fbpx
Tag: НиколаГруевски

tag: НиколаГруевски

Rruga e “gënjeshtrës” për arrestimin e Gruevskit çon përmes politikës

Lajmi i rremë që Nikolla Gruevski është arrestuar në Budapest dy muaj më parë është një shembull që tregon se dezinformatat nuk prodhohen gjithmonë në qarqet e mediave, por edhe direkt në qendrat politike, njofton Meta.mk. U përpoqëm ta lokalizojmë rrugëtimin e kësaj “gënjeshtre” prej lajmi, që sot me 02.12.2019,  edhe zyrtarisht u përgënjeshtrua nga Ministria e drejtësisë së Qeverisë...

Kabineti i Gruevskit ka harxhuar 38 milionë euro për fushata reklamuese dhe për propagandë

Kabineti i ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, për periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 ka harxhuar 38 milionë euro nga buxheti, për fushata reklamuese, të cilat janë emituar në televizione dhe në mediat elektronike, informoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski. Ai shtoi se në këtë shumë nuk janë llogaritur shpenzimet për fushatat në vitet...

LSDM: Bllokimi i proceseve demokratike do të thotë përgjegjësi penale

Proceset demokratike do të vazhdojnë dhe shteti duhet të funksionojë me kapacitet të plotë sepse në pikëpyetje është vënë ekzistenca e qytetarëve dhe kompanive për shkak të bllokadave të pakuptimtë me të cilat pengohet transferimi i qetë i pushtetit, theksojnë nga LSDM në njoftimin e rregullt. “Ministrat në largim kanë autorizime teknike. Për kohë të shkurtë do të ndërpriten të...

LSDM: Gruevski nuk ka të drejtë të ofroj 51 deputetë të zgjedhur sikur të jenë pronë e tij personale

“Gruevski nuk ka të drejtë të ofroj 51 deputetë të zgjedhur sikur të jenë pronë e tij personale. E para, shumica parlamentare tashmë ekziston dhe këtë askush nuk e kërkon prej tij. Ndërsa a do të gjejnë arsye të shëndoshë disa nga deputetët opozitar të VMRO DPMNE dhe do t’i mbështesin reformat pas formimit të qeverisë së re reformuese,...

Gruevski u paraqit në Kuvend, LSDM akuzoi se Mijalkovi ka filluar biznes me naftë

Në frymë shumë të ngjashme nga ajo e javës së kaluar, edhe sot, në vazhdimin e gjashtë të Seancës konstituive të Kuvendit, sërish u dëgjuan akuza dhe bllokim të qëllimshëm të punës së Parlamentit, për punë kundër shtetit dhe interesave nacionale të Maqedonisë. Në pjesën e parë u paraqit edhe lideri i VMRO DPMNE-së dhe deputeti Nikola Gruevski, për herë...

VMRO DPMNE: Uajgël t’i demantoj ose të kërkoj falje për manipulimet politike

Euro- deputeti Ivo Uajgël ose diçka s’ka kuptuar ose me vetëdije vihet në anën e kriminelit të falur Zoran Zaev dhe skenaristët e tij me plasimin e gënjeshtrave dhe sajimeve, nëse ka dhënë deklaratë të tillë siç është publikuar, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së ndaj deklaratës së Uajgël se lideri Gruevski, do të shkojë deri në fund sepse...

LSDM: Deklarata e Uajgëllit është vërtetim se Gruevski për interes personal thellon krizën

Opinioni vendor dhe ndërkombëtar presin sjellje shtetërore nga ana e Parlamentit të RM-së dhe nga ana e institucionit president i shtetit, që patjetër duhet të mundësojnë formimin e Qeverisë së re, thonë nga LSDM. “Opinioni në Maqedoni dëgjoi nga deputeti i Parlamentit Evropian, i cili ishte në Maqedoni së bashku me euro- komisarin Johanes Han, se Nikola Gruevski ka qenë...

Gruevski erdhi për bisedië me Han, por nuk deshi të fotografohet as për Twitter

Në vijim e sipër është takimi i liderit të VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski me euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han dhe euro- deputetët, Ivo Uajgël, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn. "Johanes Han dhe euro- deputetët janë në bisedë me Nikola Gruevskin. Urgjentisht kërkohet Qeveri e re. Shih shumicën parlamentare. Kushtetuta patjetër të respektohet", shkroi në Twitter Majkël...

Gruevski nuk paraqitet në gjykatë, anulohet seanca për “Shuplakat”

Seanca e sotme e procesit gjyqësor për dhunën para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013 sërish është anuluar pasi në gjykatë nuk është paraqitur ish kryeministri dhe lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski dhe 13 të akuzuarit tjerë në rastin e Prokurorisë Speciale. Në seancë sërish erdhi deri në përplasje të vogël mes prokurores së PSP-së, Fatime Fetai dhe...

Si i ndryshonte VMRO DPMNE termet e Platformës

Nga publikimi i Platformës shqiptare më 7 janar të këtij viti, VMRO DPMNE disa herë ndryshonte terminologjinë gjegjësisht fjalët dhe shprehjet me të cilat në njoftimet, deklaratat dhe intervistat e quante këtë “dokument”. Terminologjia e VMRO DPMNE-së filloi me fjalën “platformë”, më pas “platforma e re”, “platforma kombëtare”, “platforma e shqiptarëve” e deri në “platformë mbarë- shqiptare”, “platforma nga Tirana”...

