fbpx
Tag: MPJ

tag: MPJ

MPJ-ja e Shqipërisë: Politikanët të tregojnë maturi dhe të evitojnë retorikën nxitëse

Ministria e jashtme e Shqipërisë përmes njoftimit për opinion ka shprehur shqetësim për dhunën e kuvendit të Maqedonisë. “Dhuna dhe skenat e këtilla kundër përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët e Maqedonisë janë të papranueshme dhe nuk janë dinjitoze për një demokraci parlamentare. Dhuna fare nuk ndihmon në tejkalimin e situatës së krijuar. U bëj thirrje forcave të sigurisë që të...

MPJ për Kozias: Greqia nuk duhet të ketë frikë, irredentizmi nuk është veçori e Maqedonisë

Nuk ka nevojë Greqia të ketë frikë për ndonjë irredentizëm maqedonas, reagojnë sot nga Ministria e jashtme, pas deklaratës së shefit të diplomacisë greke, Nikos Kozias se në kontestin e emrit problem paraqesin tendencat irredentiste që vendi i tregon në kërkesat për emrin e Maqedonisë. “Theksimi i këtij perceptimi është në funksion të shpërqendrimit të fokusit nga pengesat reale të...

MPJ: Deklaratat me retorikë nxitëse nuk janë në frymën e vlerave evropiane

Pas deklaratës së deputetes shqiptare të PDIU-së, Mesila Doda, e cila në një paraqitje e quajti Maqedoninë, Ilirida, ka reaguar Ministria e Jashtme e Maqedonisë përmes një komunikate ku e dënon retorikën e Dodës dhe e cilëson si ofenduese. “MPJ e Republikës së Maqedonisë i dënon paraqitjet publike me retorikë ofenduese dhe nxitëse të personave publik të Republikës së Shqipërisë,...

MPJ e Shqipërisë: Të gjithë të qëndrojnë të qetë dhe të ndalojë retorika anti- shqiptare

“Ministria e jashtme e Shqipërisë ndjen keqardhje dhe dënon sulmin ndaj Muzeut të alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, që po ndodh në këtë ditë të rëndësishme për gjuhën shqipe dhe shqiptarët”, thuhet në reagimin e MPJ-së së Shqipërisë, njofton korrespondentja e “Meta” nga Tirana. Prej atje kërkojnë autoritetet maqedonase të hetojnë këtë akt vandal dhe t’i dënojnë autorët. “Sulmi ndaj...

SHBA për deklaratat e Rorabaker: Mbështesim integritetin territorial të Maqedonisë

“Shtetet e Bashkuara pranojnë dhe mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të R. së Maqedonisë dhe ky pozicioni nuk ka ndryshuar”. Këtë e ka deklaruar për “Zërin e Amerikës” në gjuhën shqipe një zyrtarë i lartë i paemëruar i Departamentit shtetëror amerikan lidhur me deklaratën e kongresmenit republikan Dana Rorabaker. Deklarata është thuajse identike me deklaratën që javën e kaluar e...

MPJ: Politikanët e rajonit të mos involvohen në çështjet e brendshme të Maqedonisë

Ministria e punëve të jashtme sot porositi politikanët e vendeve të rajonit që të fokusohen në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të tyre, në vend që të involvohen në çështjet e brendshme të Maqedonisë. “Do të përkujtojmë se Maqedonia ka përfaqësues të zgjedhur nga qytetarët. Ata janë faktorët e vetëm legjitim në vendimmarrje. Do të ishte mirë konceptin e Maqedonisë...

MPJ për “Meta”: Daciq ka frikë që fluksin e shovinizmit t’i drejtoj kah fuqitë e mëdha

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daciq ka frikë që fluksin e shovinizmit ta shpreh drejt fuqive të mëdha që e pranuan Kosovën, dhe për këtë konfrontohet me vendet më të vogla të Evropës, thonë për “Meta” nga Ministria e jashtme e Maqedonisë, pas deklaratës së fundit të shefit të diplomacisë serbe, ku pyetet pse Maqedonia është anëtare në organizatat...

Daciq: Nëse ju ofendon IRJM, pse qëndroni në KB, BE, OSBE dhe Këshillin e Evropës?

Për Serbinë është ofenduese përdorimi i referencës “Republika e Kosovës”, deklaroi sot shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daciq, lidhur me kërkesën e MPJ-së së Maqedonisë që mos të përdoret referenca IRJM, pasi është ofenduese. “Ne kërkojmë raport korrekt dypalësh. Nëse tashmë protestojnë për shkak të llogarisë në pikën doganore, çfarë duhet të bëjmë ne për pranimin e tyre të Kosovës...

Prej nesër Serbia fshin IRJM nga pikat e pagesës, thonë për “Meta” nga “Putevi Srbie”

Maqedonia tashmë një muaj figuron me referencën IRJM në llogaritë e pikave të doganave në Serbi, njoftuan për “Meta” nga ndërmarrja publike serbe “Putevi Srbie”. “Lidhur me kërkesën Tuaj, lidhur me referencën në llogaritë e pikave të pagesës nga autostrada në Preshevë, Ju njoftojmë se sistemi i pagesave në këtë aks rrugor është lëshuar në përdorim para një muaji dhe...

MPJ kërkon Beogradi urgjentisht të heq referencën IRJM nga llogaritë e pikave pagesore

Ministria e jashtme e Maqedonisë ka kërkuar nga autoritetet e Beogradit urgjentisht të ndërrojnë referencën e shtetit tonë nëpër llogaritë fiskale të pikave pagesore në Serbi, njoftojnë nga MPJ. “Ministria e jashtme e RM-së përmes rrugës diplomatike kërkon korrigjim urgjent për ndërrimin e Republikës së Maqedonisë nga organet shtetërore të Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftimin që vjen si rezultat...

