Lirë” ka deklaruar se deri në fund të muajit pritet të bëhet kryeministër dhe masat e para që do t’i merr qeveria e re do të jenë lidhur me interesat e qytetarëve. Ai në intervistë flet për reformat që parashihen me programin e ri, por edhe zgjedhjet lokale për në vjeshtë.

“Një vendim që patjetër duhet ta marrim në Parlament është ndryshimi i Kodit zgjedhor, për shkak të anulimit të zgjedhjeve lokale, besoj në vjeshtë, por këtë e planifikojmë në pajtueshmëri me të gjitha partitë politike parlamentare”, ka thënë Zaev.

Për Prokurorinë Speciale ka thënë se “dëshiron ta kryej punën për të cilën është formuar” ndërsa njëkohësisht dehe të “hapen proceset në gjyqësor” gjegjësisht “shpërndarja dhe riemërimi i tij”.

Lidhur me trazirat në Kuvend thotë se nevojitet të bëhet pajtim politik, partiak, ndëretnik dhe nacional ndërsa shpreson edhe për reforma në VMRO DPMNE sepse siç thotë, pushteti i ri ka nevojë për opozitë të fuqishme.

 


MPJ-ja ruse: BE, NATO dhe SHBA vazhdojnë pa turp të bëjnë presion ndaj Ivanovit


Moskë, 3 Mars, 2017 - 18:08 (META) 

Përzierja e jashtme në punët e brendshme të R. së Maqedonisë po merr forma ekstreme, thuhet në deklaratën e sotme të ministrisë së jashtme ruse, ku akuzohen BE dhe NATO se bëjnë presion të paparë ndaj presidentit të Maqedonisë.

“Euro- komisari Johanes Han, përfaqësuesja e lartë për siguri politike të BE-së, Federika Mogerini, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe përfaqësues tjerë të “Evropës së shenjtëruar”, vazhdojnë pacipë të kryejnë presion të paparë ndaj presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov duke kërkuar prej tyre mandatin t’ia dorëzojë opozitës, e cila kërkoi “Platformë shqiptare” ultimative” thotë MPJ-ja ruse.

Prej atje thonë se është e rëndësishme të “kuptohet se masat e formuluara në Tiranë nënkuptojnë federalizim të Maqedonisë, rishpërndarje të pushtetit dhe simboleve të shtetit dhe çojnë drejt shkatërrimit të rendit kushtetues me qëllim të mos- integrimit të shtetit”.

Drejt sjelljes së përfaqësuesve evropian, siç vlerëson MPJ-ja ruse, është përfshirë edhe presidenti i “shtetit të vetëshpallur të Kosovës”, Hashim Thaçi i cili pa dyshim bëri thirrje që shqiptarët e Maqedonisë t’i marrin gjërat në duart e veta” që çon drejt krijimit të “Shqipërisë së Madhe”.

“Kjo është edhe një dëshmi se subjekti i krijuar artificial i Kosovës është një prej burimeve kryesore të mos- stabilitetit dhe bartësi kryesor i potencial konfliktuoz në Ballkan. Maqedonasit duhet vet pa ndërhyrje nga jashtë të vendosin për fatin e tyre”, thonë nga ministria e jashtme ruse.

Ndryshe, për përkeqësimin e situatës në Maqedoni dhe protestat rreth ndarjes së mandatit, janë shpeshtuar reagimet e Moskës zyrtare.

 

 


Partitë fshehin prej ku i financojnë fushatat, që kushtojnë rreth 1 milionë euro


Shkup, 15 Nëntor, 2016 - 13:45 (META) 

Presidenti amerikan Donald Tramp në fushatën zgjedhore ka shpenzuar 600 milionë dollarë ndërsa kundër- kandidatja e tij, Hilari Klinton më shumë se 1 miliardë euro. Ndërsa në Maqedoni për fushatat zgjedhore të kandidatëve të partive më të mëdha politike për zgjedhjet presidenciale në vitin 2014-të janë shpenzuar rreth 1 milionë euro.

Për fushatën zgjedhore e Gjorgje Ivanovit, VMRO DPMNE ka shpenzuar 878. 781 euro, tregon raporti i tyre financiar. Ndërsa LSDM ka shpenzuar katër herë më pak apo 282.193 euro.

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2014

VMRO DPMNE        878.781 euro

LSDM                        282.193 euro

Raportet financiare për fushatën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2014-të tregojnë se partitë në pushtet kanë shpenzuar rreth 1,5 milionë euro ndërsa LSDM rreth 200 mijë.

