fbpx
Tag: Marrëveshja e Përzhinës

tag: Marrëveshja e Përzhinës

Mogerini- Xhaferi: Roli i kryetarit të Kuvendit duhet të jetë mbi interesat partiake dhe etnike

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri pranë BE-së, Federike Mogerini, sot pasdite është takuar me kryetarin e porsazgjedhur të Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi, në suazat e vizitës së tij zyrtare në Bruksel. Mogerini, siç njoftojnë nga kabineti i saj, ka përshëndetur zgjedhjen e Xhaferi për kryetari kuvendi dhe ka theksuar se është rol që duhet të...

Han dhe treshja evropiane të martën vjen në Maqedoni, konfirmon Kocijançiq

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han të martën do të udhëtoj në Shkup, së bashku me tre euro- deputetët Eduard Kukan, Ivo Uajgl dhe Knut Flekenshtajn, konfirmoi sot zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq. “Siç mund të shihni në agjendë, komisari Han të martën më 21 mars do të udhëtoj në Shkup, së bashku me tre euro- deputetët...

Zhbogar: Në Bruksel ka interes të madh për ngjarjet në Maqedoni

Euro- ambasadori Samuel Zhgobar sot në Valandovë deklaroi se Marrëveshja e Përzhinës ka sjellë zgjidhje, por se ende ka çështje që duhet të zbatohen. “Nëse i referohemi Marrëveshjes së Përzhinës, do të shohim se ajo ishte një proces i mundimshëm, por solli vendim. Prej saj ende duhet të plotësohen çështje të caktuara, para se gjithash prioritetet reformuese. Shpresojmë që qeveria...

Bejli: Ka tensione, ka ndarje, por është e rëndësishme të funksionojnë institucionet

Dialogu ndërpartiak i paraprirë nga zhvillimi demokracisë për një Qeveri sa më stabile paraqet mënyrën e tejkalimit të kësaj krize politike, kështu bëri të ditur Xhes Bejli në një ngjarje sot në Shkup, njofton. “Ne kemi folur për këtë çështje disa herë dhe se duhet e ndërmerret vendim sa më i shpejtë të nxitur nga dialogu për të tejkaluar situatën...

Ambasada e SHBA-së: E ndjekim procesin e formimit dhe do të punojmë me qeverinë e ardhshme

Ambasada e SHBA-së në vend po vëzhgon procesin e formimit të qeverisë së re dhe pret, pas formimit, të bashkëpunoj me të, lidhur me progresin e vendit drejt proceseve euro- atlantike, thonë nga ambasada. “Shpresojmë të punojmë së bashku me Qeverinë e Maqedonise, pasi që ajo të jetë formuar, për të avancuar integrimet euro-atlantike, nëpermjet implementimit të reformave të marrëveshjes...

Kocijançiq: Prej afër do t’i ndjekim zgjedhjet pasi ato janë mundësi për fillim të ri

Bashkimi Evropian nga afër do t’i ndjekë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që të dielën do të mbahen në Republikën e Maqedonisë, ndërsa me reagimin e tij për mbajtjen e tyre pret të dalë të dielën pasdite, pasi me vlerësim fillestar do të dalin vëzhguesit ndërkombëtarë, kumtoi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç “Siç deri më tani shumë herë kemi...

Njëqind ditët e dorëheqjes së ish kryeministrit Gruevskit u bënë një vit i plotë

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski është në dorëheqje nga posti i kryeministrit tanimë 322 ditë, në vend 100 siç parashihet me Marrëveshjen e Përzhinës. Gruevski në maj të vitit të kaluar në intervistë për televizionin “Sitel” ishte i prerë se as nuk do të jep dorëheqje e as nuk do të pranoj formimin e qeverisë kalimtare sepse, sipas tij,...

“Civil” kërkon partitë t’i njoftojnë burimet e financimit të fushatave

Nga "Civil" theksojnë se në Maqedoni po zhvillohet fushatë shumë e shtrenjtë parazgjedhore ndërsa partitë politike nuk ofrojnë të dhëna për burimet e financimit. "Zhvillohet fushatë e shtrenjtë, jo- transparente, askush nuk e din se prej ku vijnë paratë për fushatat. Ne tentuam t'u dërgojmë kërkesë të gjitha partive, që të tregojnë burimin e financimit. Për fat të keq, nga...

Dy vite nga protesta “historike” studentore që zgjoi qytetarët dhe pushtetin

Para dy viteve në po këtë ditë, 17 nëntor, studentët mbajtën protestën e parë studentore që organizoi organizata joformale studentore, “Plenumi Studentor”. Studentët ishin të indinjuar që Ministria e arsimit donte të vendos provim shtetëror gjegjësisht testim ekstern nëpër fakultete. Disa mijëra studentë para saktë dy viteve u tubuan para universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” dhe filluan marshin nën moton...

Kukan për “Meta”: PSP në mënyrë të pavarur ta kryej punën në mandatin e paraparë

Raportuesit e Maqedonisë, në përbërje të ndryshuar me Knut Flekenshtajn, në vendin e Riçard Houit, me kujdes ndjekin zhvillimet në vend që çojnë drejt zgjedhjeve dhe tani për tani nuk ka zhvillim të skenareve tjerë, vlerësoi për “Meta” raportuesi i Maqedonisë në PE, Eduard Kukan. “PSP duhet të jetë e pavarur në kryerjen e punës. Kishte kritika të ndara për...

