Arrihet propozim- marrëveshje me Iranin për programin bërthamor


Vjenë, 14 Korrik, 2015 - 9:59 (META) 

Ministri i Punëve të Jashtme, Javad Zarif të Iranit ka konsideruar marrëveshjen si një fitore, teksa e ka konsideruar atë edhe historike.

“Unë besoj se ky është moment historik. Ne jemi duke e arritur një marrëveshje që nuk është perfekt për aski, por që është diçka që ne kemi arritur. Sot mund të kishte qenë dita e fundit e shpresës, por ne arritëm që të hapim një kapitull të ri shprese”, ka thënë Javad Zarif.

Ndërsa Zyrtarja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini ka thënë se këto marrëveshje do të hapnin një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare

“Këto marrëveshje do të hapin një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ato, gjithashtu do të tregojnë se si diplomacia mund të qetësojë tensionet që janë krijuar me dekada. Kjo është shenjë e shpresës në të gjithë botën”, ka thënë Mogherini.