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2014

VMRO DPMNE       1,5 milionë euro

LSDM                       200.000 euro

Kryetarja e “Transparencë Maqedoni” Slagjana Taseva për “Meta” thotë se problemi kryesor lidhur me financimin e fushatës zgjedhore nga partitë është se raportet nuk tregojnë realisht gjendjen gjegjësisht nuk ka të dhëna të hollësishme për hyrjen dhe daljen e parave.

“Shpenzojnë më shumë sesa realisht tregojnë ndërsa nuk dihet kur i mbulojnë minuset e llogarive. Institucionet shtetërore nuk vërtetojnë deri në fund nëse kreditë e marra janë kthyer, nëse llogaritë janë paguar, sepse kishte edhe raste të këtilla. Institucionet nuk kanë saktësuar se si janë mbuluar minuset. Gjithashtu, duhet të vërtetohet legaliteti i shpenzimit të parave të partive që destinohen për funksionimin e tyre e jo vetëm për mbulimin e minusit” thotë Taseva.

 


LSDM dhe opozita e bashkuar nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 24 prill


Shkup, 18 Janar, 2016 - 23:38 (META) 

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sonte ka marrë mbështetje të njëzëshme nga partnerët e koalicionit të mos të marrin pjesë më 24 prill.

“LSDM dhe partnerët e koalicionit janë të vendosur në zbatimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike. Lista zgjedhore duhet të pastrohet. Duhet të sigurohet informim profesional të mediumeve. Vetëm zgjedhje të tilla janë në interes të qytetarëve të Maqedonisë dhe vetëm në zgjedhje të tilla opozita merr pjesë. Për LSDM dhe partnerët e koalicionit nuk janë të pranueshme zgjedhjet e 24 prillit. LSDM dhe opozita e bashkuar nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 24 prillit” thonë nga LSDM.

Në lidhje me pjesëmarrjen e ministrave dhe zv-ministrave të opozitës në Qeveri është konstatuar se ky vendim është marrë nga organet qendrore dhe trupat e partive nga opozita e bashkuar. Nga LSDM njoftojnë se organet qendrore dhe trupat e partive të opozitës së bashkuar pasi të marrin vendim për pjesëmarrje në Qeveri, i njëjti do të njoftohet për opinion.


Komuna e Ohrit miratoi buxhetin në atmosferë të tensionuar


Shkup, 27 Dhjetor, 2015 - 13:02 (META) 

Ohri deri vitin e ardhshëm mund të ketë buxhet prej 18 milionë euro. Këshilli i komunës votoi edhe programet zhvillimore për vitin 2016.

Për shumicën në pushtet të VMRO DPMNE-së, bëhet fjalë për buxhet funksional dhe të qëndrueshëm, buxhet i mundësive që nuk do të krijoj borxhe të reja ndërsa mund t’i mbuloj ato të vjetrat.

“Me buxhet të këtillë, me projekte dhe aktivitete të shumtë, kryetari Bakraçeski dhe kjo administratë kanë kujdes që të gjenden numër përkatës i mjeteve, me të cilat komuna Ohër do t’i mbuloj borxhet e vjetra, që është e rëndësishme” deklaron sekretari i komunës, Dimitar Spaseski.

Për LSDM-së buxheti i ri është jo- zhvillimor dhe nuk do të sjell asgjë të re për Ohrin.

“VMRO DPMNE dhe kryetari Bakraçeski nuk kanë vizion zhvillimor për Ohrin, ndërsa këtë e dinë qytetarët. Grupi këshillues i LSDM së bashku me partnerët e koalicionit në vazhdimësi këtë e thotë dhe jemi të obliguar që sot të theksojmë se me buxhetin e vitit 2016 asgjë nuk do të ndryshoj. Idetë e dobëta të Bakraçeski dhe VMRO DPMNE-së vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm” thotë Jovan Stojanoski, koordinator i grupit këshillues të LSDM-së.


Në bllokun opozitar janë bashkëngjitur tre parti


Shkup, 15 Maj, 2015 - 14:00 (META) 

Sot opozitës së bashkuar i janë bashkuar edhe tre parti tjera. Bëhet fjalë për Alternativën e Re të Gjorgji Orovçanec, Pensionistë dhe Qytetar të Bashkuar të Maqedonisë, kjo parti e Ilija Nikolovski dhe Partia për ndryshime ekonomike 21. Të gjithë e kanë firmosur Deklaratën e qytetarëve të Maqedonisë dhe do të jenë pjesë e protestës të dielën. Këtë e njoftoi Goran Milevski, kryetari i PLD-së, pas takimit të liderëve të opozitës së bashkuar.

Mbështetje të plotë për protestën dha edhe Partia liberale e Maqedonisë ndërsa kryetari Ivon Veliçkovski kërkoi kohë që organet e partisë të vendosin nëse do t’i bashkohen opozitës së bashkuar.

