fbpx
Tag: Nikola Gruevski

tag: Nikola Gruevski

Gruevski apelon që më 15 tetor të ketë zgjedhje lokale dhe parlamentare

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski sot ka konfirmuar se partitë politike janë marrë vesh që zgjedhjet lokale të mbahen më 15 tetor këtë vit dhe menjëherë apeloi që së bashku me to, të mbahen edhe zgjedhjet e reja parlamentare. “Besoj që gjërat do të shkojnë në drejtim të duhur, 15 tetori është afati më i ri që LSDM mund...

Gruevski në Facebook: Zgjedhja e Xhaferit është akt diktatorial

Talat Xhaferi ky hyrë në kabinetin e kryetarit të Kuvendit me shkelje brutale të Kushtetutës, ligjit dhe Rregullores së Kuvendit dhe çdo gjë që në të ardhmen do të miratohej me pjesëmarrjen e tij, me nënshkrimin  tij do të jetë fryt i aktit diktatorial për emërimin e kryetarit të Kuvendit, ka shkruar sot në Facebook kreu i VMRO DPMNE-së,...

Nga VMRO DPMNE mohojnë se kanë kërkuar apo do të kërkojnë amnisti

VMRO DPMNE përmes njoftimit ka reaguar ndaj intervistës së Zoran Zaevit për “Dojçe Vele”, duke porositur se partia as nuk ka kërkuar e as nuk do të kërkoj amnisti. Zaev në intervistë ka thënë se Gruevski tërë këtë e bën “që të bëj pazarllëk për amnisti”, por se amnisti nuk do të ketë. “Zoran Zaev s’mund të kuptoj se dikush...

LSDM: Proceset demokratike vazhdojnë, qytetarët të ruajnë qetësinë

Proceset demokratike vazhdojnë pas zgjedhjet legjitime të kryetarit të ri të Kuvendit të RM-së, porositën nga LSDM në njoftimin e rregullt ditor pas incidenteve të djeshme të dhunshme, ku u lënduan disa deputetë, mes të cilëve edhe lideri i opozitës, Zoran Zaev. “Opinioni vendor dhe ai ndërkombëtarë zëshëm mbështetën zhbllokimin e Kuvendit. Gjithashtu, qartë dërguan mesazhin e regjimit në rënie...

LSDM: Bllokimi i proceseve demokratike do të thotë përgjegjësi penale

Proceset demokratike do të vazhdojnë dhe shteti duhet të funksionojë me kapacitet të plotë sepse në pikëpyetje është vënë ekzistenca e qytetarëve dhe kompanive për shkak të bllokadave të pakuptimtë me të cilat pengohet transferimi i qetë i pushtetit, theksojnë nga LSDM në njoftimin e rregullt. “Ministrat në largim kanë autorizime teknike. Për kohë të shkurtë do të ndërpriten të...

LSDM: Gruevski nuk ka të drejtë të ofroj 51 deputetë të zgjedhur sikur të jenë pronë e tij personale

“Gruevski nuk ka të drejtë të ofroj 51 deputetë të zgjedhur sikur të jenë pronë e tij personale. E para, shumica parlamentare tashmë ekziston dhe këtë askush nuk e kërkon prej tij. Ndërsa a do të gjejnë arsye të shëndoshë disa nga deputetët opozitar të VMRO DPMNE dhe do t’i mbështesin reformat pas formimit të qeverisë së re reformuese,...

LSDM: Institucionet të mos bëhen viktimë e skenarëve të dhunshëm të Gruevskit

Nikola Gruevski nuk guxon të kërcënohet me dhunë, kjo është kundër- kushtetuese dhe vepër e dënueshme me ligj, porositin nga LSDM në njoftimin e sotëm. Nga kjo parti më tej thonë se së shpejti do të emërohet kryetari i ri i Kuvendit e më pas edhe “qeveria e re reformuese e Maqedonisë unitare, sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve në...

LSDM: Disa kriminel nuk do ta përcaktojnë ardhmërinë e fëmijëve tanë

VMRO DPMNE patjetër të gjej arsye të shëndoshë dhe të pranoj se është opozitë. Kryesia kriminale e VMRO DPMNE-së nuk mund t’i mbaj peng qytetarët e Maqedonisë. Në VMRO DPMNE ka njerëz që e dinë se kriminelët në partinë e tyre e cenojnë ardhmen edhe të fëmijëve të tyre dhe ata e kanë për obligim të veprojnë me arsye,...

Gruevski: Populli duhet të përgatitet për rezistencë më afatgjatë

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski sot nga Strumica porositi se qytetarët duhet të jenë më të zgjuar dhe të përgatiten për rezistencë më afatgjatë, sepse siç tha, disa duan të vijnë në pushtet dhunshëm. “Kjo betejë nuk do të përfundoj për disa ditë. Për këtë, populli duhet të përgatitet për rezistencë më afatgjatë. Zaevi dhe banda e tij me...

Bogoevski: Gruevski për roaming në muajin mars ka shpenzuar 184.000 denarë, të holla të qytetarëve

Deputeti i pavarur i koalicioni të LSDM-së, Pavle Bogoevski sot në seancën konstituive të Kuvendit tha se, kreu i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski për muajin mars ka shpenzuar 184.000 denarë për roaming nga telefoni i tij zyrtar. Bogoevski tha se edhe pse Gruevski, më shumë se një vit nuk është kryeministër i shtetit, megjithatë në faturën e telefonit ai figuron...

