Zaev pasnesër në kongresin e LSDM-së do të jetë kandidati i vetëm për kryetar


Shkup, 25 Maj, 2017 - 12:46 (META) 

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pas darkës së djeshme në Bruksel me Federika Mogerinin dhe kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor, pasnesër në kongresin partiak e pret riemërim për lider të ri të LSDM-së. Zaev është kandidati i ri për kryetar partie që do të zgjidhet në kongresin e 22 të rregullt që do të mbahet në hotelin “Aleksandar Palace”, njoftojnë nga LSDM për “Meta”.

Duke pasur parasysh se Kongresi pritet të mbahen një ditë pasi Zaev me siguri do ta dorëzoj propozimin për Qeverinë e re në Kuvend, pritet rreth propozimit të prononcohet Këshilli Qendror i partisë, para se i njëjti të dorëzohet në Kuvend për shqyrtim. Sipas burimeve të LSDM-së, ka mundësi seanca e KQ të mbahet këto di të para kongresit.

Në kongres do të zgjidhet edhe përbërja e re e KQ të partisë pasi mandati aktual skadon në qershor.

Konkurset për kryetar të ri dhe për anëtarë të Këshillit Qendror janë shpallur në fillim të muajit dhe në to kërkohet të bëhet sipas parimit të “vet- kandidimit”.


Vetëm Zaevi kandidohet për kryetar i LSDM-së, mbështetje nga të gjitha komiteteve komunale?


Shkup, 14 Maj, 2017 - 14:14 (META) 

Tani për tani s’mund të dalim me informacione sepse duhet të verifikojmë çfarë paraqitje kanë arritur në konkurs. Prej nesër do të mund të japin informata përkatëse, deklaroi para pak kohe zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov në pyetjen sa kandidatura për kryetar partie dhe anëtarë të Këshillit Qendror dhe Mbikëqyrës të LSDM-së kanë arritur prejdje, kur edhe skadoi afati për vet- kandidim.

Megjithatë, nga burime tjera në LSDM mësojmë se me siguri nuk ka asnjë kandidat tjetër për kryetar të LSDM-së përveç kreut aktual Zoran Zaev si dhe informacionin se “pas tij qëndrojnë të gjitha organizatat komunale të partisë”.

Sipas afatit, kandidaturat do të dorëzohen pranë Këshilli Qendror të partisë, pas çka më 17 maj të mërkurën, Këshilli Qendror do t’i konfirmoj propozim- listat e kandidatëve për kryetar partie dhe për anëtarë të Këshillit Qendror dhe Mbikëqyrës e më pas pasojnë gjashtë ditë për prezantimin e kandidaturave. Konfirmimi i kandidatëve do të bëhet më 27 maj e më pas në ditën e njëjtë, në kongresin e rregullt të LSDM-së do të bëhet përzgjedhja.


BDI ndjen keqardhje për vrasjen e Idrizit dhe kërkon zbardhjen e rastit


Tetovë, 6 Maj, 2017 - 15:56 (META) 

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon institucionet përgjegjëse të zbardhin motivet për vrasjen e kryetarit të komunës Bogovinjë, Hazbi Idrizi, që sipas asaj që thuhet në njoftim, një asnjë rast nuk është provokuar.

“BDI është tronditur sot thellë nga lajmi për vrasjen e anëtarit të familjes sonë dhe Kryetarit të Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi gjatë kryerjes së punës së tij zyrtare në shërbim të qytetarëve”, thuhet ne letrën e ngushëllimit të BDI-së”, thuhet në kumtesën e BDI-së.


Kryetari i Bogovinjës, Hazbi Idrizi ndërron jetë si pasojë e plagëve me armë zjarri


Tetovë, 6 Maj, 2017 - 15:23 (META) 

Kryetari i komunës Bogovinjë, Hazbi Idrizi ka ndërruar jetë pasi sot në mëngjes është qëlluar me armë zjarri, konfirmojnë për “Meta” nga Qendra klinike e Tetovës.

Jozyrtarisht, vrasjen e ka kryer punonjës në komunë i cili gjoja është larguar nga puna. Pas vrasjes, A.K ka tentuar të vetëvritet, duke qëlluar në trupin e tij. Ai më pas me automjetin e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën klinike në Shkup, KARIL.

