fbpx
Tag: Mediumet

tag: mediumet

Trupi ad- hok për gjysmë mandati: Ashtu siç afrohen zgjedhjet, aq më shumë vështirësohet informimi

Përkeqësohet informimi i mediumeve pas periudhës së pestë, nga gjithsej dhjetë, të cilat Agjencia për shërbime audio dhe audio- vizuale i ka në vëzhgim deri në zgjedhjet e 11 dhjetorit.  Në gjysmë mandati, një pjesë e anëtarëve thonë se në vend që të ketë përmirësim, disa media e kanë përkeqësuar informimin. Një lajm i mirë është se anëtarët i morën...

Marrëveshja e Përzhinos në “aparate për frymëmarrje artificiale”

Partitë pjesëmarrëse në bisedimet për mediumet nuk kanë ide se çfarë do të ndodh më tutje pasi mbrëmë dështoi tentimi i fundit për dalje nga kriza në këtë sferë. Informacioni i “Netpres” se sot përsëri do të vazhdojnë bisedimet për mediumet, tregon se ndoshta procesi nuk është i dështuar plotësisht. Nga LSDM thonë se informacioni i këtillë është spekulim dhe nuk...

Dështojnë bisedimet për mediat- partitë nuk arrijnë marrëveshje

Ndërmjetësi belg Piter Vanhaute vonë mbrëma konfirmoi se partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos nuk kanë arritur marrëveshje lidhur me rregullimin e mediumeve. “Negociojmë në mënyrë intensive dhe atë që mund ta them është se për momentin nuk kemi marrëveshje” tha Vanhaute. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se kush është fajtor për dështimin e bisedimeve, Vanhaute tha se në...

Grupet e punës për mediumet edhe më tej s’mund të arrijnë progres

Nuk dihet nëse sot do të vazhdojnë bisedimet e grupeve të punës të partive politike, nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos lidhur me mediumet, pasi edhe takimi i fundit të enjten e kaluar kaloi pa përafrim të qëndrimeve. Tani për tani, sipas informacioneve partiake, ndërmjetësi belg Piter Vanhoute nuk ka caktuar takim. Bisedimet kanë ngecur prej të premten pasi në takimet...

Propozimi i LSDM-së për mediumet është i papranueshëm për VMRO DPMNE-në dhe BDI-në

Bisedimet e grupeve të punës mes partive politike pritet të vazhdojnë edhe sot, kur negociatorët duhet të deklarohen për propozim- ligjin për mediumet, që e dorëzoi LSDM. Sipas asaj që shkruajnë mediumet pro- qeveritare , ligji i tillë nuk është i pranueshëm për VMRO DPMNE-në dhe BDI-në. LSDM dje deri te partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos dorëzoi propozim- ligjin...

SHGM dhe SPGPM insistojnë partitë politike të pranojnë propozimin e Vanhoute

Nesër partitë politike do të vazhdojnë me bisedimet lidhur me reformat në mediume, kështu që i bëjmë thirrje BE-së dhe SHBA-së të këmbëngulim te biseduesit që të pranojnë propozimin e ndërmjetësit belg Piter Vanhoute, theksoi në konferencën e sotme për shtyp kryetari i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani. Sipas tij, ky propozim është zgjidhja më e mirë sepse...

Kiracovski: “Sitel”, “Kanal 5” dhe “Alfa” nga Gruevski kanë marrë 13 milion euro për tre vite

Nikolla Gruevski ka korruptuar televizionet “Sitel”, “Kanal 5” dhe “Alfa” me para të popullit. Në tre vitet e fundit, në këto televizione kanë përfunduar 13 milion euro”, publikoi sot zv- ministri plotësuses i shoqërisë informatike dhe administratës, Aleksandar Kiracovski. Sipas të dhënave që i zbardhi Kiracovski, televizioni “Sitel” ka marrë më shumë se 5 milion euro, në “Kanal 5” kanë...

Vanhoute: Vendimi njëanësh që të shkohet në zgjedhje shkatërroi besimin në proces

Nuk besoj se partitë duan më tej të punojnë bashkë dhe të tentojnë së bashku t’i arrijnë qëllimet, deklaroi ndërmjetësi belg në bisedimet rreth Marëveshjes së Përzhinos, Piter Vanhoute para takimit të sotëm të grupeve të punës në Klubin e deputetëve, që filloi prej orës 18. Si arsye kryesore për gjendjen e këtillë, Vanhoute theksoi datën e zgjedhjeve gjegjësisht “vendimin...

Vanhoute është optimist se sot do të zgjidhen edhe dy pikët e ngelura nga Marrëveshja

Ndërmjetësi belg Piter Vanhoute para takimit të sotëm të grupit të punës në Klubin e deputetëve, tha se është optimist dhe se shpreson se sot do të zgjidhen dy çështjet e ngelura nga Marrëveshja e Përzhinos. Ai tha se sot do të bisedohet për dy problemet gjegjësisht për mediumet dhe për metodologjinë e pastrimit të listës së zgjedhësve. “Pres sot të...

Zaev: Në zgjedhje vetëm me garanci nga KSHZ dhe Han

Zgjedhje më 24 prill të vitit të ardhshëm do të ketë vetëm nëse ka garanci se ato do të jenë korrekte dhe demokratike, deklaroi për “Meta”, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Sipas tij, garanci të forta se janë plotësuar kushtet për zgjedhje demokratike duhet të jep edhe KSHZ. Ai shton se vetëm ajo ky komision është kompetent që të shpjegon se...

