fbpx
Tag: Gjykatë

tag: Gjykatë

Refuzohet ankesa e PSP-së, Koçani do të mbrohet nga liria

Këshilli Penal mbrëmë ka hedhur poshtë ankesën e Prokurorisë Speciale të cilën e ngriti për shfuqizimin e masës së paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan, i dyshuari i parë në rastin “Trust”. Prokurorët e PSP-së, Gavril Gubevski dhe Artan Ajro në seancën e sotme i kanë shpalosur argumentet se ka tregues  që Koçani ta përsërit veprën dhe se 900 mijë eurot...

Këshilli Penal për 48 orë duhet të vendos nëse ndaj Koçanit do të shqiptohet paraburgim

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 në afat prej 48 orëve duhet të merr vendim nëse do t’i përcaktohet masa e paraburgimit biznesmenit Sead Koçan apo ai do të mbrohet nga liria. Prokurorët e PSP-së, Gavril Gubevski dhe Artan Ajro në seancën e sotme i kanë shpalosur argumentet se ka tregues  që Koçani ta përsërit veprën dhe se 900...

Sulmuesi i Sheqerinskës paraqitet në Prokurori

Me kërkesë të Prokurorisë Policia ka ndaluar sot A.P i cili dyshohet se natën dhunshme në Kuvend ka sulmuar fizikisht nënkryetaren e LSDM-së Radmilla Shekerinska. Në filmimet nga sulmet e dhunuesve në Kuvend që qarkulluan nëpër rrjetet sociale, shihet se si A.P e tërheq Sheqerinskën për flokë. Prokuroria Themelore Publike më 30 prill njoftoi se shtatë nga 15 personat e dyshuar...

Avokatët e Zaevit kanë marrë vendimin nga gjykata për ndërprerjen  rastit “Puçi”

Ekipi i avokatëve të Zoran Zaev ka pranuar vendimin nga Gjykata Penale për ndërprerjen formale të lëndës “Puçi” pasi PSP mori vendim se heq dorë nga aktakuza. Këtë sot konfirmoi kreu i LSDM-së, Zoran Zaev i cili tha se ditët në vijim edhe ai ta marrë vendimin e gjykatës. Vendim për ndërprerjen e procedurës  duhet të merr edhe PSP, por prej...

Zaev dhe avokatët paraqiten në gjykatë, pritet fillimi i seancës

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot është paraqitur në Gjykatën Themelore- Shkupi 1, ku pritet të filloj procesi gjyqësor për rastin “Ryshfeti” ku i akuzuar për mitmarrje është biznesmeni i Strumicës, Ivan Nikolov- Saçavaliev. Në gjykatë arriti edhe biznesmeni Nikolov si dhe avokatët e Zaevit, Filip Medarski, Vane Andreev dhe Jakim Naumov. Fillimi i seancë është caktuar për orën 11 dhe...

Zoran Bozhinovski quan gjykatën “çmenduri” dhe dënohet me 2000 euro

Gazetari dhe pronari i portalit “Burevesnik”, Zoran Bozhinovski, në seancën e sotme në rastin që zhvillohet kundër tij për spiunim, shantazh dhe ryshfet, është dënuar me 2000 euro për shkak të mosrespektimit të gjykatës dhe sjellje të pahijshme. “Nuk ju përshtatet kjo që po e them. Jeni të uritur për para. Kjo është çmenduri e jo gjykatë. Më 12 dhjetor...

Mijalkov lëshon gjykatën, vendimi për masat e kujdesit në duart e gjykatësit

Ish drejtori i DSK-së dhe anëtari aktual i Komitetit ekzekutiv të VMRO DPMNE-së, Sasho Mijalkov, pas më shumë se 2 orë dëshmi është larguar nga Gjykata penale. Ai doli nga dera dytësore e gjykatës prej ku edhe hyri ndërsa për disa minuta njësitet speciale bllokuan hyrjen. Tani për tani nga gjykata nuk ka informacione nëse krahas Mijalkovit sot në...

PSP sërish dorëzoi dëshmitë dhe kërkoi t’i merren kompetencat gjykatëses

PSP sërish dorëzoi dëshmitë për rastin me falsifikimin e dokumenteve lidhur me shkatërrimin e pajisjes për përgjim në DSK deri në Gjykatën Themelore Shkupi 1, e që dje u kthyen si të pakompletuara. PSP dorëzoi kërkesë për marrjen e kompetencave për gjykatësen sepse ekzistojnë rrethana që shkaktojnë dyshim në paanshmërinë e saj gjatë vendimmarrjes sepse gjykatësja e njëjtë përmendet në...

PSP: Formimi i reparteve speciale është kuptimplotë

Formimi eventual i reparteve speciale është kuptimplotë, thonë për “Meta” Prokuroria speciale, lidhur me nismat për formimin e reparteve speciale në gjykatë dhe MPB, për rastet e PSP-së. Nga ky institucion shtojnë se nuk do të japin detaje tjera sepse, siç thonë, puna e tyre është që të zhvillojnë hetime të pavarura. “Konsiderojmë se formimi eventual i reparteve speciale është kuptimplotë,...

Çavkov: Reparti special në MPB është zgjidhje e palogjikshme

Formim të repartit special brenda Ministrisë së brendshme për nevojat e Prokurorisë speciale, sipas ministrit Çavkov është zgjidhje e palogjikshme. Sipas tij, Ligji aktual për procedurë penale mundëson çfarëdo prokurorie të kërkoj dhe t’i vihen në disponim aq përfaqësues të MPB-së sa ka nevojë. “Nuk jam pjesë e procesit dhe bisedimeve që po zhvillohen për momentin. Megjithatë, vlerësoj se nuk ka...