Gruevski u paraqit në Kuvend, LSDM akuzoi se Mijalkovi ka filluar biznes me naftë

Në frymë shumë të ngjashme nga ajo e javës së kaluar, edhe sot, në vazhdimin e gjashtë të Seancës konstituive të Kuvendit, sërish u dëgjuan akuza dhe bllokim të qëllimshëm të punës së Parlamentit, për punë kundër shtetit dhe interesave nacionale të Maqedonisë. Në pjesën e parë u paraqit edhe lideri i VMRO DPMNE-së dhe deputeti Nikola Gruevski, për herë...

LSDM: Gruevski mund të ik nga shteti, por jo edhe nga realiteti

“Gjënë e parë që deputetët e VMRO DPMNE-së duhet ta bëjnë në seancën e sotme është t’u shpjegojnë qytetarëve pse Nikola Gruevski nuk është në Parlamentit dhe është larguar nga shteti”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Në të thuhet se “me ikjen e sotme nga Maqedonia, Nikola Gruevski edhe njëherë dëshmoi se nuk i intereson shteti, por se i intereson...

Gruevski në Kongresin e partive simotra në Maltë

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski sot dhe ditët në vijim, së bashku me delegacionin e partisë do të jetë pjesë e Kongresit të Partisë Popullore Evropiane (PEE), që mbahet në Maltë, konfirmoi për “Meta”, zëdhënësi i partisë, Ivo Kotevski. Vizita e Gruevskit në Maltë dhe pjesëmarrja në Kongresin e PEE, vjen në kohë kur Kuvendi duhet të zgjedh kryetarin...

Çfarë mohon Uajgël? A e ka përmendur Gruevski “burgun” apo i ka ikur ndonjë fjalë nga goja?

Raportuesi i R. së Maqedonisë në Parlamentin Evropian, Ivo Uajgël sot në deklaratë për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA, demanton se ai për ndonjë medium ka deklaruar diç lidhur me kryetarin e VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski dhe se ka njoftuar diç që Gruevski ia ka thënë gjatë vizitës së fundit në Shkup. Megjithatë, në demant askund nuk përmendet fjala “burg”....

Gruevski në Facebook: “LSDM me Platformën e Tiranës bën mashtrim zgjedhor

Qeveri e cila do ta zbatoj Platformën e Tiranës, e cila është krijuar dhe formuar në një shtet tjetër, s’mund të jetë reformuese, por anti- shtetërore ndërsa sjellja e LSDM-së është sikur nuk ka popull në këtë shtet apo sikur ky popull nuk është i rëndësishëm, ka shkruar kreu i VMRO DPMNE-së, në profilin e tij në Facebook. “Përkundër kësaj,...

Uajgël demonton se ka njoftuar diçka që Gruevski ia ka thënë

Raportuesi i R. së Maqedonisë në Parlamentin Evropian, Ivo Uajgël sot në deklaratë për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA, demanton se ai për ndonjë medium ka deklaruar diç lidhur me kryetarin e VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski dhe se ka njoftuar diç që Gruevski ia ka thënë gjatë vizitës së fundit në Shkup. “Unë si person asnjëherë nuk personifikoj përgjegjësinë dhe...

VMRO DPMNE: Uajgël t’i demantoj ose të kërkoj falje për manipulimet politike

Euro- deputeti Ivo Uajgël ose diçka s’ka kuptuar ose me vetëdije vihet në anën e kriminelit të falur Zoran Zaev dhe skenaristët e tij me plasimin e gënjeshtrave dhe sajimeve, nëse ka dhënë deklaratë të tillë siç është publikuar, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së ndaj deklaratës së Uajgël se lideri Gruevski, do të shkojë deri në fund sepse...

LSDM: Deklarata e Uajgëllit është vërtetim se Gruevski për interes personal thellon krizën

Opinioni vendor dhe ndërkombëtar presin sjellje shtetërore nga ana e Parlamentit të RM-së dhe nga ana e institucionit president i shtetit, që patjetër duhet të mundësojnë formimin e Qeverisë së re, thonë nga LSDM. “Opinioni në Maqedoni dëgjoi nga deputeti i Parlamentit Evropian, i cili ishte në Maqedoni së bashku me euro- komisarin Johanes Han, se Nikola Gruevski ka qenë...

Zaev: Edhe po të fitoj në zgjedhje, Gruevski nuk ka partner koalicioni tek partitë shqiptare

VMRO DPMNE e din se nëse shkon në zgjedhje do të pësoj humbje sepse askush s’mund ta duroj këtë sjellje të pahijshme. Ky është komenti i liderit të LSDM-së, Zoran Zaev ndaj qëndrimit të VMRO DPMNE-së, që u vërtetua edhe pas takimit të djeshëm me euro- komisarin Johanes Han se zgjidhja e vetme e krizës janë zgjedhje të shpejta...

Gruevski tre orë i ka shpjeguar Hanit se kjo ka qenë “dhunim politik”

Takimi i liderit të LSDM-së, Nikola Gruevski me euro- komisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han ka zgjatur tre orë dhe në të, siç njoftojnë nga partia, Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij “shumë direkt, qartë dhe saktë” i kanë paraqitur pozicionet për gjendjen momentale politike, por edhe për “të gjithë shkaktarët, nxitësit dhe burimet e krizës disavjeçare në...