fbpx
Tag: Moti

tag: moti

Papa shpreh ngushëllime për viktimat e vërshimeve

Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze kumtoi se papa Françesku përmes sekretarit shtetëror, kardinalit Pjetro Parolin i dërgoi urim peshkopit të Shkupit, Kiro Stojanov, me të cilin shpreh ngushëllim për të pësuarit nga fatkeqësia atmosferike, e cila para disa ditëve ndodhi në Shkup dhe në vendbanimet përreth. Në telegram thuhet se hirësia e tij dërgon urimin e...

Ekspertët e BE-së filluan me vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Ekipi ekspertësh nga BE ka filluar të bëj vlerësimin e dëmeve nga moti që të shtunën goditi Shkupin dhe rrethinë, njoftoi sot euro- ambasadori i BE-së në vend, Aivo Orav. Ekspertët janë dërguar pasi Maqedonia mbrëmë ka aktivizuar Mekanizmin e BE-së për mbrojtje civile.   https://twitter.com/AmbassadorEU/status/763000063480193024 Ekipi krahas vlerësimit të dëmeve, duhet t'u jep rekomandime autoriteteve për mbrojtje civile në nivel nacional dhe...

Katastrofë në Hasanbeg pas vërshimeve: Kërcejnë nga ballkoni që të shpëtojnë

Automjeti i Ndihmës së shpejtë nxori një grua të moshës së mesme nga shtëpia e saj në Hasanbeg, e cila siç tregon familja e saj, në përpjekje që ta evitoj vërshimin, patjetër e ka pasur të kërcej nga ballkoni i katit të parë. Fqinjët thonë se gjendja në rrugën "Alija Avdoviq" ka qenë më trishtuese. Të vërshuara janë të gjitha...

Pesëmbëdhjetë të vdekur është bilanci i vërshimeve të djeshme në Shkup

Të paktën 15 persona kanë gjetur vdekjen në vërshimet e mëdha që dje përfshinë Shkup, njoftojnë për “Meta” nga MPB. Prej atje thonë se këto janë të dhënat e deritanishme jo- zyrtare për viktimat. Sipas kësaj Ministrie, të gjithë viktimat janë nga pjesa verilindore të Shkupit në Stajkovcë dhe rrethinë, zona që u goditën nga vërshimet e djeshme. Nga MPB me...

Moti sot i ftohtë dhe me diell

Moti do të jetë kryesisht me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura do të lëviz prej katër deri dhjetë gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri shtatë gradë Celsius. Tre minuta pas mesnate mbrëmë në hemisferën veriore të Tokës filloi dimri, ndërsa njëkohësisht në hemisferën jugore filloi vera. Dimri...

(FOTO) Ohri në dhjetorë me plus 15 gradë

Moti i mirë, me temperaturë të pazakontë për këtë periudhë të vitit, deri më 15gradë, sot mashtroi shumë banorë të Ohrit duke dalë në shëtitje buzë liqenit. U gjallëruan edhe tarracat e restoranteve dhe kafenetë, që është provokim shtese për mysafirët e Vitit të Ri , të cilët planifikojnë këtu të kalojnë fundjavën e festave. Në bukuritë që i krijon...

Pasdite me shi

Sot në Maqedoni, do të jetë me vranësira, me shira të kohë pas kobshme. Në orët e pasdites, në rajone të caktuara do shirat do të jenë më të rrëmbyeshëm, madje diku mund të arrijnë 30 litra në metër katror. Do të fryjë edhe erë e lehtë nga juglindja. Temperatura do të sillet prej 6 deri 14 gradë Celsius. Në...