fbpx
Tag: Gjykim

tag: gjykim

Me dënime me kusht lirohen nëntë të akuzuarit për dhunën në Kuvend

Nëntë personat e akuzuar për pjesëmarrje në turmë në dhunën në Kuvend muajin e kaluar, sot morën dënime me kusht. Paraprakisht të gjithë e kanë pranuar fajin duke thënë se pendohen për veprën e tyre. Ata akuzohen për pjesëmarrje në turmë që do të pengoj personin zyrtar në pengimin e kryerjes së detyrës zyrtare. Të gjithë përveç Dimçe Hristovski- Zhabata,...

Luftëtarët në Kumanovë janë futur “që të mbajnë konferencë për mos- zbatimin e Marrëveshjes Kornizë”

Problemet politike të shqiptarëve dhe mos- zbatimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit kanë qenë arsyet pse grupi i armatosur kanë ardhur në Maqedoni më saktë në “Lagjen e Trimave”, tha në seancën e sotme i akuzuari i parë i ngjarjeve të 9 dhe 10 majit 2015, Sami Ukshini. Në pyetjen e Prokurorisë, se si grupi ka planifikuar të ndihmojë në...

DSK ka refuzuar t’i diskualifikoj të dhënat sekrete në lëndën “Fortesa 2”

DSK ka refuzuar q t’i diskualifikoj informacionet e klasifikuara që Prokuroria Speciale i propozon si dëshmi në procesin gjyqësor për rastin “Fortesa 2”. Për kërkesën e PSP-së, që duhej nga gjykata të kërkoj diskualifikimin e informacioneve, nga DSK dolën me arsyetim se diskualifikimi i të dhënave do të kishte pasoja për sigurinë e shtetit dhe se kanë rëndësi të veçantë...

PSP: Nuk zhvillojmë procedurë parahetimore kundër prokurorit Vladimir Milloshevski

PSP demanton se zhvillon procedurë parahetimore kundër prokurorit publik në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vladimir Milloshevski. Nga PSP konfirmojnë se partia e LSDM-së deri tek ta ka dorëzuar kallëzim penal kundër Milloshevskit dhe personave tjera dhe se ende janë duke u shqyrtuar pohimet e kallëzimit penal. “Deri te kjo prokurori publike është dorëzuar kallëzim penal...

Avokatët e Zaevit kërkojnë largimin e prokurorit për rastin “Ryshfeti”

Gjykimi për rastin “Ryshfeti” nuk ka filluar pasi avokatët e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev kërkuan largimin e prokurorit publik Vladimir Milloshevski sepse kundër tij PSP zhvillon hetim për disa vepra penale. Siç thekson njëri prej avokatëve të Zaevit, Jakim Naumov, prokurori publik Milloshevski është pjesë e bashkimit kriminel në lidhje me regjistrimet e publikuara në Youtube nga masat e...

Gjykata hedh poshtë “bombat” si dëshmi dhe dëshmitarin e mbrojtur kundër Gruevskit dhe Janakieskit

Gjykatësja Tatjana Mihajlova njëherë edhe u.d kryetare e Gjykatës Penale, refuzoi që një pjesë e bisedave të përgjuara apo “bombat” dhe dëshmimi i dëshmitarët të mbrojtur të përdoren si prova në procesin gjyqësor që PSP e zhvillon kundër Nikolla Gruevskit, Mile Janakievskit, Daniela Rangelovës dhe 11 të akuzuar të tjerë për dhunë para Komunës Qendër nga qershori i vitit...

PSP, pas një jave nga gjykata mori procesverbalin nga seanca për “Fortesa 2”

PSP dje e ka marrë nga Gjykata Penale procesverbalin nga seanca përgatitore për gjykimin e rastit “Fortesa 2”, ku i akuzuari i parë është ish drejtori i Drejtorisë së pestë, Goran Grujovski, konfirmojnë për “Meta” nga PSP. Prej atje shtojnë se në mënyrë shtesë do të njoftojnë kur do të dorëzojnë kërkesë deri tek DSK për lejen e diskualifikimit të...

Mihajlova edhe si u.d kryetare mund ta gjykoj Gruevskin

Zgjedhja e Tatjana Mihajlovës për kryerëse të detyrës kryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1 nuk paraqet pengesë që ajo të vazhdoj ta udhëheq lëndën lidhur me akuzën e PSP për dhunë para Komunës Qendër në qershor 2013, ku i akuzuar i parë është ish kryeministri, Nikolla Gruevski dhe ish ministri i transportit, Mile Janakievski. “Sipas rregullave, u.d kryetari mund të...

Sërish anulohet gjykimi i Saveskit dhe Kunovskit nga E Majta

Për shkak të sëmundjes së Vladimir Kunovskit i cili së bashku me Zdravko Saveskit janë të akuzuar për shkatërrimin e zyrës kombëtare të presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov, sot sërish u anulua seanca nga gjykimi i dy anëtarëve të Së Majtës, shkruan “24 Vesti”. Gjykimi është ricaktuar për 18 janar vitin e ardhshëm. Ndryshe, Saveski dhe Kunovski ngarkohen se më 13...

Gjykimi për “Fortesa 2” nuk filloi, gjykatësja kërkoi nga PSP diskualifikim të dëshmive

Në vend të fillimit të procesit gjyqësor kundër ish kryeshefit të drejtorisë së pestë, Goran Grujovski dhe gjashtë kolegët e tyre të akuzuar në rastin “Fortesa 2”, seanca e sotme ishte debat procedural mes të akuzuarve nga PSP, gjykata dhe pala mbrojtëse për atë nëse dëshmitë e klasifikuara guxojnë të përdoren në procedurë gjegjësisht a duhet të jenë të...