Milevskoi apeloi që protestat të jenë të qeta dhe dinjitoze. Duke u përgjigjur në pyetje nga gazetarët, ai tha se ka presione ndaj qytetarëve dhe ndaj transportuesve të autobusëve, por se po nxehet atmosfera se protestat do të jenë të dhunshme me qëllim që qytetarët mos të dalin. Milevski se ky plan nuk do t’ju del me sukses dhe përkujtoi se të gjithë në protestë do të dalin pa simbole partiake, por vetëm me ngjyrat e Maqedonisë.


Kuvendi do të formojë Komisionin Anketues


Shkup, 13 Maj, 2015 - 13:03 (META) 

Deputetët e Kuvendit republikan sollën vendim për formimin e Komisionit anketues që do të shqyrtoj çështjen e përgjimeve, kjo do të mund të ndodh në momentin kur në Kuvend do të kthehen edhe deputetët e partisë më të madhe opozitare LSDM-së. Raportohet se me komisionin në fjalë do të kryesoj deputet nga radhët e LSDM-së.

“Në takimin e sotëm koordinues të kryetarit të Kuvendit me nënkryetarët dhe shefat e grupeve parlamentare është arritur konkluzion për formimin e një Komisioni anketues që do të shqyrtoj rastin me përgjimet”.


Zaev bëri thirrje për protestë mbarëpopullore më 17 maj në Shkup


Kavadarë, 30 Prill, 2015 - 22:56 (META) 

Lideri opozitar, Zoran Zaev dje, pas marshit protestues në Kavadarë i cili siç tha, është i fundit në qytetet brenda vendit, paralajmëroi dhe bëri thirrje për protestë të madhe mbarëpopullore më 17 maj në Shkup.

“Këtu në Kavadar mbarojnë protestat nëpër qytetet e  Maqedonisë. Por, ka edhe pse. Këtu e shfrytëzoj rastin t’ju ftoj të gjithë, tërë popullin tonë, maqedonas, shqiptarë, turq, romë e vllahë. I ftoj të gjithë partitë politike dhe shoqatat civile, punëtorë, bujq, mjekë, profesorë e arsimtar, të gjithë që dinë se është koha e duhur për të ndërmarrë hapa, për protestë të madhe mbarë- popullore, të dielën, më 17 maj në kryeqendrën e R. së Maqedonisë, në Shkup. Ju ftoj të gjithë nën flamurin e Maqedonisë”, tha Zaev.


Opozita me të madhe përgatitet për protestat në maj


Скопје, 24 Prill, 2015 - 15:27 (META) 

LSDM filloi me përgatitjet për mitingun që sipas të dhënave të para, duhet të mbahet më 9 maj. Diçka mund të ndryshojnë vetëm bisedimet me VMRO DPMNE-në në Bruksel. Jozyrtarisht, nga partia thonë se nëse rastësisht anulohet mitingu, do të mbahet më 16 maj.

Ndërsa ajo që është zyrtare, sipas zëdhënësit Petre Shilegov është se LSDM nëpër qytetet e vendit është duke e përhapur të vërtetën për Maqedoninë.

“A do të ketë dhe kur do të mbahet miting në Shkup, do të informoheni në kohë”, është përgjigja e Shilegov në pyetjen kur dhe a do të mbajnë LSDM dhe opozita protestë të madhe në Shkup.

Për protestën e madhe përgatiten edhe partitë tjera opozitare si PLD, PRSD dhe PL.

“Ne jemi pjesë e opozitës. Kuptohet se do të marrim pjesë në çdo gjë që përgatit opozita. Fuqishëm qëndrojmë në mbështetjen e qëndrimit opozitar dhe duam që ky pushtet sa më shpejtë të largohet” deklaroi Filip Janeviq, zëdhënësi i PLD-së.

Sekretari i përgjithshëm i partisë thotë se është duke u mobilizuar anëtarësia e PLS-së për mitingun e përgjithshëm që do të mbahet në muajin maj në Shkup.

“Jemi në kontakt me të gjithë anëtarët dhe simpatizuesit e partisë në të gjitha vendbanimet”, thotë Kukoski.

Për Tito Petkovskin, kryetarin e PRSD-së, nuk ka dyshim se duhet të dilet në rrugë.

“Organizatat komunale dhe anëtarësia janë të njëzërit se pushteti nuk reagon edhe pas gjithë kriminaliteteve të publikuar në opinion. Mënyra e vetme ai të largohet janë protestat e vazhdueshme. Tani për tani po merremi vesh për strategjinë, por ende nuk kemi caktuar datë të saktë”, thotë Petkovski.

