fbpx
Tag: Компани

tag: Компани

Ministri Mioski mori pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe FMN-së

“Pjesa më e madhe e prioriteteve që i ka Qeveria e Republikës së Maqedoni në ekonomi tërësisht janë harmonizuar me prioritetet e Bankës Botërore. Mendojmë për projekte në të cilat fokusi kryesor do të jetë zhvillimi i sektorit privat, lidhshmëria e kompanive vendore me kompanitë në zonat e lira ekonomike në sferën e ndërtimit të rrugëve, përforcimit të efikasitetit...

Bankat vitin e kaluar kanë miratuar kredi prej 400 milion euro

Bankat vendore vitin e kaluar kanë miratuar kredi në vlerë prej 400 milion euro, tregojnë të dhënat më të reja të Bankës Popullore. Sipas të dhënave për dhjetorin, mbështetja kreditore në pjesën më të madhe ka qenë e drejtuar kah sektori i bashkëpunimit ndërsa më pak drejt popullatës. Pas masave të ndërmarra nga Banka Popullore, bankat këtë vit do të "shtrëngojnë...

Vit i pasigurt dhe import i pasigurt për kompanitë maqedonase

Viti i ri për kompanitë e vendit sjell pasiguri dhe import të pasigurt të prodhimeve në tregjet e huaja. Për tregun vendor, thonë se humbet fuqia blerëse e popullatës ndërsa për treguan e huaj ndikim të madh kanë ngjarjet globale siç është ngadalësimi i rritjes së ekonomisë kineze dhe embargoja evropiane ndaj Rusisë. Kryetari i Shoqatës së metalurgjisë pranë Odës...

Stavrevski kërkon që Shilegov të kërkoj falje

Ministria e Financave regaoi në  konferencën për shtyp përgënjeshtron akuzat e parashtruara nga zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov në adresë të ministrit Zoran Stavreski se ka nënshkruar marrëveshje me firmën kryerëse të rrjetit të kanalizimit në Prilep, të cilat i vlerësoi si dezinformatë të paturpshme dhe i paralajmëroi padi nëse në afat prej 48 orëve nuk i kërkon falje publike ministrit...

Ndërmerren masa kundër kompanive të cilët paguanin çaktivizimin e arkave fiskale

Ministri i financave dhe zëvendës kryeministri, Zoran Stavrvski, sot kumtoi se bashkë me drejtorin  e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, kanë ndërmarrë masa kund kompanive prodhuese të aparateve fiskale, të cilat kërkojnë që t’iu paguhet shtesë për çaktivizimin e arkave fiskale. Nuk guxojnë që kompanive t’iu bëjnë shantazh ose t’iu kërkojnë shpenzime plotësuese për ç’lajmërim nga njëri prodhues tek tjetri....

Faturat e ujit për kompanitë nga prilli vetëm në formë elektronike

Nga 1 prill i vitit të ardhshëm, kompanitë publike t’I paraqesin faturat për e ujit vetëm në mënyrë elektronike, parashohin ndryshimet e Ligjit për furnizim më ujë të pijshëm. Siç informoi në mbledhjen e hapur të qeverisë ministri i Transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski kompanitë do të kursejnë kohë dhe para. Qytetarët, megjithatë, vetë do të zgjedhin vetë se a...

BE-ja e përforcon luftën kundër larjes së parave

Unioni Evropian arriti marrëveshje për rregullat e reja qëllimi i të cilave është çrrënjosja e evazionit fiskal dhe parandalimi i shpëlarjes së parave dhe financimi i terrorizmit përmes firmave fiktive, transmetojnë mediat. UE me rregullat e reja dëshiron të ndërpresë shfrytëzimin e firmave fiktive për financim të terrorizmit, shpëlarjes së parave të fituara me kriminalitet dhe evazion fiskal. Direktiva,...

300 të falimentuar të moçëm presin dikë që t’i blejë!

Ligji për të falimentuarit e moçëm, I cili ishte publikuar që para se të niste fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në prill të këtij viti dhe I cili u soll me 31 janar 2014, ende nuk ka epilog, edhe pse kryeministri Nikolla Gruevski premtoi se procesi I plotë do të mbarojë deri në fund të vitit. Ai menjëherë në...

Në Taftalixhe turmë, në Qendër me “lezet” dërgohen dokumente në Arkivin Shtetëror

Sot skadon afati për kompanitë dhe institucionet shtetërore ta informojnë Arkivin Shtetëror të Maqedonisë se në cilën mënyrë do t’i evidentojnë dokumentet. Këtë obligim kanë dhe institucionet shtetërore, institucionet dhe shërbimet publike, komunat dhe Qyteti i Shkupit, ndërmarrjet publike, personat juridik dhe fizik që po kryejnë autorizime publike, si dhe personat privat dhe fizik të cilët në mënyrë të...