Kuvendi sot me tre seanca, deri në mesnatë duhet të zgjidhet Qeveria


Shkup, 31 Maj, 2017 - 12:21 (META) 

Krahas seancës së dytë parlamentare, ku pika e vetme është zgjedhja e Qeverisë, në Kuvendin e RM-së sot do të mbahet edhe vazhdimi 21 i seancës konstituive, ku do të debatohet për zgjedhjen kryetarit, zv- kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në Komisionit për zgjedhje dhe emërime.

Vazhdimi është i pari në orar ndërsa fillin në orën 10. Në orën 11 do të filloj seanca e tretë ku do të debatohet për propozim- vendimin për themelimin e trupave të përhershëm të punës në Kuvendin e RM, që e dorëzuan deputetët Goran Misovski, Ejup Halimi dhe Ilija Dimovski.

Më pas, në orën 12 do të vazhdoj seanca e dytë që u fillua dje, ku deri në mesnatë duhet të zgjidhet qeveria e propozuar nga mandatari Zoran Zaev.

Seanca filloi dje ndërsa pas shpalosjes së programit nga ana e Zaev, vijuan sulme nga deputetët e Besës dhe BDI-së dhe kandidatët e tyre për ministra si dhe mes LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së. Megjithatë, seanca kaloi në shenjë të përplasjes mes kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe deputetët e VMRO DPMNE-së, Ilija Dimovski, Antonio Miloshoski dhe Vladimir Gjorçev. Xhaferi në moment të caktuar nuk i lejoi Gjorçevit të jep vërejtje procedurale nga foltorja.

Kryetari i Kuvendit deputetëve të VMRO-së iu drejtohej kryesisht në shqip sepse siç tha në fillim Miloshoski, ata nuk e pranojnë për kryetar legjitim, por vetëm i deputet i zgjedhur legjitim dhe kishin vërejtje se nuk guxon si kryetar i Kuvendit të flet në shqip.

Në fjalimin e deputetëve të LSDM-së, krahas urimeve për qeverinë e re dhe paralajmërimet se edhe ata me kujdes do të vëzhgojnë, një prej pikave kryesore ishte respekti i treguar ndaj Vladimir Gjorçev për shkak të mbrojtjes së tij që ua bëri deputetëve në natën e dhunshme të 27 prillit.


Ibrahimi: Qeveria nuk është reformuese, por me kriminelë të ricikluar, nuk votoj për të


Shkup, 30 Maj, 2017 - 16:42 (META) 

“A e dini i nderuari Zaev se cili është dallimi mes reformës dhe riciklimit? Nëse me reformë nënkuptoni se keni zgjedhur çfarë është mirë dhe sot është në taborin tuaj, kjo nuk është e mirë, por se keni bërë riciklim”, e ka porositur mandatarin Zoran Zaev, zv/ koordinatori i grupit të deputetëve të Besës, Zeqirija Ibrahimi.

Ibrahimi në fillim uroi Zaevin, por tha se nuk ka ndërmend të votoj për kabinetin e propozuar qeveritar.

“Ju vetë e thatë së PSP e ka gati padinë për ish ministrin e shëndetësisë nga koha e Gruevskit, andaj sot ju pyes: A e ka refuzuar ajo padinë ose ju e keni falur, z. Zaev. Më tregoni çfarë është ajo që e lidh fjalën reformë me këtë kuadër të BDI-së”, pyeti Ibrahimi.

Sipas deputetit të Besës, me emërimin e disa ministrave shqiptarë, Zaevi sikur t’i ketë dëgjuar Gruevskin dhe Mijalkovin dhe shqiptarëve të rinj u ka porositur: “Mund të vidhni, unë në fund do t’ju bëj zyrtarë dhe do t’ju fal”.


Xhaferi dhe Zaevi hapin premierën e sezonit të ri politik në Kuvend


Shkup, 30 Maj, 2017 - 12:18 (META) 

Në Kuvendin e R. së Maqedonisë, sot në orën 11, fillon procedura për emërimin e Qeverisë së re, që sipas nenit 112 nga Rregullorja, mund të zgjat maksimum dy ditë.

Kjo është seanca e parë me të cilën do të udhëheq Talat Xhaferi dhe e para ku Zoran Zaev do të ketë fjalim në cilësinë e mandatarit.

