!Në periudhën që vijon, punojmë në vendosjen e sistemit për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës, do të njoftojnë në mënyrë plotësuese. Tekstet e “Meta” deri atëherë, janë të lira për marrje, por duke e treguar citimin nga ku është marrë lajmi.

Stoltenberg: Formimi i shpejtë i Qeverisë është i rëndësishëm që të fillojnë reformat urgjente


Bruksel, 17 Maj, 2017 - 22:29 (META) 

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përshëndetur veprimin e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov që t’ia dorëzojë mandatin liderit të Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev për formim të Qeverisë së Maqedonisë.

“Ky është një hap i drejtë dhe diçka që është bërë në mënyrën e duhur. Nxis që sa më shpejtë të formohet Qeveria e re, në kohë të votohet në Kuvend dhe konstruktivisht të sillen të gjitha partitë. Kjo është me rëndësi për Maqedoninë që të fillojë të fokusohet në reforma të cilat janë të rëndësishme dhe të nevojshme. Apeloj që të vazhdohet me përkushtimin për avancim të aspiratave euro-atlantike të shtetit”, shprehet Stoltenberg.

 


Ivanov kërkon nga Këshilli Evropian që të angazhohet dhe të dënoj Platformën


Shkup, 7 Mars, 2017 - 13:37 (META) 

Platforma e Tiranës është dokument që është ultimativ dhe në mënyrë shantazhuese suspendon Marrëveshjen e Përzhinës në të cilën BE investoi tërë kredibilitetin e saj të jashtëm politik, thuhet në letrën e dërguar të kryetarit Gjorgje Ivanov deri tek anëtarët e Këshillit Evropiane, kryetarit të Këshillit, Donald Tusk, sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, presidentit të SHBA-së, Donald Tramp dhe presidentit të R. së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

“Platforma e Tiranës është bërë kusht për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Platforma është dokument post- zgjedhor, e miratuar në shtet të huaj, në kabinetin e një burrështetasi të huaj dhe me ndërmjetësimin e një kryeministri të një shtetit të huaj. Me këtë platformë cenohen sovranitetin dhe pavarësia e shtetit, duke sjellë R. e Maqedonisë në pozitë nënshtruese apo varësie ndaj një shtetit tjetër. Realizimi i platformës nënkupton ndryshimin e Kushtetutës së RM-së, me të cilat do të cenohej karakteri unitar i shtetit. Platforma nga Tirana në mënyrë shtesë destabilizon gjendjen e brendshme politike dhe rrit tensionet ndëretnike në RM”, thotë Ivanov.

Në letrën e dërguar para takimit të Këshilli Evropian, Ivanov shpjegon se ai në përputhje me Kushtetutën ka marrë vendim të mos jepet mandati për formimin e Qeverisë secilit që bën negociata për platforma nga shtete të huaja, me të cilën cenohet uniteti i shtetit, sovraniteti dhe pavarësia e saj.

Sipas Ivanovit, mënyra e vetme për dalje nga kriza është dënimi dhe refuzimi i platformës.

“Kërkoj me vëmendje të shqyrtoni realitetin e vërtetë me të cilin ballafaqohemi dhe të angazhoheni kjo platformë e dëmshme të refuzohet publikisht dhe të dënohet nga BE dhe NATO si dhe nga vendet e tyre anëtare. Më tej, pres të dënoni përzierjen flagrante në punët e brendshme të RM-së nga ana e dy fqinjëve, aspirantë për anëtarësim me të drejta të plotë në Union”, thotë më tej Ivanov.


Ambasada e SHBA-së: Pajtohemi me qëndrimet e Stoltenbergut dhe Hanit për formimin e Qeverisë


Shkup, 27 Shkurt, 2017 - 18:31 (META) 

Ambasada e SHBA-së në Shkup porositi se partitë duhet t’i respektojnë proceset dhe institucionet demokratike.

“Pajtohemi me qëndrimet e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe euro- komisarit Johanes Han rreth formimit të Qeverisë. Të gjitha partitë duhet ta respektojnë procesin demokratike dhe institucionet duhet të fokusohen në angazhimin e tyre të përbashkët, zbatimin e reformave kyçe. Vetëm në këtë mënyrë, Maqedonia do të përparoj në synimet e saja drejt NATO-s dhe BE-së, diç që SHBA-të që moti e mbështesin. Kjo është në përputhje me deklaratat tona paraprake dhe deklaratën e ambasadorit Xhes Bejli e dhënë në intervistën e televizionit Sitel më 18 shkurt”, thonë nga ambasada e SHBA-së në pyetjen e “Meta” se si i komentojnë deklaratat e Stoltenbergit dhe Hanit.

Stoltenberg dje deklaroi se pret të jepet mandati për formimin e Qeverisë dhe u bëri thirrje palëve që të jenë të përmbajtshim në veprimet e tyre.

Me qëndrim të ngjashëm doli edhe euro- komisari Han. Ai tha se pret presidenti ta jep mandatin për formimin e qeverisë së re dhe shtoi se ndryshimet në shoqëritë demokratike janë natyrale dhe duhet të jenë të pranueshme, kur janë rezultat i zgjedhjeve të besueshme.


Dimovski deri tek Han: Për herë të dytë shkelët premtimin se nuk do të përziheni


Shkup, 27 Shkurt, 2017 - 11:14 (META) 

Deputeti dhe anëtari i Komitetit ekzekutiv të VMRO DPMNE-së, Ilija Dimovski sot reagoi ndaj deklaratës së Johanes Han të shtunën me vërejtjet deri tek komisari i zgjerimit dhe politikës fqinjësore “se vetëm para 10 ditëve në Shkup publikisht tha se nuk do të përzihet ndërsa tani në Twitter poston se presidenti Ivanov duhet t’ia jep mandatin atij apo këtij…”

“A nuk është kjo përzierje”, pyet Dimovski në reagimin e tij në Facebook, ku i bën thirrje Hanit që të tregoj ç’mendon për propozimin në vend 67, qeveria e re të ketë 100 deputetë.