Policia punon në zbardhjen e rastit ku priten më shumë detaje.

 


Veljanovski në Facebook: Nuk kishte dorëzim- pranim të postit nga Xhaferi


Shkup, 5 Maj, 2017 - 23:30 (META) 

Kryetari i deritanishëm i Kuvendit, Trajko Velajnovski i cili ishte kryesues me seancën konstituive pas zgjedhjeve, në profilin e tij në Facebook shkroi se nuk ka pasur pranim- dorëzim të postit mes tij dhe kryetarit të sapoemëruar, Talat Xhaferi.

“Jo, nuk kishte pranim- dorëzim të kryetarit jolegjitim dhe jokushtetues të Kuvendit”, ka shkruar Veljanovski, si koment ndaj njoftimit të Kuvendit për punën e parë të punës për Xhaferin si kryetari i këtij institucioni ligjvënës.

Veljanovski ishte kryetar i Kuvendit tetë vite. Ai në këtë post erdhi më 21 qershor 2008 pas zgjedhjeve parlamentare dhe si kryetar i institucionit ligjvënës shënohet deri më 30 dhjetor 2016, kur u mbajt vazhdimi i parë i seancës konstituive.

Ai dy muajt e fundit kishte rolin e kryesuesit të Kuvendit, deri në emërimin e Talat Xhaferit më 27 prill, kur një grup qytetarësh dhunshëm hynë në Kuvend dhe rrahën disa deputetë dhe gazetarë.

 


Grubi: Një zyrë nuk është institucion, institucioni është kryetari Xhaferi


Shkup, 2 Maj, 2017 - 16:40 (META) 

Shefi i kabinetit të liderët të BDI-së dhe deputeti, Artan Grubi sot në deklaratë para Kuvendit tha se sekretari i përgjithshëm i Kuvendit ka kërkuar vendimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të publikohet në “Gazetë Zyrtare” para që shërbimet e Kuvendit të mund të veprojnë në përputhje me kërkesat e kryetarit të ri.

Deputeti i BDI-së tha se duhet të kihet parasysh se një zyrë nuk është institucion, por se institucioni është kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i cili paraqet vullnetin e shumicës së qytetarëve.

Grubi deklaroi dhe shpreson se do të “mbushen me mend” partitë politike sidomos siç tha, opozita e re në Kuvend dhe se do të lejojnë rrjedhjen e ngjarjeve siç presin qytetarëve. Ai më tej ka shtuar se seancë të re do të ketë kur për këtë vlerësim dhe vendim do të sjell kryetari i ri Xhaferi.


Deputetët e VMRO DPMNE-së debatojnë vet, LSDM nuk diskuton


Shkup, 20 Prill, 2017 - 15:58 (META) 

Deputetët e VMRO DPMNE-së sot në vazhdimin e 15-të të seancës konstituive të Kuvendit, sërish debatonin me vetveten. Në vend të debatit për pikën e rendit të ditës gjegjësisht emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, deputetët e VMRO DPMNE-së përmes replikave dhe kundër- replikave, shpesh të shkruara, diskutojnë për Platformën e partive shqiptare.

Ilija Dimovski nga VMRO DPMNE tha se para se të kalohet në procedurën e ardhshme, në Kuvend, më e rëndësishme është që të ketë përgjigje se çfarë është arritur mes LSDM-së dhe BDI-së dhe kërkoi publikisht të tregohen të gjitha dokumentet.

Surija Rushiti nga Aleanca për shqiptarët tha se me deklaratën e përbashkët të partive shqiptare nuk cenohen interesat nacionale të Maqedonisë.

“Po tentoj të kuptoj cilët interesa nacionale cenohen me platformën e partive shqiptare, siç thoni ju. Kjo deklaratë është kontribut për stabilizim të mëtutjeshëm të shtetit. Me këtë deklaratë nuk cenohet gjuha maqedonase, as kultura, as feja e as identitetit. Me keqardhje më duhet të konstatoj se juve nuk ju interesojnë interesat strategjike të Maqedonisë, por ju interesojnë interesat e liderit tuaj dhe familjarit të tij të afërt”, tha Rushiti.

