fbpx
Tag: Kushte

tag: kushte

Ivanov: Pohimet e LSDM-së janë përpjekje nebuloze dhe të ashpër për manipulim

Pohimet e LSDM-së se presidenti Ivanov gënjen se ka vepruar sikur presidenti Gligorov dhe se e shkel Kushtetutën, paraqesin manipulim dhe gënjeshtër të ashpër me opinionin, thuhet në reagimin e kabinetit të Ivanovit ndaj njoftimit të LSDM-së. Kabineti i Ivanovit vlerëson se pohimet e LSDM-së se presidenti, kinse vendos kushte plotësuese për ndarjen e mandatit, janë “përpjekje nebuloze dhe të...

Kasami- Plomp: Të vazhdoj mandati i PSP-së dhe të formohet gjykatë speciale

Themeluesi dhe kryetari i lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot është takuar me ambasadorin e Holandës, Vauter Plomp me të cilin bisedoi për kushtet për pjesëmarrje eventuale të Besës në konstituimin e qeverisë së re. “Kërkojmë të vazhdohet mandati i PSP-së, që të gjendet mundësi për themelimin e gjykatës speciale dhe të kthehet Maqedonia në rrugën e integrimeve euro- atlantike që...

Dimitriev- Çiçakovski: Janë krijuar kushte për zgjedhje korrekte, demokratike dhe të besueshme

Kryeministri teknik për organizimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev sot është takuar me anëtarët e KSHZ-së, në të cilin morën pjesën edhe anëtarë të Qeverisë. Kryetari i Komisionit, Aleksandar Çiçakovski ka njoftuar se çdo gjë është gati për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se të gjitha aktivitetet e nevojshme janë realizuar në përputhje me dinamikën e paraparë. “Duke informuar se lista zgjedhore është...

Sheqerinska: Vendim për zgjedhje do të ketë nëse ka vullnet politik më 31 gusht

Nëse ka vullnet politik, zgjidhje deri me 31 gusht dhe vendim për zgjedhje do të ketë. Qytetarët e Maqedonisë një kohë të gjatë janë duke pritur për t`i dhënë fund krizës dhe gjatë kohë janë duke e ditur se hapi i parë për përfundimin e krizës janë zgjedhjet e lira dhe demokratike, asgjë më shumë, por asgjë edhe më...

Kocijançiq: Nuk ka kushte minimale për zgjedhjet e 5 qershorit, krerët të mos shtiren se çdo gjë është në rregull

Brukseli paralajmëron se bashkësia ndërkombëtare nuk do t'i njohë zgjedhjet e 5 qershorit, e as qeverinë që eventualisht do të formohej pas këtyre zgjedhjeve në Maqedoni. Këtë e Ka bërë të ditur Zëdhënësja e Komisionit, Maja Kocijançiç në një prononcim për Deutsche Welle, ku ka paralajmëruar se hapat e fundit do të kenë pasoja serioze. “Konsiderojmë se nuk janë plotësuar as...

“Most”: Nuk ka kushte për zgjedhje korrekte dhe demokratike më 5 qershor

“Për shkak të disa mangësive dhe shkeljeve, ndërkaq të injoruara nga KSHZ, konstatojmë se Qeveria dhe institucionet tjera nuk kanë arritur të sigurojnë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve fer, të besueshme dhe demokratike më 5 qershor”, thonë nga asociacioni qytetar “Most”. Kryetari i “Most”, Darko Aleksov thotë se kontrollet e Listës Zgjedhore nuk anë qenë transparente, ndërkaq ajo ka sjellë...

 “Freedom House”: Nga vend pjesërisht i lirë, Maqedonia shndërrohet në vend jo të lirë

Sipas raportit të fundit të “Freedom House” për lirinë e mediave, statusi i Maqedonisë nga vend “pjesërisht i lirë” është shndërruar në “vend jo i lirë” për shkak të përgjimeve të zbardhura, korrupsioni i funksionarëve dhe pronarëve të mediave. “Skenë mediatike është e polarizuar. Autocensura te gazetarët është dukuri e shpeshtë, sidomos për shkak të presionit nga pronarët e mediave...

Zaev do të shkojë në Vjenë vetëm nëse tërhiqet falja dhe data e zgjedhjeve

LSDM-ja nuk do të marrë pjesë në takimin në Vjenë të inicuar nga eurodeputetët dhe eurokomisari Han në qoftë se presidenti Ivanov nuk i tërheq vendimet për falje dhe nuk konvokohet Kuvendi që ta tërheq vendimin për mbajtje të zgjedhjeve më 5 qershor për shkak të kushteve kyçe të papërmbushura për zgjedhje të rregullta, të lira, korrekte dhe kredibile. “Respektojmë...

Zaev paralajmëroi përshkallëzim të protestave

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev në konferencën për shtyp edhe një herë deklaroi se zgjedhje më 5 qershor nuk do të ketë sepse nuk ka kushte për “zgjedhje të lira dhe demokratike”. “Në vend është bërë puç, është shkelur Kushtetuta, ligjet, është “varrosur” Marrëveshja e Përzhinës ndërsa qeveria teknike zhvlerësoi vendimet e ministrave opozitar. Nikolla Gruevski dhe grupi tjetër i...