Selmani: Bisedimet për mediumet janë bllokuar me faj të pushtetit

Nuk e dimë nëse bisedimet për mediumet do të vazhdojnë. Unë sinqerisht prisja një raport të këtillë nga pushteti sepse mendoj se për ta mediumet janë instrument i rëndësishëm në mbajtjen e pushtetit, sesa të themi prokurori apo heqja dorë nga disa poste ministrore sepse sistemi i qeverisjes së kësaj garniture qeveritare është i tillë ku pa mediume nuk...

Liderët sot pritet të zhbllokojnë Marrëveshjen e Përzhinos

Liderët e katër partive më të mëdha VMRO DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH sot duhet të takohen për përmbushjen e Marrëveshjes së Përzhinos. Sipas paralajmërimeve të partive, pritet liderët të bisedojnë për çështjet e bllokuara, që dalin nga Marrëveshja e Përzhinos. Emërimi i tre ekspertëve, anëtarë të KSHZ-së dhe reformat mediale duhet të jenë në fokusin e bisedimeve të sotme të...

VMRO DPMNE kërkon shoqatat e gazetarëve të dërgojnë propozime për Ligjin e mediumeve

VMRO DPMNE sot iu bëri thirrje SHGM-së, AMG, SPGM, Agjencia e mediumeve dhe të gjitha organizatat sportive, kulturore, fetare e tjerë që përfshihen në Ligjin e mediumeve të dorëzojnë propozim deri tek ta që të mund kjo parti vërejtjet t’i vendos në tryezë në Klubin e deputetëve para aktorëve tjerë të Marrëveshjes së Përzhinos. Sipas Ilija Dimovskit anëtarit të grupit...

VMRO DPMNE braktis bisedimet për mediumet, Vanhaute pret të kthehen

VMRO DPMNE-ja ka braktisur bisedimet për mediat për shkak të mospajtimeve me  shumicën e propozimeve të shpalosura nga ndërmjetësi Piter Vanhojte. Lajmin e ka kumtuar opozitarja LSDM e cila ka akuzuar se VMRO po vazhdon të mos respektoj detyrimet e marrëveshjes politike. Nga LSDM thonë se kjo është strategji e njohur nga VMRO DPMNE për evitimin e obligimeve të Marrëveshjes...

Vanhaute prezantoi propozim-ligjin për Agjencinë e mediumeve

Ndërmejtësuesi Piter Vanhaute sot në takim me gazetarët dhe organizatat mediale prezantoi propozim të bashkësisë ndërkombëtare për ndryshime të Ligjit për organizata audio dhe mediale audiovizuale. Bisedimet midis përfaqësuesve të partive politike pjesë të Grupit të punës për reformat në media, sipas tij, po zhvillohen shumë ngadalë, por megjithatë ai thotë se po vazhdojnë dhe se është e mundur...

“Telma”: Nuk ju kemi bashkëngjitur “Alfa-s”, “Kanal 5”, Siteli-it” dhe Alsat-it” sepse ende kemi negociata

Vlerësuam se nuk duhet t’i përfshihemi protestës së televizioneve nacionale sepse zyrtarisht ende po zhvillohen bisedime dhe shpresojmë ndryshimet në ligj do të jenë të volitshme për mediumet- është përgjigja e drejtorit dhe kryeredaktorit të televizionit “Telma”, Atanas Kirovski, në pyeten pse ky medium nuk qëndron pas njoftimit të Asociacionit të mediumeve elektronike. Ndërkaq, “Telma” nuk është firmosur në...

Popovski: Rezultati do të dëshmoj kush ka qenë për demokraci

Në një moment të këtillë kur jemi cak i sulmeve, ne do të jemi korrekt dhe nuk do të japim të dhëna për atë se çfarë flitet në grupet e punës. Rezultati do të tregojë kush ka qenë në të drejtë, kush është pro demokracisë dhe kush jo” tha Robert Popovski, kryetar i grupit të punës të LSDM-së, për...

Van Hojte njoftoi se po diskutohet për mediumet

Ndërmjetësi belg, Piter van Hojte publikoi për mediumet njoftimin me titull “Progresi në bisedimet për mediumet”. Ai thotë se në takimin e sotëm të grupeve të punës diskutohet për Ligjin e shërbimeve audio dhe audio- vizuale, më konkretisht për rolin dhe funksionin e Agjencisë. “Ndërmjetësi Vanhojte rregullisht ka mbajtur takime këshilluese me palët ku ata parashtronin qëndrimet dhe pikëpamjet e tyre,...

Shilegov: Pas mediumeve, do të bisedohet për gjykatat

Pasi të përfundojnë bisedimet e grupeve të punës për zgjidhjen e problemeve të mediumeve, partitë politike do të fillojnë bisedime për gjykatat, tha Petre Shilegov në konferencën e sotme para Qeverisë në pyetjen e gazetarëve. “Zgjedhja e kryetarëve të gjykatave sot vetëm flet për hipokrizinë e VMRO DPMNE-së në fazën e bisedimeve dhe negociatat për tejkalimin e krizës politike. Sot...

Gazetarët fishkëllyen negociatorët

Një pjesë e gazetarëve protestuan sot para Klubit të deputetëve që të jenë të përfshirë në bisedimet e grupeve të punës, që firmosën Marrëveshjen e Përzhinos. Me thirrje të SHGM, LSMP dhe AMM rreth 50 gazetar gjysmë ore bllokuan hyrjen e Klubit të deputetëve dhe treguan revoltën e tyre duke fishkëllyer anëtarët e grupeve të punës. Nuk dihet nëse nën presionin...