Anulohet gjykimi i Mariglen Demirit, seanca e ardhshme më 24 janar

Seanca e sotme kundër anëtarit të së Majtës dhe kandidat për deputet, Mariglen Demiri është anuluar dhe seanca është ri- caktuar për më 24 janar vitin e ardhshëm. Gjykatësja Dobrila Kacarska nga Gjykata Themelore Shkupi 1 anuloi seancën pasi përfaqësuesja e Prokurorisë shtetërore vonë ka dorëzuar vlerësimin për dëmin material nga thyerja e dritareve të zyrës së presidentit, Gjorgje Ivanov. "Shkresën...

Zoran Bozhinovski quan gjykatën “çmenduri” dhe dënohet me 2000 euro

Gazetari dhe pronari i portalit “Burevesnik”, Zoran Bozhinovski, në seancën e sotme në rastin që zhvillohet kundër tij për spiunim, shantazh dhe ryshfet, është dënuar me 2000 euro për shkak të mosrespektimit të gjykatës dhe sjellje të pahijshme. “Nuk ju përshtatet kjo që po e them. Jeni të uritur për para. Kjo është çmenduri e jo gjykatë. Më 12 dhjetor...

Gjykimi i aktivistit Bogoevski anulohet për 14 nëntor

Gjykimi i aktivistit të “Revolucionit Laraman”, Pavle Bogoevski, është anuluar për më 14 nëntor sepse në propozimin e Prokurorisë ka munguar vlera e dëmit material të bërë ndaj Ministrisë së Kulturës. “Propozimi i Prokurorisë jo vetëm që është thirrje për ndjekje të motivuar politike të njerëzve që kanë protestuar, por edhe në aspektin juridik është i papërmbajtur dhe shumë keq...

Anulohet gjykimi i gazetarit Zoran Bozhinovski

Gjykata Penale e anuloi seancën e sotme për gazetarin Zoran Bozhinovski, i akuzuar në rastin “Spiuni”. Gjykatësja e lëndës, Aleksandra Kërstiq, ka theksuar se edhe pse Gjykata ka dorëzuar kërkesë deri te Gjykata e Apelit që t’i dorëzojnë dëshmitë deri në fillimin e seancës, Apeli nuk e ka bërë atë. Gjykatësja, Kërstiq, tha se mu për atë, ka sjellë urdhër që...

Një maqedonas vret shokun me pushkë gjuetie duke bërë fotografi “selfie”

Një maqedonas që jeton përkohësisht në Australi akuzohet se e ka vrarë shokun e tij, me një armë gjuetie me tytë të shkurtuar (shotgun) . Sipas të përditshmes britanike ”The Guardian”, 20 vjeçari, A. R e ka vrarë shokun e tij, M. H (22) duke tentuar që të bëjnë një fotografi ”selfie”, në një dhomë moteli në Melbourne, ku kanë...

Gjykata ua pezulloi arrestin shtëpiak Saveskit dhe Kunovskit

Gjykata penale ua pezulloi arrestin shtëpiak anëtarëve të së Majtës, Zdravko Saveski dhe Vlladimir Kunovski, të cilët janë akuzuar se kanë marrë pjesë në demolimin e Zyrës popullore të Presidentit Gjorge Ivanov në protestat kundër faljes së 13 prillit. Kunovski, i cili nga gjykata doli dukshëm i shqetësuar, në emër të së Majtës iu falënderua, siç e quajti, “partisë në...

Anulohet “Lagja e Trimave”, gazetarëve dhe avokatëve nuk u lejua hyrja në sallë

Avokatët, familjarët dhe gazetarët nuk kanë mundur të hyjnë në sallën e gjykatës ku duhej të mbahet procesi gjyqësor kundër grupit të Kumanovës . Prokurorja Vilma Ruskovska në një dekleratë të shkurtër ka sqaruar se gjykimi i sotëm është anuluar sepse shërbimi i sigurimit nuk i ka lejuar avokatët të hyjnë në gjykatë, ndërsa gjykimi është anuluar për 6 qershor. Sipas...

Shtyhet seanca për rastin “Mitmarrje”, Zaev pohon se është kurdisur

Seanca e sotme gjyqësore për “Mitmarrje” në të cilin është i akuzuar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, përsëri është anuluar sepse në seancë nuk kanë ardhur dy avokatët mbrojtës. Ashtu siç tha gjykatësja, Dijana Gruevska-Ilievska, avokati Filip Medarski e ka njoftuar gjykatën se këto ditë është në udhëtim zyrtar në Barcelonë, për çfarë ka lënë kopje të biletës së...

Gazetarët bojkotojnë seancën për rastin “Lagje e trimave”

Gazetarët që ndodhen para Gjykatës Shkupi 1 po e bojkotojnë seancën gjyqësore të radhës për ‘grupin e Kumanovës’. Gazetarëve nuk u janë siguruar kushte dhe hapësira të përshtatshme për ndjekjen e seancës. Sipas gjykatës, kapacitetet e sallës ku mbahet seanca ofrojnë mundësi që vetëm katër gazetarë të ndjekin diskutimet, por një nga shkaqet përmendet edhe aspekti i sigurisë. Në Gjykatën Themelore...

Të akuzuarit për rastin “Lagjja e timave”: Edhe fëmijët e djepit e dinë se nuk jemi terroristë

Sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1 duhet të vazhdojë seanca për procesin gjyqësorja kundër 29 të akuzuarve për rastin në "Lagjen e trimave" në Kumanovë nga 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar. Në seancën e sotme fjalën hyrëse duhet ta kenë avokatët e mbrojtjes të 11 të akuzuarve për rastin në fjalë. Në seancën e kaluar, e cila...