Deputetët e LSDM-së në këtë vazhdim të seancës konstituive, deri më tani nuk janë paraqitur për replikë e as për vërejtje procedurale.

Seanca vazhdon në orën 15, pas pauzës për drekë.


Veljanovski për të martën caktoi vazhdimin e seancës konstituive


Shkup, 13 Prill, 2017 - 0:11 (META) 

Duke dërguar urime për festën e Pashkëve për qytetarët e Maqedonisë, kryesuesi i Kuvendit, Trajko Veljanovski, vazhdimin e ardhshëm të seancës konstituive e caktoi për të martën (18 prill) më ora 11.

Deputetët në vazhdimin e 12-të të seancës konstituive përfaqësuan qëndrimet e partive të tyre dhe debatonin për Platformën e Tiranës, Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Marrëveshje e Ohrit dhe të drejtat dhe obligimet që dalin prej saj.

Deputetja e RDM, Maja Moraçanin, theksoi se në këto 12 ditë, përmes punës së Kuvendit, qytetarët janë bindur në atë që do të thotë “institucion i robëruar”.

“Është e qartë se nën vellon e interesit të popullit dhe kinse debatit, pamundësohet emërimi i anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit për emërime dhe mandat dhe kryetarit të Kuvendit. Kërkoj falje që me këto tre minuta po e vazhdon agoninë në Kuvend”, tha Moraçanin.

 


LSDM kërkon mbështetjen e 10 deputetëve për emërimin e kryetarit të Kuvendit


Shkup, 6 Prill, 2017 - 14:12 (META) 

Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski në vazhdimin e sotëm të nëntë të seancës konstituive kërkoi mbështetjen nga 10 deputetë që të votohet për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Sipas Spasovskit, është e qartë se ky debat do të përdoret për zvarritjen dhe bllokimin e Kuvendit.

Ilija Dimovs nga VMRO DPMNE tha se diskutimi për këtë pikë duhet të vazhdoj derisa të mbarojë lista e deputetëve që janë paraqitur për fjalë.

“Nuk guxoni të kontestoni se edhe Komisioni ka të drejtë propozimi. Unë nuk kontestoj se 20 deputetë mund të ofrojnë propozim, por s’mund të luajmë lojë me Rregulloren”, tha Dimovski.

Ndaj kësaj Spasovski tha se VMRO DPMNE bën dhunë ndaj shumicës në Kuvend, pas çka kryesuesi Trajko Veljanovski dha pauzë prej 15 minutave.


PSP kërkoi përjashtimin e kryetarit të Gjykatës Supreme pasi përmendet në “bombat”


Shkup, 30 Mars, 2017 - 12:45 (META) 

Prokuroria Speciale Publike (PSP) sot pranë Gjykatës Supreme të R. së Maqedonisë ka dorëzuar kërkesë për përjashtimin e kryetarit të gjykatës më të lartë, me arsyetimin se Jovo Vangelovski është pjesë e “bombave” edhe atë në periudhën kur ka kryer funksionin në Supremen.

Në kërkesën e sotme nga PSP thuhet se në bisedat e përgjuara ka bisedë mes ministrit të atëhershëm të transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski dhe Jovo Vangelovski i cili edhe në atë kohë ishte kryetar i Supremes, me çka ka “rrethana që shkaktojnë dyshim për animin e tij, që është arsye për përjashtimin e gjykatësit në bazë të nenit 33, paragrafi 2 nga Ligji për procedurë penale”. Siç sqarojnë nga Specialja në kërkesë, kjo bisedë vë në pikëpyetje paanshmërinë e Vangelovskit që të veproj në lëndë të këtillë, për shkak të ekzistimit të rrezikut real nga interesi i tij paraprak për zgjidhjen e lëndës në drejtim të caktuar.

Zvërlevski të hënë dërgoi kërkesë pranë Supremes për mbrojtjen e ligjshmërisë lidhur me paraburgimin e biznesmenit Sead Koçan, i dyshuar në rastin “Trust” gjegjësisht që Gjykata Supreme t’i shfuqizojë vendimet e Gjykatës Themelore Shkupi 1 nga 7 marsi 2017 dhe Gjykatës së Apelit nga 15 marsi 2017 dhe lëndën ta kthejë në rigjykim.