Arifi: Thirrjet për mos- tolerancë nuk janë të mira për të ardhmen e vendit

“Thirrjet për ndarje dhe padurim, nuk duhet të jenë pjesë e agjendave të partive politike. E ardhmja e të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh fesë dhe kombit, është BE dhe për këtë është e rëndësishme të gjendet zgjidhje për të gjitha çështjet ndërsa thirrjet për mos- tolerancë nuk janë të mira për të ardhmen e vendit”, u përgjigj nënkryetarja...

Gruevski për “HRT”: Me Platformën shqiptare është bërë grushtet në Maqedoni

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski në intervistë për televizionin shtetëror kroat “HRT” ka deklaruar se “me Platformën shqiptare është bërë grushtet në Maqedoni”. “Në njëfarë mënyre është grushtet kur pas zgjedhjeve do të sillet Platformë në një shtet tjetër e që ka të bëjë me shtetin tuaj, në rastin konkret shtetin tonë, Republikën e Maqedonisë. Kur kjo Platformë nuk...

VMRO DPMNE -Dankan: Do të ketë tensione, votuesit dhe kryesia jonë janë të shqetësuar

“Jemi nën presion të madh nga votuesit dhe kryesia jonë që të luftojmë dhe të mos lejojmë të prishet parimi “fituesi me fituesin” sepse në esencë ne veprojmë si duhet tërë kohën dhe tani dikush nuk vepron si ne. Ne do të bëjmë çdo gjë që është në forcën tonë që të ruajmë qetësinë dhe stabilitetin, por s’dimë si...

Janeva dhe Fetai gjobiten nga 2000 euro pasi e quajtën Mihajlovën “falsifikatore”

Gjykatësja Tatjana Mihajlova sot ndërpreu seancën gjyqësore për rastin me dhunën para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013, ku të akuzuar janë ish kryeministri dhe lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski dhe 15 persona tjerë dhe i gjobiti me nga 2000 euro prokuroret speciale Katica Janeva dhe Fatime Fetai për “mosrespektim elementar të gjykatës”. Prokurorja Fetai pasi nuk mori...

Duhet të marrim vendim të mirë, së shpejti do të ketë rezultat konkret

Duhet të marrim vendim të mirë dhe të shëndoshë ndërsa çdo reagim i shpejtë mund të ketë pasoja fatale, deklaroi sot lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas shënimit të 16 vjetorit të konfliktit në vitin 2001. Ahmeti vuri në dukje se në parti po bëhen të gjitha analizat, por se ato “nuk rezultojnë me ndonjë bombë atomike”, por se punohet...

Gruevski vonohet 40 minuta në takimin me Hanin, nuk deshi të incizohet dhe prononcohet

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski sonte nuk u prononcua për mediat pas takimit me euro- komisarin për zgjerim, Johanes Han, siç e bënë këtë paraprakisht liderët e tjerë politike pas takimeve me komisarin. Sipas paralajmërimeve, për detajet e takimit të Gruevskit me Hanin dhe qëndrimin e partisë rreth situatës aktuale politike, VMRO DPMNE do të njoftoj për kumtesës. Ndryshe, Gruevski...

Moska: Manipulimi i pacipë me votuesit mund të destabilizojnë Maqedoninë

Konstatojmë thellim serioz të krizës politike në Republikën e Maqedonisë dhe është e qartë se zgjedhjet e “shkaktuara parlamentare” të parakohshme të 11 dhjetorit vitin e kaluar, nuk kanë sjellë tejkalimin e situatës, thuhet në komentin e sotëm të Sektorit për informacione dhe shtyp të MPJ-së ruse. Sipas ministrisë së jashtme ruse, nën “sloganin pseudo-demokratik” vazhdon ndikimi i thellë i...

Shilegov: Ivanovi shkel Kushtetutën, punojmë për formim efikas të qeverisë

Gjorgje Ivanov shkel Kushtetutën dhe ligjet dhe qartë vihet në mbrojtje të krimit të Nikola Gruevskit, deklaroi sot në konferencë shtypi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov. “Gjorgje Ivanov nuk ka të drejtë që të diskriminojë politikisht. Ivanovi ia ndau mandatin Nikola Gruevskit pa i kërkuar nënshkrime nga 61 deputet dhe pa vendos kushte për programim. Si rrjedhojë, s’ka të drejtë...

Zaev: Pres Ivanov të ma jep mandatin, çdo gjë tjetër do të ishte jokushtetuese

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot në konferencë shtypi deklaroi se pret nga presidenti Gjorgje Ivanov t’ia jep mandatin për themelimin e qeverisë së re sepse lideri i VMRO DPMNE, Nikola Gruevski në 20 ditët e kaluar nuk arriti të themeloj koalicion. “Gruevski asnjëherë më nuk do të jetë kryeministër. U dëshmua se Gruevski nuk e ka shumicën e nevojshme...

Në mesnatë skadon afati për formimin e Qeverisë, BDI takim më ora 14

Në mesnatë skadon afati për mandatarin Nikola Gruevski që të formoj qeveri dhe deri atëherë duhet të merr përgjigje nga numri një i BDI-së, Ali Ahmeti nëse partia e tij do të bëj koalicion me VMRO DPMNE-në. Mbrëmë pas përfundimit të takimit të anëtarëve të BDI-së në selinë në Reçicë të Vogël, Ahmeti deklaroi se nuk ka përgjigje me kë...