fbpx
Tag: KShZ

tag: KShZ

MSHIA është tërësisht kundër padive për kundërvajtje të parashtruara nga ASHMAV për Tellma dhe Alsat-M

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, si ministri kompetente për mediat, është tërësisht kundër padive për kundërvajtje të parashtruara nga ana e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele kundër Tellma dhe Alsat-M, për shkak të deklaratës së transmetuar të ministrit për Shëndetësi, Venko Filipçe, gjatë heshtjes zgjedhore, informojnë nga aty, raporton Meta. “Dy televizionet në asnjë mënyrë nuk e kanë shkelur Kodin...

KSHZ për zgjedhjet lokale do të kthej 30.000 votues kontestues në listë

Votuesit kontestues që u fshinë nga lista e votuesve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit vitin e kaluar, sërish do të jenë në listën e votimit për zgjedhjet lokale që duhet të mbahen në maj të këtij viti, konfirmojnë nga KSHZ për “Meta”. Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kontestues ishin gjithsej 30.447 votues, të cilët përmes kontrolleve të...

Veljanovski për të premten caktoi seancën konstituive të Kuvendit të ri

Kryetari i Kuvendit në largim, Trajko Veljanovski për të premten në ora 13 caktoi seancën e parë konstituive të përbërjes së re parlamentare. “Në bazë të nenit 63 nga Kushtetuta e R. së Maqedonisë që parashihet se Kuvendi i sapozgjedhur mblidhet në seancë konstituive më së voni 20 ditë nga zgjedhjet e mbajtura dhe seancën konstituive e thirr kryetari i...

KSZH ua ndau vendimet deputetëve

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ua ka dorëzuar partive politike vërtetimet e mandateve për deputetë në Kuvendin e Maqedonisë. KSHZ dhe përfaqësuesit e partive kanë përshëndetur organizimin e zgjedhjeve. KSHZ sot përfaqësuesve të autorizuar të partive politike ua ndau vendimet për mandatet e fituar. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, koalicioni në krye me VMRO DPMNE-në fitoi 51 vende deputetësh, koalicioni në krye me...

Matematikë qeveritare: 49+10+5+3 ose 49+10+5+3+2 ose 51+10+2 ose 51+10+3+2?

Pasi KSHZ njoftoi se edhe pas rivotimit në Tearcë, proporcioni mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së edhe më tej ngel 51-49, fillojnë afatet për formimin e qeverisë së re si dhe kombinimet e mundshme dhe formulat matematikore, ku të gjithë si numër esencial e kanë shifrën prej së paku 61 deputet. Në pritje të rezultateve zyrtare dhe finale, partitë në zgjedhjet...

KSHZ: Të mërkurën pranë Kuvendit do t’i dorëzojmë vendimet për deputetët e zgjedhur

KSHZ sonte mbajti konferencë shtypi ku kryetari Aleksandar Çiçakovski konfirmoi rezultatet nga rivotimi në komunën e Tearcës, të cilat u publikuan në faqen zyrtare të Komisionit para disa orëve. LSDM ka 245 vota, VMRO DPMNE 149, VMRO për Maqedoni 2, BDI 1, PDSH 2, Aleanca për shqiptarët 1 ndërsa 3 fletëvotime janë të pavlefshme. “Në bazë të rezultateve nga vendvotime tjera...

LSDM fitoi në Tearcë, mandatet e partive ngelin të njëjta

Edhe krahas rivotimit të djeshëm në Tearcë, mandatet e partive politike ngelin të njëjta me ato të 11 dhjetorit. VMRO DPMNE ka 51 deputetë, LSDM 49, BDI 10, Bea 5, Aleanca për shqiptarët 3 dhe PDSH 2 mandate. Sipas rezultateve zyrtare të KSHZ-së, në rivotim në Tearcë, LSDM ka 245 vota, VMRO DPMNE 149, VMRO për Maqedoni 2, BDI 1, PDSH...

Nesër rivotim në Tearcë, fletëvotimi nuk ndryshon

Në vendvotimin numër 2011 shkolla fillore "Kiril Pejçinoviq" komuna e Tearcës do të ketë rivotim pasi Gjykata administrative vendosi të anuloj votimin në këtë vendvotim. KSHZ para tre ditëve njëzëri solli vendim për rivotim pasi simulacioni i bërë nga IT sektori ka treguar se rivotimi mund të ndikoj në rezultatin zgjedhor gjegjësisht në numrin e mandateve të fituara në NJZ...

KSHZ vendosi të ketë rivotim në vendvotimin në Tearcë

KSHZ në seancën e sotme solli vendim të njëzëshëm që të përsëritet votimi në vendvotimin 2011 në komunën Tearcë. Sipas simulimit nga sektori IT i KSHZ-së, rivotimi mund të ndikoj në rezultatin zgjedhor gjegjësisht numrin e mandateve të fituara të partive politike në NJZ 6. Rivotimi në shkollën fillore “Kiril Pejçinoviq” do të mbahet të dielën, më 25 dhjetor. Këshilli i Gjykatës...

SHBA: Liderët politik të ndalojnë me retorikë nxitëse dhe sulmet ndaj ambasadorëve

Departamenti shtetëror amerikan sot shprehi shqetësim për shkak të situatës tensionuese në Maqedoni pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe u bëri thirrje liderëve të partive politike që të ndalojnë me retorikën negative. “Jemi të brengosur për shkak të rritjes së tensioneve në Maqedoni sidomos pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe dënojmë retorikën nxitëse nga disa liderë politik, që jep leje...