Pas krizës më të gjatë politike, ku edhe VMRO DPMNE edhe presidenti Gjorge Ivanov akuzonin për tentim të prishjes së karakterit unitar të shtetit, Zaev mori mandatin për formimin e qeverisë së re më 17 maj të këtij viti.

Debati i vetëm për përbërjen dhe programin e qeverisë së re do të duhet të përfundoj me votim deri nesër pas mesnate. Sipas deklaratave të liderëve të partive politike, nga shumica e re parlamentare, nuk pritet të ketë problem sepse mbështetje për Qeverinë e Zaevit premtuan edhe BDI edhe Aleanca për Shqiptarët të cilët janë pjesë e saj, por edhe nga Besa edhe pse nuk do të jetë pjesë e Qeverisë. Me 49 deputetë të LSDM, 10 të BDI, 5 të Besës dhe tre të Aleancës, Qeveria do të ketë mbështetje nga 67 deputetë gjegjësisht pritet të arrihet paragrafi 4 i Rregullores së Kuvendit sipas të cilit, qeveria zgjidhet me shumicë deputetësh nga 120 anëtarë.

VMRO DPMNE pas heshtjes njëditore, dje konfirmoi se deputetët e saj do të marrin pjesë në seancë pasi gjatë ditës disa herë akuzoi se afati që u është dhënë deputetët për shqyrtimin e përbërjes dhe programit të Qeverisë, është shumë i shkurtër.


VMRO DPMNE nuk tregon nëse nesër do të merr pjesë në seancën parlamentare


Shkup, 29 Maj, 2017 - 12:15 (META) 

VMRO DPMNE ende nuk ka njoftuar nëse deputetët e tyre do të marrin pjesë në seancën e nesërme parlamentare ku duhet të debatohet lidhur me propozimin e Zoran Zaevit për qeverinë e re.

Seanca e nesërme është e para pas emërimit të Talat Xhaferi për kryetar kuvendi.

Përzgjedhjen e tij, VMRO DPMNE e quajti “jolegjitim, jokushtetues dhe në kundërshtim me Rregullore”.

Nga partia thonë se qëndrimin rreth seancës së nesërme do ta njoftojnë së shpejti, por janë të befasuar nga afati i shkurtë që u është dhënë deputetëve për t’u njoftuar me programin dhe përbërjen e Qeverisë.

Nga 27 prilli, Talat Xhaferi kishte takime kryesisht me ambasadorë

Ndryshe, Xhaferi dje nga mandatari Zaev pranoi propozimin për përbërjen e Qeverisë dhe programit për mandatin e saj. Deri tek kryetari i Kuvendit janë dorëzuar  15 minuta para mesnatës ndërsa Xhaferi menjëherë të dy dokumentet i ka dorëzuar deri tek deputetët ndërsa seancën për zgjedhjen e Qeverisë e ka thirrur për nesër në ora 11.

 


Nesër në ora 11 seancë parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë


Shkup, 29 Maj, 2017 - 12:02 (META) 

Kryetari i Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi dje nga mandatari për formimin e Qeverisë, Zoran Zaev ka pranuar propozimin për përbërjen e Qeverisë dhe programin për mandatin e saj.

Xhaferi menjëherë të dy dokumentet i ka dorëzuar deri tek deputetët ndërsa seancën për zgjedhjen e Qeverisë e ka thirrur për nesër në ora 11, thuhet në kumtesën nga kabineti i tij.

 


Zaev: Vështirë që sonte do ta dorëzoj përbërjen e Qeverisë në Kuvend


Shkup, 26 Maj, 2017 - 18:01 (META) 

Lideri i LSDM-së dhe mandatari për përbërjen e Qeverisë së re, Zoran Zaev sot para takimit me kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në Kuvendin e Maqedonisë, ka deklaruar se thuajse s’ka gjasa që sot ta dorëzoj në Kuvend përbërjen e Qeverisë së re.

“Nuk besoj që sot do të arrijmë. Bëjmë përpjekje. Kjo varet nga të gjitha partitë politike. Para pak kohe u pamë me dy partitë tjera ndërsa tani do të takohemi me Besën. Di të bisedojmë deri vonë, por vështirë se sot do të dorëzoj propozim me emrat e ministrave për përbërjen e re të Qeverisë”, ka thënë Zaev.

