fbpx
Tag: Hetim

tag: hetim

Prokuroria Themelore “pranoi” se hyrja në Kuvend nuk është vepër e turmës, por bashkimit kriminel

Prokuroria Themelore Publike sot ka njoftuar se në hetimin për dhunën në Kuvendin e RM-së më 27 prill është kyçur edhe Prokuroria Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo do të thotë se nga provat që i ka prokuroria dalin dyshimet se dhuna në Kuvend nuk është vetëm vepër individëve të caktuar “që i ka marrë turma”,...

Prokuroria me vëmendje ndjek mediat për “Magjar Telekom” dhe “merr veprime”

Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit me vëmendje ndjek pohimet e mediave dhe në bazë të tyre ka filluar veprime shtesë për ndihmë juridike ndërkombëtare. Kjo është pjesë e përgjigjes së Prokurorisë publike të RM-së në përgjigjen ndaj pyetjes tonë “nëse epilogu nga procedura për rastin “Magjar Telekom” do të ndikojë në hetimin për rastin...

PSPS për nesër më ora 11 paralajmëron konferencë shtypi

Prokuroria Speciale për nesër (23 mars) paralajmëroi konferencë të shtypi më ora 11. "Transporter bart treqind tabela tek Tifani", thuhet në njoftimin e Speciales në Twitter, ku sipas praktikës së deritanishme, të gjitha fjalët fillojnë me shkronjën "T".     https://twitter.com/S_J_O_/status/844597535603933184 PSP më 28 shkurt hapi procedurën hetimore "Trust", për tenderin që në vitin 2011 e shpalli kompani shtetërore ELEM për gërmimin e qymyrit...

Zaev do të merret në pyetje te Zvërlevski për parregullsi zgjedhore

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot është ftuar që të merret në pyetje në Prokurorinë Themelore Publike. Zaev bashkë me disa persona tjerë udhëheqës të partisë janë ftuar që të japin dëshmi për procedurën parahetimore, të cilën e udhëheqë Prokuroria e Marko Zvërlevskit për keqpërdorim të parave në fushatën zgjedhore. Krahas Zaevit, sipas informatave në media, në bisedë informative janë...

PSP heton MPM-në

Ekipi i Prokurorisë Speciale sot ka kryer një inspektim në “Media Print Maqedoni”, mëson “Prizma”. Qëllimi i Speciales ka qenë të hetojnë një pjesë të punës financiare të kësaj shtëpie botuese, e cila nën patronazh ka gazetat “Dnevnik”, “Utrinski Vesnik”, “Vest”, “Makedonski Sport”, revista “Tea” dhe internet portali “Telegraf”. Pronari i MPM-së ngeli vetëm ish shefi i diplomacisë maqedonase  dhe...

Prokuroria publike zhvillon procedurë parahetimore kundër organizatave joqeveritare dhe Besës

Sektori për krim të organizuar pranë Prokurorisë Publike Shkup zhvillon procedurë parahetimore për financim ilegal të procesit zgjedhor kundër disa organizatave joqeveritare dhe partisë politike Besa, njofton Nova TV. Portali si burim informata përmend “burime shumë të larta në hetim që për shkak të sigurimit personal kanë kërkuar të qëndrojnë anonim”. Sipas tyre, bëhet fjalë për OJQ që janë financuar nga...

Diplomatët maqedonas kërkojnë hetim për nekrologët me ambasadorët

  Sindikata e shërbimit diplomatik të Maqedonisë i bën thirrje Prokurorisë publike që të hetoj rastin me publikimin e nekrologëve nga ish ambasador dhe aktual në Maqedoni në faqen e internetit “Imgur”. Prej atje thonë se Prokuroria publike duhet të vlerësoj nëse bëhet fjalë për “kërcënim serioz” që sanksionohet me nenin 420, paragrafi 1 nga Kodi penal, me dënim me burg. Nga...

Avokatët e Zaevit kërkojnë largimin e prokurorit për rastin “Ryshfeti”

Gjykimi për rastin “Ryshfeti” nuk ka filluar pasi avokatët e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev kërkuan largimin e prokurorit publik Vladimir Milloshevski sepse kundër tij PSP zhvillon hetim për disa vepra penale. Siç thekson njëri prej avokatëve të Zaevit, Jakim Naumov, prokurori publik Milloshevski është pjesë e bashkimit kriminel në lidhje me regjistrimet e publikuara në Youtube nga masat e...

Vërtetohet identiteti i pronarit të automobilit të dyshimtë para ambasadës së SHBA-së

MPB ka vërtetuar identitetin e pronarët të makinës “Zastava” që dje mobilizoi ekipet anti- terrorizëm të MPB-së pasi nga Ambasada e SHBA-së në Shkup u denoncua se ekziston mundësia që makina të ketë eksploziv. “Është vërtetuar identiteti i pronarit, por lidhur me këtë nuk do të dalim me detaje të mëtutjeshme sepse bëhet fjalë për të dhëna personale” deklaruan për...

PSP: DSK në mënyrë joligjore ka përgjuar 5817 numra telefoni

Gjithsej 5817 numra telefoni në mënyrë joligjore janë përgjuar nga DSK përmes sistemit për ndjekjen e komunikimeve, në periudhën 2008-2015, zbuloi Prokuroria Speciale në rastin më të ri “Shënjestra”që e publikoi sot. Për dhjetë ish punëtorë dhe punonjës aktual në DSK që kanë qenë në poste udhëheqëse ose kanë qenë pjesë e eshalonëve më të ulëta, ekziston dyshimi i bazuar...