Gjykata administrative pranon padinë e LSDM-së dhe anulon votimin në Tearcë

Këshilli i Gjykatës administrative pranon së të bazuar padinë e LSDM-së dhe anuloi votimin në vendvotimin numër 2011 në komunën e Tearcës, në njësinë zgjedhore gjashtë. Ankesa dhe padia e LSDM-së për këtë vendvotim kanë të bëjnë me atë se në fillim të votimit është konstatuar se mungon një fletëvotim, që në fund të numërimit të votave është gjetur në...

Kocijançiq: Brukseli është i shqetësuar për retorikën negative dhe bën thirrje për sjellje të përgjegjshme

Komisioni Evropian sot ka bërë thirrje që të mos kryhet trysni ndaj Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSZ) dhe gjyqësorit. “Komisioni i ka regjistruar rezultatet preliminare dhe rezultatin e ankesave dhe tani i pret vendimet nga procesi ankesave. Pushteteve shtetërore relevante, duke e përfshirë edhe KSHZ-në dhe gjyqësorin, duhet t’u mundësohet që të punojnë pa pengesa, pa trysni dhe pa përzierje politike”,...

Kush udhëheq dhe çfarë është Gjykata administrative, e cila do të jep verdiktin final për rezultatin zgjedhor

Partitë politike LSDM dhe VMRO DPMNe mbrëmë, para skadimit të afatit (mbrëmë në mesnatë), njoftuan se do të ngritin padi deri në Gjykatën administrative për një pjesë të vendimeve të KSHZ-së për ankesat lidhur me rrjedhën e zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Tani, Gjykata administrative, sipas nenit 150 të Kodit zgjedhor, pasi t’i pranoj paditë, ka afat prej 24 orëve...

VMRO DPMNE ngriti padi për vendimin e KSHZ-së lidhur me rivotimin në Gostivar

VMRO DPMNE mbrëmë njoftoi se nga partia kanë ngriti padi pranë Gjykatës administrative për shkak të vendimit të KSHZ-së me të cilin u pranua ankesa e lëvizjes BESA dhe u shfuqizuan rezultatet nga votimi në NJZ 6 në vendvotimin në Gostivar. “Vendimi i këtillë joligjor i KSHZ-së drejtpërdrejtë ndikon në rezultatet e përgjithshme zgjedhore në dëm të Koalicionit për Maqedoni...

LSDM do të ngrit katër padi pranë Gjykatës administrative

LSDM deri në fund të ditës do të ngrit katër padi pranë Gjykatës administratë lidhur me votimin në NJZ 6, njoftoi sot zëdhënësi i kësaj partie, Petre Shilegov. “Gjykata administrative është e obliguar t’i merr parasysh të gjitha argumentet e bazuara nga paditë. KSHZ nuk u përgjigj në detyrën serioze për mbrojtje të plotë të procesit zgjedhor në pjesën e...

Besa nuk do të ngrit padi, dyshon në pavarësinë e Gjykatës administrative

Besa nuk do të ngrit padi deri në Gjykatën administrative pas vendimeve të KSHZ-së që të hidhen poshtë shtatë nga tetë ankesat lidhur me procesin gjyqësor. “Organet e partisë kanë vlerësuar që mos të ngriten padi pranë Gjykatën administrative sepse dyshojnë në pavarësinë e saj dhe para kohe e dinë vendimin e saj” deklaroi për “Meta” zëdhënësi i lëvizjes Besa,...

Kërcënime për Ermira Mehmetin, ia thyejnë makinën

Ish deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti përmes profilit të saj në Facebook njoftoi se mbrëmë i është dëmtuar makina dhe se i janë kërcënuar. "Ju mund te vazhdoni të thyeni edhe xhamat tjera te makinës time, mund te me dergoni pa ndalur mesazhe kercenuese, mund te vazhdoni me thirrjet anonime pas mesnate, mund te vazhdoni të bëni skenare kundër meje... kjo nuk...

KSHZ e refuzoi ankesën e fundit të LSDM-së

Me katër vota “Për”, katër “Kundër” dhe një të përmbajtur, KSHZ mbrëmë e refuzoi ankesën e LSDM-së për vendvotimin 2011 në Tearcë në njësinë e gjashtë zgjedhore. Për këtë vendim nuk votoi përfaqësuesi i BDI-së në KSHZ, Subhi Jakupi, i cili paraprakisht tha se ekspertët duhet të vendosin për vendimin e fundit dhe ai u tërhoq nga votimi. Sipas Kodit...

Zaev u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos lejojnë provokime

Të mos lejojmë provokime nga askush, madje as ai i cili dhjetë vite po shkatërron Maqedoninë. Koha e tij ka përfunduar- shkroi kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook. “Institucionet punën e tyre duhet ta kryejnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Nga vendimet e KSHZ dhe Gjykatës themelore nuk varet se kush do të formojnë...

Gruevski: VMRO DPMNE nuk do të merr pjesë në rivotim dhe bisedime me të huajt

Kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot u drejtua para njerëzve të tubuar para selisë së KSHZ-së, duke njoftuar se partia sonte ka pasur takim me Komitetin Ekzekutiv ku është marrë vendim me të cilin, siç tha, “i informojnë të gjithë ata sytë e të cilëve janë drejtuar kah mbrojtja e Maqedonisë”. “KSHZ mori vendime joligjore me të cilat luhet...