 


Daciq: Zhivaljeviq duhej të njoftoj nëse në Kuvend ka shtetas serb


Beograd, 26 Maj, 2017 - 11:46 (META) 

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daciq sot ka deklaruar se nëpunësi i ambasadës serbe në Maqedoni dhe pjesëtar i Agjencisë së Sigurimit dhe Informimit (ASI), Goran Zhivaljeviq, me hyrjen në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill, gjatë incidenteve, nuk e ka shkelur protokollin diplomatik e as që e ka shkelur Konventën e Vjenës, por vetëm e ka kryer punën e vet.

“Nuk ka marrë pjesë në vepër penale, vetëm ka informuar për situatën në Maqedoni sepse Serbia patjetër të dijë se si kjo situatë mund të ndikoj në interesat nacionale dhe shtetërore”, ka deklaruar Daciq para gazetarëve.

Ai më tej ka shtuar se Zhivaljeviq si përfaqësues zyrtar i ASI në Maqedoni nuk qëndron ilegalisht, por se puna e tij ka qenë të informoj çfarë ndodh dhe nëse në trazirat në Kuvend kanë marrë pjesë shtetas të Serbisë.


Me dënime me kusht lirohen nëntë të akuzuarit për dhunën në Kuvend


Shkup, 23 Maj, 2017 - 15:54 (META) 

Nëntë personat e akuzuar për pjesëmarrje në turmë në dhunën në Kuvend muajin e kaluar, sot morën dënime me kusht. Paraprakisht të gjithë e kanë pranuar fajin duke thënë se pendohen për veprën e tyre. Ata akuzohen për pjesëmarrje në turmë që do të pengoj personin zyrtar në pengimin e kryerjes së detyrës zyrtare.

Të gjithë përveç Dimçe Hristovski- Zhabata, morën dënime me kusht prej 6 muaj burg nëse veprën nuk e përsëritin 1 vit. Hristovski mori dënim me kusht prej 1,5 vite vetëm nëse veprën nuk e përsërit 5 vite.

Hristovski ka vepër kriminale, ka qenë i dënuar me dhjetëra vite burg për vrasje të dyfishtë në Prilep.

Më 27 prill në Kuvend një grup i qytetarëve nga nisma “Për Maqedoni të Përbashkët” u futën në Kuvend ku lënduan disa deputetë, gazetarë dhe qytetarë.


Sela: Sulmi ndaj meje ishte atentat politik


Shkup, 22 Maj, 2017 - 16:16 (META) 

Më 27 prill është kryer atentat ndaj kërkesave dhe nevojave politike të shqiptarëve në Maqedoni, ka deklaruar sot kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela gjatë paraqitjes së tij të parë në opinion pas trazirave në Kuvend më 27 prill.

“Ne na vranë më 27 prill dhe ne u ringjallëm përsëri më 27 prill. Ne do të vazhdojmë që nevojat e shqiptarëve këtu në Maqedoni t’i artikulojmë politikisht akoma më fuqishëm” – deklaroi Sela.

Në pyetjen e gazetarëve për ecurinë e bisedimeve me LSDM-në për formimin e Qeverisë së re, Sela tha se janë në kontakt të vazhdueshëm dhe se për ta është e rëndësishme të ketë “qeverisje të re”.

 


MPB suspendon 17 punonjës për shkak të ngjarjeve në Kuvend


Shkup, 20 Maj, 2017 - 11:53 (META) 

Ministria e Brendshme ka ngritur hetim të brendshëm dhe përkohësisht ka suspenduar 17 punonjës për shkak të dhunës së shkaktuar në Kuvend, njoftojnë sot nga MPB.

“Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë MPB-së ndaj 11 nëpunësve policor nga SPB Shkup dhe kundër katër pjesëtarëve të Njësitit për Intervenim të Shpejtë ka ngritur procedurë disiplinore dhe u ka dhënë vendim për largim të përkohshëm nga vendet e punës ndërsa një eprorit të lartë në MPB i është dhënë vendimi për largim të përkohshëm nga vendi i punës”, thuhet në njoftim.

Nga MPB thonë se sipas material të shqyrtuar të dëshmive, policët e suspenduar nuk kanë intervenuar gjatë tentimit të masës për të hyrë në Kuvend, e as që më vonë kanë marrë masa për të penguar lëvizjen e masës nëpër institucionin ligjvënës.