Althauzer: Askush nuk e di se në 5 qershor a do të ketë zgjedhje apo jo

Pa pastrimin e listës zgjedhor, informim të balancuar mediatik dhe pa ndarje të partisë nga shtetit nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 5 qershor, deklaroi ambasadorja gjermane Kristine Althauzer, në tribunën e organizuar nga organizata joqeveritare "Civil" në temën "Pluralizmi dhe kriza politike", transmeton "Telma". -Askush nuk e di nëse me të vërtetë do të ketë. Zgjedhjet...

Besimi: Për emigrantët duhet të koordinohemi me vendet e rajonit dhe BE-në

Lidhur me emigrantët, Maqedonia duhet të ketë koordinim të fuqishëm me vendet e rajonit, vendet e rutës ballkanike dhe BE, për zbatim të suksesshëm të vendimeve të BE-së dhe ajo që pritet të miratohet në Samitin e Brukselit. Këtë sote deklaroi zv- kryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi gjatë vizitës së kampit të emigrantëve "Vinojug" në Gjevgjeli. Sipas tij, procesi me...

Gjermani: Nuk ka kushte për zgjedhje me standarde evropiane

Gjermania ndaj mendimin me KE-në lidhur me përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni apo se nevojiten reforma para se të ekzistoj mundësi për zgjedhje me standarde evropiane, njoftuan sot nga ambasada gjermane në Shkup. Nga ambasada ju bëjnë thirrje partive politike në proces të bëjnë përpjekje dhe të tregojnë vullnet politik që të gjejnë zgjidhje të përbashkët, që do ta...

Bejl: Nuk janë plotësuar kushte për zgjedhje të lira më 24 prill

Nuk janë plotësuar kushte për zgjedhje të lira më 24 prill, është vlerësimi i BE-së dhe SHBA-ve. Ambasadori amerikan këtë e njoftoi para godinës së Qeverisë pasi më herët ia dorëzoi raportin kryeministrit teknik, Emil Dimitriev. Bejl tha se edhe pse ka progres të caktuar, në pjesën më të madhe nuk janë plotësuar kushte për zgjedhje të lira në prill. “Ka progres...

Takim të jashtëzakonshëm të liderëve para publikimit të raportit për zgjedhjet

Liderët e katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, për momentin gjenden në Klubin e deputetëve ku prej orës 15 është caktuar takimi i jashtëzakonshëm i liderëve. Në takimin e katër liderëve, Gruevski, Zaev, Ahmeti dhe THaçi do të prezantohen vlerësimi i BE dhe SHBA nëse ka kushte për zgjedhje korrekte dhe të lira. Takimi të liderëve i parapriu ricaktimi i...

Vanhojte: Nuk ka zgjedhje më 24 prill, sot BE dhe SHBA do të japin vlerësimin final

Delegacioni i BE-së dhe SHBA-së në Maqedoni sot, siç ishte paralajmëruar, duhet të njoftojnë vlerësimin lidhur me krijimin e kushteve për zgjedhjet e caktuara më 24 prill. Fillimisht, vlerësimi pritej të publikohet dje, por siç njoftojnë nga ambasadat, është anuluar me kërkesë të partive politike. Ndërmjetësi belg Piter Vanhojte mbrëmë në profilin e tij në Twitter shkroi :"Bëhet fjalë për bisedime...

BE dhe SHBA sot duhet të njoftojnë nëse janë plotësuar kushtet për zgjedhje më 24 prill

Ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në vend, Aivo Orav dhe Xhes Bejli, sipas paralajmërimeve sot pasdite pritet të publikojnë vlerësimin për atë nëse janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 24 prill. Tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar se në çfarë mënyre ambasadorët do të njoftojnë vendim, a do t’ia dërgojnë personalisht konkluzionet kryeministrit teknik Emil...

Dimitriev: Ka mjaft kohë deri më 24 prill që të organizohen zgjedhje korrekte dhe demokratike

Pas takimit me ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në Maqedoni, Xhes Bejli dhe Aivo Orav, kryeministri teknik Emil Dimitriev theksoi se “ka mjaft kohë dhe kushte deri më 24 prill të organizohen zgjedhje të lira dhe korrekte, ku të gjithë do të kenë besim”. “Duhet të jenë zgjedhje të besueshme, sipas të gjitha standardeve evropiane. Standardet janë të qarta dhe...

LSDM: Hani duhet ta ketë të qartë se nuk ka zgjedhje pa mundësi të barabarta për të gjitha partitë

Komisari evropian për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Johanes Han, duhet ta ketë të qartë se nuk ka zgjedhje cilësore pa pasur mundësi të barabarta për të gjithë subjektet politike në mënyrë të barabartë të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe qytetarët të mundet ta japin votën e tyre, reagojnë nga LSDM-ja për  deklaratë  e komisarit evropian për revistën bullgare...

LSDM-ja nuk ja dorëzon materialet e përgjuara Janevës deri sa nuk sigurohen kushte për ruajtjen e tyre

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) nuk do t’i dorëzojë materialet nga përgjimi e paligjshme të komunikimeve prokurores speciale Katica Janevës derisa nuk sigurohen kushte adekuate për ruajtjen dhe mbrojtjen maksimale të tyre, deklaroi sonte në konferencën për shtyp zëdhënësi i LSDM, Petre Shilegov. Materialet nga ndjekja e paligjshme e komunikimeve janë shumë të ndjeshme dhe të natyrës konfidenciale dhe për...