fbpx
Tag: LSDM

tag: LSDM

LSDM: Disa kriminel nuk do ta përcaktojnë ardhmërinë e fëmijëve tanë

VMRO DPMNE patjetër të gjej arsye të shëndoshë dhe të pranoj se është opozitë. Kryesia kriminale e VMRO DPMNE-së nuk mund t’i mbaj peng qytetarët e Maqedonisë. Në VMRO DPMNE ka njerëz që e dinë se kriminelët në partinë e tyre e cenojnë ardhmen edhe të fëmijëve të tyre dhe ata e kanë për obligim të veprojnë me arsye,...

Seanca vazhdon të hënën, propozimi i LSDM-së nuk u gjet në rend dite

Pa debat thelbësor dhe me shumë vërejtje procedurale, përfundoi vazhdimi i sotëm i nëntë i seancës konstituive të Kuvendit të Maqedonisë për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për emërim dhe mandat dhe emërimin e kryetarit të Parlamentit. Kryesuesi me seancën, ish kryetrari i Kuvendit Trajko Veljanovski, nuk e vendosi në votim propozimin e LSDM-së që të kalohet në...

LSDM kërkon mbështetjen e 10 deputetëve për emërimin e kryetarit të Kuvendit

Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski në vazhdimin e sotëm të nëntë të seancës konstituive kërkoi mbështetjen nga 10 deputetë që të votohet për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Sipas Spasovskit, është e qartë se ky debat do të përdoret për zvarritjen dhe bllokimin e Kuvendit. Ilija Dimovs nga VMRO DPMNE tha se diskutimi për këtë pikë duhet të vazhdoj derisa të...

Shumica e deputetëve të LSDM-së dhe koalicioni u larguan nga “seanca e kërdisë”

“Thuajse të gjithë deputetët e LSDM-së dhe koalicionit kanë lëshuar vazhdimin e tetë të seancës konstituive të Kuvendit sepse, siç thonë, aty flitet çdo gjë përveç pikave të rendit të ditës. Në seancën ngelën disa nga 49 deputetë të Koalicionit të LSDM-së, mes të cilëve edhe kreu i partisë, Zoran Zaev. Largimin nga seanca e paralajmëroi deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski...

LSDM: Patjetër të mbisundojë arsyeja e shëndoshë në vend të naftës së Mijalkovit

Gjorge Ivanov të mundësojë kalim të qetë të pushtetit, në vend që të mbroj kriminel, thuhet në njoftimin e sotëm të LSDM-së, prej ku thonë se është vërtetuar “skenari i Ivanovit dhe Nikola Gruevskit për bllokimin e proceseve demokratike, për shkak të interesave kriminele”. “Arsyeja e shëndoshë patjetër të jetë mbi naftën e Mijalkovit. Dëgjuan qytetarët se gjashtë milionë euro...

LSDM: Evropa e sheh se Ivanov nuk sillet në mënyrë demokratike dhe arsye të shëndoshë

Evropa dhe bota e sheh se sjellja e Gjorge Ivanov nuk bazohet në parimet demokratike dhe arsyen e shëndoshë dhe për këtë i këtillë është mesazhi i liderëve të BE, që në Maqedoni e solli kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, thuhet në reagimin e LSDM pas konferencës së përbashkët të Ivanov dhe Tusk. “Gjorge Ivanov nuk guxon të mbroj...

Gjorçev: Deklaratat e Bushatit dhe Ramës godasin sovranitetin tonë

“Opinioni në Maqedoni çdo ditë është dëshmitarë i deklaratave që godasin çështjet e brendshme dhe sovranitetin e vendit. Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati rekomandon që Platforma e Tiranës të futet, të vendoset dhe të bëhet pjesë përbërëse e Kushtetutës së RM-së ndërsa kryeministri shqiptar, Edi Rama pa regjistrim përmend numra prej 35% popullatë shqiptare në Maqedoni”, reaguan...

Të gjitha parashtesat e Maqedonisë, kush i përdor e kush i sforcon?

“Unitare”, “federale”, “kantonale”, “e përbashkët”, “e vetme”, “konfederate”, “multietnike”. Këto janë termet dhe mbiemrat që dominojnë në narrativin e partive politike për Maqedoninë në periudhën para dhe pas zgjedhore dhe gjatë krizës politike. Pjesa më e madhe e këtyre termeve, të gjitha partitë politike, liderët dhe përfaqësuesit e tyre njëjtë i përdorin në paraqitjet e tyre publike, nëpër intervista, njoftimet...

VMRO DPMNE: Edi Rama vazhdon me nënçmimin e popullit maqedonas

“Luajtja dhe tregtia me interesat më të larta shtetërore dhe nacionale rrit apetitet e strukturave të ndryshme që nuk ia mendojnë të mirën Maqedonisë. Mbrëmë ishim dëshmitarë se si disa vandalë morën guximin që të ulin flamurin e shtetit në mes të ditës në qendër të Kumanovës, disa qindra metra nga vendi ku Zaevi dhe Spasovski bënin fotografi “selfie”...

Deputeti më i moshuar Manoilovski u bën thirrjeve deputetëve të punojnë për Maqedoninë

Vazhdimi i pestë i seancës konstituive kalon në përplasje të ndërsjella të partive politike dhe në dhënien e vërejtjeve procedurale, në vend që të ketë debat për pikën e rendit të ditës gjegjësisht për zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit për mandat dhe emërim. Deputeti më i moshuar i Kuvendit, Branko Manoilovski nga BDI, u bëri thirrje deputetëve t’i...