“Kur veç më vendosët presidentit të RM-së, i zgjedhur nga qytetarët, t’i tregoni çfarë të bëj në lidhje me mandatin, është mirë të tregoni ç’mendoni në vend që 67, Qeveria të ketë 100 deputetë, por pa ridefinuar shteti, pa dygjuhësi në mbarë territorin, pa binacionalitet e me ruajtjen e unitaritetit, emrin dhe identitetit maqedonas? Thatë se duhet mbështetje e gjerë e Qeverisë, ja ku është. Nëse njëherë e shkelët premtimin se nuk do të përziheni, urdhëroni edhe herën e dytë, përgjigjuni”, thuhet në reagimin e Dimovskit në Facebook.

Dje, me deklaratë të ngjashme sikur e Hanit doli edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili tha se pasi janë grumbulluar nënshkrimet, pret “autoritetet e Shkupit të përmbushin hapin e radhës drejt procesit demokratik”.

Ai i thirri palët që të jenë të përmbajtshim në deklaratat dhe veprimet që të marrin vendim në dobi të qytetarëve.

 

 


Stoltenberg: Janë grumbulluar nënshkrimet, presim autoritetet të përmbushin hapin e ardhshëm


Mons, 26 Shkurt, 2017 - 20:53 (META) 

“Pas përpjekjes për formimin e Qeverisë, në përputhje me kërkesat e vërtetuara nga presidenti, tani janë grumbulluar nënshkrime të mjaftueshëm nga deputetët. Presim autoritetet në Shkup ta përmbushin hapin e ardhshëm në procesin demokratik”, thuhet në deklaratën me shkrim të sekretari të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg lidhur me ngjarjet e fundit politike në vend.

Ai u bën thirrje të gjitha palëve që të jenë të përmbajtshim në deklaratat dhe veprimet që të marrin vendim të dobishme për qytetarët.

“Në Samitin e Varshavës në korrik të vitit 2016, NATO u bëri thirrje të gjitha partive politike në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë që plotësisht t’i zbatojnë obligimet sipas Marrëveshjes së Përzhinës, si kornizë për zgjidhje stabile e krizës politike. Zgjedhjet e dhjetorit nga vëzhguesit ndërkombëtarë u definuan si hap esencial për tejkalimin e krizës. Zgjedhjet u vlerësuan si mirë të organizuara dhe pa incidente më të mëdha. NATO ngel e përkushtuar në anëtarësimin e IRJM-së në Aleancë, në përputhje me vendimin e Samitit të Bukureshtit në vitin 2008-të dhe deklaratat e aleatëve në samitet e radhës të NATO-s”, deklaroi Stoltenberg.

Dje edhe euro- komisari për zgjerim Johanes Han deklaroi se pasi janë grumbulluar nënshkrimet e nevojshme, pret presidenti të jep mandatin për qeverinë e re.


Ivanov në Bruksel 2 ditë në takime me Stolenberg dhe Timermans


Shkup, 23 Nëntor, 2015 - 11:51 (META) 

Presidenti Gjorge Ivanov prej sot do të qëndrojë për një vizitë pune dyditore në Bruksel.

Ivanov, siç njofton kabineti i tij, sot do të takohet me kryetarin e parë të Komisionit Evropian, Frans Timermans.

Sipas axhendës, presidenti i Maqedonisë nesër do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-së, Jens Stolenberg.

Në fokusin e bisedimeve të presidentit Ivanov me bashkëbiseduesit e tij në Bruksel, siç citohet në njoftim, do të jetë integrimi i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe gjendjet aktuale lidhur me krizën migruese dhe atë të refugjatëve.


Grekët të indinjuar: Stoltenberg katër herë tha “Maqedonia”


Shkup, 19 Maj, 2015 - 10:17 (META) 

Emërimi i Maqedonisë me emrin kushtetues nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolntenberg, shkaktoi bujë në Greqi.

Përfaqësuesit grek në takimin e përbashkët të ministrave të jashtëm dhe për mbrojtje të BE-së kanë reaguar menjëherë pasi Stoltenberg ka filluar të na emërojnë me emrin “Maqedoni”.

Greqia pritet të dërgoj notë proteste nga përfaqësia ekzistuese e Greqisë në NATO deri tek sekretari i përgjithshëm që të reagoj për këtë veprim të Stoltenbergut dhe për shkeljen e kërkesës së tyre Maqedonia të emërohet vazhdimisht me referencën e përkohshme.

Gazeta greke “Proto tema” nënvizon se Stoltenberg madje katër herë na ka emëruar me emrin “Maqedoni”, haptazi pa kurrfarë problemi.

“Disa ditë pasi i përqafuar vallëzonte edhe me ministrin e jashtëm, Nikos Kozias e këndonte këngën “We are the world”, sekretari i përgjithshëm katër herë e emëroi Shkupin si Maqedoni”, nënvizon gazeta, duke përkujtuar ahengun në Antali të ministrave të jashtëm të vendeve- anëtare të NATO-s, ku Kozias dhe ministri Nikolla Poposki realizuan takim.

Deklaratat shkaktuan interes të madh në mediumet greke, që e dënuan faktin që sekretari i përgjithshëm, duke folur se duhet evituar dhuna në Maqedoni, ka harruar të na emëroj si IJRM dhe është gjykuar ta përdor emrin kushtetues.