PSP sot në konferencë shtypi do të publikoj hetimin për rastin “Таrgеt“

Prokuroria Speciale në konferencën e sotme për shtyp, prej orës 11 do të publikoj hetimin më të ri të quajtur "Target". "Sot më ora 11, do të ketë konferencë të re për lëndën "Target", shkruan në profilin e PSP-së në Facebook. Herën e fundit Specialja në opinion doli më 20 tetor kur prokuroret Fatime Fetai dhe Lençe Ristoska publikuan rastet "Toplik"...

Fridman ka analizuar 130 mijë fjalë nga “bombat”: Shumë turqizma dhe fjalor rrugaçërie

Materialet e përgjuara gjegjësisht “bombat” që vitin e kaluar LSDM i publikoi para opinionit, ishin lëndë e hetimit shkencor linguistik nga një prej maqedonistëve më të famshëm në botë, Viktor Fridman. “Hetimi është kryer vetëm nga pikëpamja linguistike, pa marrë nëse materialet që i kam kontrolluar janë të vërteta apo jo. Kjo është një mundësi e rrallë që të grumbullohet...

Si shpërqendrojnë dhe si i “vrasin lajmet”: Ti mua në konferencë, unë ty në termin goditës

Siç afrohet data e zgjedhjeve, ashtu po ashpërsohet beteja për prezencë në media ndërsa filloi edhe vjedhja e kohërave dhe mbulimi i konferencave të shtypit me konferenca shtypi. Ja tre shembuj: 3 nëntor 2016 Oliver Spasovski paralajmëron konferencë për aksidentin e Dime Spasovit; Dime Spasov jep intervistë pikërisht para konferencës së Spasovskit në “asnjë” kohë, më 14:00 ndërsa një televizion “siguron” incizimet nga...

PSP: Me ndihmën e ekspertit të “Erikson” i morën të gjitha të dhënat e DSK-së

Me ndihmën e ekspertit të jashtëm të kompanisë suedeze “Erikson”, sot nga serverët ndihmës në DSK, Prokuroria Speciale i ka marrë të gjitha të dhënat që i kërkonte me urdhër gjyqësor. Këtë sot pasdite e njoftoi PSP, prej ku shtojnë se të dhënat e mara do të analizohen në mënyrë shtesë dhe të gjithë rezultatet do të publikohen në opinion...

“Erikson” kundër Çavkovit: S’jemi pronar e as që operojmë me pajisjen e përgjimeve

"Erikson" nuk është pronar e as që operon me pajisjen për përgjimin ligjor të komunikimeve, thuhet në njoftimin që sot e dërguan nga kompania suedeze. Ata konfirmojnë se më 19 nëntor kanë marrë kërkesë nga PSP për asistim teknik në hetimin që PSP e zbaton në DSK, por nuk njoftojnë më shumë detaje për të gjitha informacionet e mëtutjeshme lidhur...

PSP hap hetime për “Soncev Grad” dhe tenderët e Ministrisë së kulturës

Prokuroria Speciale Publike (PSP) sot ka zbuluar dy hetime të reja nën emrat e koduar “Toplik” dhe “Tenderët”. Hetimi për lëndën “Toplik” ka të bëjë me ndërtimin e qytetit Soncev Grad, për të cilën për shkak të mungesave që janë paraqitur gjatë lidhjes së kontratës për ndërtimin e tij, buxheti është dëmtuar për rreth 1 milionë euro. Për këtë rast, sipas...

Gjykata Themelore Publike: Nuk i kemi bë ekspertizë celularit të Kërpaçit për shkak të mbrojtjes së madhe

Nga të gjitha provat që i kemi, mund të konfirmojmë se Kosta Kërpaç është vetëvra, por tani po hetojmë se çfarë e ka detyruar ta bëj këtë vepër, thonë nga Prokuroria publike. Siç thonë nga kjo Prokurori, janë pyetur 19 persona, prej të cilëve 10 nëpunës të MPB-së. Nga ky institucion akuzojnë PSP-në se ende nuk ua ka dorëzuar regjistrin...

PSP ngriti dy padi- për shkatërrim të dokumenteve dhe dhunë në Qendër

Prokurorja Fatime Fetai në konferencën e sotme për shtyp, ku prokuroret speciale prezantuan raportin e dytë për punën e PSP, tha se sot do të ngriten dy propozime për padi. Njëra, sipas Fetait, është për shkatërrimin e dokumenteve lidhur me përgjimin ndërsa e dyta për dhunën para komunës Qendër në qershor të vitit 2013-të. Duke i shpalosur rastet, Fetai tha...

Peshkopi Petar është arrestuar për vjedhje dhe dëshmi të rrejshme, pohon policia e Australisë

Policia e Australisë për “Meta” ka konfirmuar se javën e kaluar në Melburn është arrestuar dhe është marrë në pyetje mitropoliti i dioqezës së Australisë dhe Zelandës së Re, peshkopi Petar, në suazat e hetimit për vjedhje dhe dëshmim të rrejshëm. “Policia në Viktoria ka arrestuar dhe marrë në pyetje një person 70 vjeç nga Karolin Springs, në suazat e...

Aktakuzë ndaj Zoran Bozhinovskit për spiunim

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit pas procedurës hetimore, sot deri në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ka ngritur aktakuzë kundër gazetarit dhe pronarit të portalit “Burevesnik”, Zoran Bozhinovski. Ai, siç njoftojnë nga Prokuroria, ngarkohet për bashkim kriminel, spiunim dhe shantazh. Prokuroria gjithashtu ka kërkuar nga gjykata që t’i vazhdohet  paraburgimit të njëjtit. Bozhinovski në vitin 2013-të...