Ilija Dimovski sulmon agjencinë e lajmeve “Meta” nga foltorja e Parlamentit

Në vazhdimin e dytë të seancës konstituive të Kuvendit, deputetët Stefan Bogoev nga LSDM dhe Ilija Dimovski nga VMRO DPMNE u përplasën me analiza rreth agjencisë së lajmeve “Meta”. Bogoev nga foltorja e Kuvendit tha se në fjalimin e tij do të bazohet në analizën e “Meta” për ndryshimin e narrativit të VMRO DPMNE-së për Platformën e partive shqiptare, që...

LSDM: Gruevski mund të ik nga shteti, por jo edhe nga realiteti

“Gjënë e parë që deputetët e VMRO DPMNE-së duhet ta bëjnë në seancën e sotme është t’u shpjegojnë qytetarëve pse Nikola Gruevski nuk është në Parlamentit dhe është larguar nga shteti”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Në të thuhet se “me ikjen e sotme nga Maqedonia, Nikola Gruevski edhe njëherë dëshmoi se nuk i intereson shteti, por se i intereson...

Kuvend: Është e sigurt vetëm se seanca do të filloj, çdo gjë tjetër varet nga vullneti për dalje nga kriza

Partitë politike parlamentare nesër, pas tre muaj pauzë dhe bisedime, do të vazhdojnë seancën konstituive të Kuvendit që filloi më 30 dhjetor vitin e kaluar ndërsa u ndërpre pasi partitë nuk kishin marrëveshje për shumicë parlamentare dhe nuk mund të zgjidhnin kryetarin e këtij institucionit ligjvënës. Sipas agjendës parlamentare, për nesër më orën 12 është caktuar vazhdimi i seancës konstituive...

Gruevski në Facebook: “LSDM me Platformën e Tiranës bën mashtrim zgjedhor

Qeveri e cila do ta zbatoj Platformën e Tiranës, e cila është krijuar dhe formuar në një shtet tjetër, s’mund të jetë reformuese, por anti- shtetërore ndërsa sjellja e LSDM-së është sikur nuk ka popull në këtë shtet apo sikur ky popull nuk është i rëndësishëm, ka shkruar kreu i VMRO DPMNE-së, në profilin e tij në Facebook. “Përkundër kësaj,...

LSDM: Deklarata e Uajgëllit është vërtetim se Gruevski për interes personal thellon krizën

Opinioni vendor dhe ndërkombëtar presin sjellje shtetërore nga ana e Parlamentit të RM-së dhe nga ana e institucionit president i shtetit, që patjetër duhet të mundësojnë formimin e Qeverisë së re, thonë nga LSDM. “Opinioni në Maqedoni dëgjoi nga deputeti i Parlamentit Evropian, i cili ishte në Maqedoni së bashku me euro- komisarin Johanes Han, se Nikola Gruevski ka qenë...

Kuvendi së shpejti do ta zgjedh qeverinë e re reformuese, porositin nga LSDM

Kuvendi së shpejti do ta zgjedh qeverinë e re reformuese të Maqedonisë sepse qytetarët votuan për ndryshime dhe vendosën që t’i udhëheqin politikanë serioz, që kujdesen për interesat e tyre dhe të shtetit, përkundër politikanëve të kriminalitetit nga kryesia e VMRO DPMNE-së, që tentojnë ta fusin vendin në krizë më të thellë politike dhe izolim, thuhet në njoftimin e...

Kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime do të jetë nga VMRO DPMNE

Partitë parlamentare politike në koordinimin e sotëm në Kuvend kanë rënë dakord kryetari i këtij Komisioni të jetë nga radhët e VMRO DPMNE-së ndërsa takim konstituiv i Kuvendi të vazhdojë të hënën. Koordinatori i grupit të deputetëve VMRO DPMNE, Ilija Dimovski tha se emri i kryetarit të Komisionit do të mësohet gjatë ditës. Megjithatë, burime nga VMRO DPMNE për disa...

Zaev: Edhe po të fitoj në zgjedhje, Gruevski nuk ka partner koalicioni tek partitë shqiptare

VMRO DPMNE e din se nëse shkon në zgjedhje do të pësoj humbje sepse askush s’mund ta duroj këtë sjellje të pahijshme. Ky është komenti i liderit të LSDM-së, Zoran Zaev ndaj qëndrimit të VMRO DPMNE-së, që u vërtetua edhe pas takimit të djeshëm me euro- komisarin Johanes Han se zgjidhja e vetme e krizës janë zgjedhje të shpejta...

Mesazhet e Hanit janë të qarta- proceset duhet të përshpejtohen

Mesazhet e euro- komisari dhe euro- deputetëve janë të qarta si dita, proceset patjetër të përshpejtohen, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me komisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han dhe treshja evropiane, Ivo Uajgl, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn. Zaev theksoi se ngelin në kërkesën ndaj presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov që ta ndaj mandatin për...

Mançevski: Hanit nuk kemi çfarë t’i themi e që ai nuk e di

Konsultimet mes LSDM-së dhe partive që i dhanë nënshkrimet e tyre që për mandatar të jetë Zoran Zaevi ende janë në zhvillim e sipër dhe nesër, më së voni deri të martën, pritet të zbardhet propozimi për kryetarin e ri të Kuvendit, deklaroi zv- kryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski për "Televizionin 24". "Besoj se deri në fillim të seancës konsultative...