Edhe kryetari i PL-së, Ivon Veliçkovski pohon se për momentin janë në kontakt me të gjitha partitë opozitare për “vëzhgimin e gjendjes dhe për ndërtimin e qëndrimit për hapat e mëtutjeshëm”.

Nga VMRO Popullore njoftojnë se deri më tani nga LSDM nuk kanë pranuar kurrfarë ftese për protest.

“Deri më tani nuk kemi pasur kurrfarë kontakti me LSDM-së. Nëse marrim ftesë për pjesëmarrje eventuale duhet të vendosin trupat e partisë” thotë Lupço Balkovski, sekretari i përgjithshëm i VMRO Popullore.


Opozitarët Porkurororisë i dorëzuan materiale të reja


Shkup, 5 Mars, 2015 - 15:37 (META) 

LSDM-ja kërkon zgjerimin e padisë penale kundër drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim SashoMijallkov dhe drejtorit të Drejtorisë së PestëGoranGruevski, për përgjimin e paautorizuar të krerëve më të lartë opozitarë. Zv.kryetarjaRadmillaShekerinska, ish kandidati presidencial StevoPendarovski, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së OliverSpasovski, kreu i Komunës Qendër AndrejZhernovski dhe kryetari i PRSD-së TitoPetkovski dorëzuan dëshmi të reja në Prokurori për përgjimin disavjeçarë ndaj tyre dhe keqpërdorimin e përgjimeve për qëllime politike.

“Shpresojmë se padia e zgjeruar nuk do ta ketë fatin e padisë fillestare, për të cilën deri tani nuk kemi asnjë haber se çfarë ndodh dhe pse Prokuroria deri tani nuk vepron aspak në bazë të asaj që është dorëzuar prej disa ditësh. Nuk iu besojmë njerëzëve që  aktualisht drejtojnë këtë institucion, por besojmë se të gjithë të tjerët, mes të cilëve ka kuadro profesionalë dhe njerëz të virtytshëm, kësaj radhe nuk do të heshtin dhe në interes të ardhmërisë sonë të përbashkët më të mirë, do të veprojnë në bazë të padisë, do ta procedojnë dhe do t’i sanksionojnë ata që kanë bërë këtë vepër të keqe kundër popullit”, deklaroi StevoPendarovski, ish kandidat për kryetar shteti.

Pendarovski theksoi se është përgjuar vazhdimisht që nga shkurti i vitit 2011, 3 vjet përpara se të zyrtarizohej si kandidat për president i opozitës. Kjo, sipas tij, është vetëm një prej dëshmive se institucionet e shtetit janë vënë në shërbim të plotë të partisë në pushtet për manipulimin e zgjedhjeve.

“Kjo është paralajmërim i asaj që do të vijojë në periudhën në vazhdim, të cilën e kemi paralajmëruar disa herë si opozitë, të shihni se si ishin zgjedhjetdhe pse rezultatetzgjedhore ishin të tilla.Kjo është vetëm indikacion se kemi edhe gjëra të tjera lidhur me këtë tezë”, u shpreh StevoPendarovski, ish kandidat për kryetar shteti.

Si dëshmi materiale, funksionarët e LSDM-së kanë dorëzuar CD dhe transkriptime të bisedave të përgjuara, për periudhën nga vitit 2011 deri në 2014Nuk kemi besim te njerëzit që drejtojnë aktualisht këtë institucion, por besojmë se të gjithë të tjerët, mes të cilëve ka kuadro profesionalë dhe njerëz të virtytshëm, kësaj radhe nuk do të heshtin dhe në interes të ardhmërisë sonë të përbashkët më të mirë, do të veprojnë në bazë të padisë, do ta procedojnë dhe do t’i sanksionojnë ata që kanë bërë këtë vepër të keqe kundër popullit”, deklaroi StevoPendarovski, ish kandidat për kryetar shteti.

Pendarovski theksoi se është përgjuar vazhdimisht që nga shkurti i vitit 2011, 3 vjet përpara se të zyrtarizohej si kandidat për president i opozitës. Kjo, sipas tij, është vetëm një prej dëshmive se institucionet e shtetit janë vënë në shërbim të plotë të partisë në pushtet për manipulimin e zgjedhjeve.

“Kjo është paralajmërim i asaj që do të vijojë në periudhën në vazhdim, të cilën e kemi paralajmëruar disa herë si opozitë, të shihni se si ishin zgjedhjetdhe pse rezultatetzgjedhore ishin të tilla.Kjo është vetëm indikacion se kemi edhe gjëra të tjera lidhur me këtë tezë”, u shpreh StevoPendarovski, ish kandidat për kryetar shteti.

Si dëshmi materiale, funksionarët e LSDM-së kanë dorëzuar CD dhe transkriptime të bisedave të përgjuara, për periudhën nga vitit 2011 deri në 2014