Të huajt njëzëri paralajmërojnë: Mos bëni pengesë në rrugën e PSP-së

  Komuniteti ndërkombëtar që ndërmjetësonte në arritjen e Marrëveshjes së Përzhinës, pas obstruksioneve që i bëhen PSP-së në DSK, thekson se Katica Janeva duhet ta ketë mbështetjen e të gjitha institucioneve gjatë zbatimit të hetimeve të plota dhe të pavarura. Garantuesit e Marrëveshjes së Përzhinës në reagime të ndara pas ngjarjeve të djeshme, kujtojnë se zgjidhja e krizës politike është kyçe...

Han: Zgjedhjet më dhjetor janë hap i mirë, por është vetëm fillimi

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han para vizitës së djeshme  të Maqedonisë, deklaroi se është “e rëndësishme që kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve janë plotësuar”. Siç njoftojnë nga KE, synimi kryesor i vizitës së Han është që të bëhet shqyrtim i ngjarjeve politike dhe të diskutohet për hapat e ardhshëm, përfshirë edhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme...

Veljanovski ka 10 ditë pune për ta vendosur nismën për shpërndarje në rend dite

Dhjetë ditë pune ka kryetari Trajko Veljanovski që të thirr seancë dhe ta vendos në rend dite kërkesën për shpërndarjen e Kuvendit. Sot në mëngjes, grupi i deputetëve LSDM dhe deputeti Pavle Trajanov dorëzuan kërkesë për shpërndarjen e Kuvendit. Koordinatori i LSDM-së, Goran Sugarevski tha se në interes të zgjidhjes së krizës politike, partia e tyre dëshiron të tregon se...

Buxheti do të anuloj shpërndarjen e Kuvendit

Kuvendi megjithatë nuk do të shpërndahet më 12 tetor, por në një datë tjetër, por më së voni deri datën 27 të këtij muaji, mësojmë nga burimet parlamentare. Arsyeja e parë është se debati parlamentar për buxhetin e vitit 2017 ende nuk ka përfunduar. Dokumenti ende po shqyrtohet nëpër komisionet parlamentare ndërsa tek tani duhet të vendose në rend dite...

Han dhe ambasadorët evropian Houit, Uajgl dhe Kukan në Strasburg kanë biseduar për Maqedoninë

Komisari evropiane i zgjerimit, Johanes Han sot në Strasburg është takuar me treshen evropian Riçard Houit, Ivo Uajgl dhe Eduark Kukan, me të cilët ka biseduar për gjendjen politike në Maqedoni. Ai pas takimit, në profilin e tij në Twitter përsëriti nevojën për zgjedhje të besueshme. "Strasburg: Bisedë e mirë me Houit, Uajgl dhe Kukan për zhvillimin e bisedimeve në Shkup....

Çfarë kërkuan të huajt për zgjedhjet dhe pas tyre?

Me mbajtjen e zgjedhjeve nuk do të thotë se mbaron procesin i domosdoshëm reformues në Maqedoni- shprehen kategorikisht përfaqësuesit e huaj në vend pas Marrëveshjes së Përzhinës i cili u realizuar duke miratuar edhe pikat e fundit. Kryesisht kërkohen që të plotësohen procese urgjente reformuese, PSP të funksionoj pa pengesa, të gjitha partitë të respektojnë procesin zgjedhor, pas zgjedhjeve të...

Afatet parazgjedhore: Çfarë na pret deri në zgjedhjet e 11 dhjetorit?

Zgjedhjet që deri më tani u anuluan dy herë, kësaj radhe do të mbahen më 11 dhjetor. Këtë para dy ditëve e arritën liderët e katër partive. Nëse partitë nuk ndërrojnë mendje dhe sërish i anulojnë zgjedhjet, ja afatet e Kodit zgjedhor që duhet të respektohen: 2 shtator (sot) – Ministrat dhe zv- ministrat e LSDM-së zyrtarisht do të emërohen për anëtarë të...

Zgjedhjet e parakohshme më 11 dhjetor, qeveria e parakohshme të premten

Liderët e katërve partive politike në vend arritën marrëveshje që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 11 dhjetor. Liderët të kënaqur nga plotësimi i kushteve thonë se rrethanat për zgjedhje korrekte dhe të lira janë përmbushur. Të kënaqur nga marrëveshja janë edhe përfaqësuesit e huaj gjegjësisht ambasadori amerikan në vend Xhes Bejli dhe përfaqësuesi i BE-së, Lukash Holub. Gruevski,...

Do të ketë takim liderësh: Afatet pjesërisht të kaluara, pasiguria tërësisht prezente

Partitë politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinës nuk kanë përmbushur gjitha afatet e parapara me marrëveshjen që arritën më 20 korrik, para mbajtjes së takimit të liderëve në të cilën duhet të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Marrëveshja është ngatërruar në formimin e trupit ad- hok për rregullimin e mediave në periudhën parazgjedhore, kompletimi i së...

Bejli: Marrëveshja e Përzhinës nuk ka ngecur

Marrëveshja e Përzhinës nuk ka ngecur ndërsa liderët politik javën e ardhshëm duhet të marrin vendim për datën e zgjedhjeve, u përgjigj në pyetjen e gazetarëve sot në Ohër ambasadori amerikan në vend, Xhes Bejli. “Nuk mendoj se ka ngecur Marrëveshja e Përzhinës. Ne më 20 korrik kishim bisedime se si gjërat të shkojnë përpara. Liderët politike u dakorduan që...