Të akuzuarit në “Lagjen e trimave”: Tragjedia në Kumanovë ka arkitekt

Tragjedia që ndodhi në Kumanovë më 9 maj të vitit të kaluar ka arkitekt dhe e gjithë kjo është bërë për para, deklaroi në seancën e sotme gjyqësor për “Lagjen e trimave”, i akuzuari Demë Shehu, duke i plotësuar fjalët hyrëse të avokatit të tij. Ai shtoi se ata në këtë lagje kanë qëndruar për gjashtë ditë dhe gjatë...

Pas pes viteve në burg, sot lirohet Lube Boshkovski

Sot pasdite është liruar nga burgu Lube Boshkovskit i cili vuajti dënimin me burg prej 5 viteve, mëson "Fokus". Ai u arrestua më 5 qershor 2011 para restorantit "Vodenica", për financim joligjor të fushatës parazgjedhore. Boshkovskit për këto 5 vite iu lejua të mungoj vetëm një ditë, edhe atë në varrimin e nënës së tij. Rasti i tij ishte vlerësuar nga Departamenti...

Zahir Beqiri Çaush dënohet me 2,5 vjet burg për falsifikim dokumentash

Zahir Beqiri-Çaush është dënuar me 2.5 vjet burg dhe gjobë financiare prej 123 mijë denarë, ndërsa vëllai i tij Imeri është dënuar me 1 vit burg dhe gjobë pre 61500 denarë në rastin "Letërnjoftime të falsfikuara". Për veprat penale, përpunim dhe furnizim të armëve të dytë morën vendime për lirim. Vëllezërit Zahir dhe Imer Beqiri ngarkohen për falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave...

Prokuroria speciale akuzoi dhjetëra institucione për obstruksione dhe mos-bashkëpunim

Prokuroria speciale publike kërkoi anulimin e debatit kryesor për lëndën “Puçi” sepse gjykata, edhe pse i është kërkuar, nuk ka dorëzuar kopje nga provat, thuhet në njoftimin e PSP-së. Nga ky institucione thonë se përveç për rastin “Puçi”, Gjykata Themelore Shkupi 1 vështirëson punën e kësaj prokurorie publike dhe në të gjithë lëndët tjera ku është kërkuar t’u dorëzohen...

Përmbaruesit nuk do të bllokojnë xhiro-llogari pa paralajmërim

Me ligjin e ri për përmbarim, i cili është në procedurë kuvendore, përmbaruesit nuk do t’ua bllokojnë xhiro llogaritë qytetarëve pa i paralajmëruar. Me këtë akt propozohet përmbaruesi, domosdoshmërisht, para se të bllokojë xhiro llogarinë me shkrim ta njoftojë borxhliun dhe të kërkojë nga ai që në afat prej tre ditëve ta paguaj borxhin, raporton Portalb. Njëkohësisht, borxhliu duhet ta...

Basheska: Nëse Zaev nuk paraqitet në gjykatë më 2 dhjetor, do ta detyrojmë të paraqitet

Seanca e sotme për rastin “Puçi” sërish është shtyrë sepse në gjykatë përsëri nuk u paraqit i dyshuari i katërt, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Filip Medarski avokati i Zaevit, tha se kryetari i kësaj partie sot do të udhëtoj jashtë vendit për shkak të një aktiviteti ndërkombëtarë. Gjykatësja Lubinka Basheska reagoi se nëse vazhdon të mos paraqitet nëpër seancat...

Zaevit i mbetet pasaporta dhe nuk duhet patjetër çdo javë të paraqitet në gjykatë

Këshilli penal Gjykata Themelore refuzoi kërkesën e Prokurorisë Publike, që t'i merret pasaporta liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit, i cili është i akuzuari i katërt për rastin"Puçi". U miratua  vendim të hiqet masa sipas së cilës Zaev ishte i obliguar që çdo javë të paraqitet në gjykatën e Strumicës. Seancë e radhës për rastin "Puçi" është caktuar më 5 tetor....

Musa Xhaferi: Bogoevski në gjykatë do t’i konfirmoj pohimet për “Magjar Telekom”

Zëvendës- kryeministri për marrëveshjen kornizë, Musa Xhaferi deklaroi se po përgatit kallëzime penale kundër ish shefit të policisë sekrete, Sllobodan Bogoevski, për akuzat se ai dhe lideri i partisë, Ali Ahmeti janë të përfshirë në skandalin për “Magjar Telekom”, shkruan “Portalb”. “Akuzat kundër meje për vrasje të organizuar janë serioze dhe të rënda. Bëhet fjalë për çështje të natyrës personale...

Lëvizja për reforma në PDSh: Afera “Telekom” dëshmoi katandisjen e shqipatrëve në Maqedoni

Sipas Lëvizjes për Reforma në PDSh, katandisja e shqiptarëve në Maqedoni u dëshmua nëpërmjet aferës “ Telekom”, me dëshmitë e publikuara në gjykatë në Nju Jork për kreun e BDI-së, Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferri. Sipas Lëvizjes, tani që në Maqedoni po zhvillohen negociata në lidhje me Prokurorin Special vlerësojmë se Prokurori Special do të ishte i pafuqishëm  të ç’rrënjos...

Zaev nuk paraqitet në gjykatë, Prokuroria kërkoi t’i merret pasaporta

Seanca e sotme me të cilën duhej të filloj procesi gjyqësorë “Puçi” është anuluar sepse në gjykatë nuk u paraqit i akuzuari i katërt, Zoran Zaev. Në esencë u shpalos propozimi i Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, që kërkon Zaevit t’i hiqet masa e kujdesit gjegjësisht herë pas herë të paraqitet në gjykatën e Strumicës si dhe t’i...