Daciq qetëson “gjakrat”: Miqësia duhet të respektohet edhe në Shkup edhe në Beograd

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daciq sot deklaroi se pajtohet me qëndrimet e MPJ-së maqedonase se nuk duhet të prishen miqësitë mes Serbisë dhe Maqedonisë dhe shtoi se kjo duhet të vlej edhe në Beograd edhe në Shkup, njofton korrespondenti i “Meta” nga Beogradi. Lidhur me reagimin e MPJ-së së Maqedonisë ndaj deklaratës së tij se Serbia ka gabuar që...

MPJ deri tek Daciq: Të mos prishet miqësia mes qytetarëve të Serbisë dhe Maqedonisë

Politikanët duhet t’i thellojnë raportet miqësore që ekzistojnë mes qytetarëve të Serbisë dhe Maqedonisë e jo të prishin miqësinë e ndërsjellë, reagojnë nga Ministria e jashtme e Maqedonisë, pas deklaratës së shefit të diplomacisë serbe Ivica Daciq, se Beogradi zyrtar ka bërë gabim historik duke e pranuar Maqedoninë nën emrin kushtetues sepse Maqedonia ka pranuar Kosovën dhe ka mbështetur...

OSBE/ ODIHR do t’i ndjek zgjedhjet me më shumë se 300 vëzhgues

Zyra e misionit të OSBE-së për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut (ODIHR) sot zyrtarisht filloi mision vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit. Misioni përbëhet nga ekipi kryesor prej 14 ekspertëve dhe 20 vëzhgues afatgjatë, që do të sistemohen në vend në ekipe me nga dy, duke filluar nga 9 nëntori. ODIHR do të kërkoj nga vendet- anëtare...

MPJ: Bullgaria t’i respektoj procedurat ndërkombëtare për vendosjen e përmendoreve

Nderimi i viktimave nga konfliktet në rajonin tonë është pjesë e kulturës së pajtimit dhe para se gjithash paraqet gjest human, njoftojnë nga Ministria e jashtme e RM-së dhe shtojnë se pllaka në Kajmakçalan është vendosur ilegalisht. "Presim nga miqtë tanë të R. së Bullgarisë që t'i respektojnë procedurat e pranuara ndërkombëtare për vendosjen e pllakave. Gjithashtu, presim institucionet t'i...

Çfarë kërkoi MPJ nga të huajt për vërshimet: Automjete xhip, kamionë, çizme gome…

Ministria e jashtme deri tek ambasadat në Shkup më 9 gusht dërgoi shkresë në të cilën kërkohet ndihma financiare dhe ofrohet listë me prodhime që nevojiten për ballafaqimin me pasojat nga vërshimet. "Ministria dërgon listë preliminare me mjete konkrete të nevojshme, që mund të dërgohen ashtu siç zhvillohet situata", thuhet në shkresën të cilën e siguroi "Meta" dhe shtohet se...

MPJ: Shtetasit e Maqedonisë në Turqi janë të sigurt

Qytetarët maqedonas që për momentin janë në Turqi janë të sigurt dhe tani për tani nuk ka të lënduar apo viktima, njoftojnë nga Ministria e jashtme. Ministri i jashtëm Nikolla Poposki ka zhvilluar bisedë telefonike me kolegun turk Mevlut Çavushoglu i cili e ka siguruar se autoritetet turke punojnë për normalizimin e gjendjes dhe se së shpejti do të evitohen...

MPJ: Qytetarët maqedonas në Turqi të qëndrojnë nëpër vende të sigurta

Ministria e jashtme njoftoi se vazhdimisht ndjek situatën në Turqi dhe është në kontakt të pandërprerë me ambasadën e R. së Maqedonisë në Ankara dhe konsulatin e përgjithshëm në Stamboll. Nga MPJ i njoftojnë të gjithë qytetarët maqedonas që gjenden në këtë moment në Turqi që të qëndrojnë nëpër lokacione të sigurta, të mos largohen nga hotelet dhe vendet ku...

MPJ: Nuk ka informacione për maqedonas të lënduar apo të vrarë në Nica

Nga Ministria e jashtme njoftojnë se deri më tani nuk ka informacione për maqedonas të lënduar apo të vrarë në sulmet në Nica të Francës. Nga MPJ thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm me organet kompetente të Francës ndërsa për çdo problem qytetarët maqedonas në Francë duhet të drejtohen në ambasadën e Maqedonisë në Paris. MPJ shpreh ngushëllimet e thella...

MPJ nuk ka të dhëna për shtetas të lënduar maqedonas në Stamboll

Ministria e jashtme e Maqedonisë nuk ka informacione për shtetas të lënduar maqedonas në sulmin terrorist në aeroportin "Ataturk" në Stamboll ku jetën humbën 36 ndërsa të lënduar rezultojnë 147 persona. Nga MPJ thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën maqedonase në Ankara dhe konsulatin e Stambollit si dhe autoritetet turke. Avioni i kompanisë turke "Turkish Airlines" që mbrëmë...

MPJ i dorëzoi notë ambasadorit grek

MPJ-ja e Maqedonisë sot dërgoi notë deri në Zyrën për lidhje të Greqisë në Shkup si përgjigje ndaj demarshit të djeshëm verbal nga ana e shefit të Zyrës, ambasadorit Teoharis Lalakos. “Forcat e sigurisë gjatë incidenteve të djeshme kanë vepruar me përgjegjësi të plotë dhe profesionalizëm ku janë kundër- përgjigjur ndaj tentimeve agresive të një grupi më të madh të...