!Më 1 shkurt 2017, përfundon periudha promovuese për shfrytëzim të lirë të lajmeve të “Meta”. Në periudhën e ardhshme do të zbatojmë sistemin e ri për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës do të ju njoftojmë në mënyrë plotësuese.

KSHZ: Certifikatat nga lista zgjedhore do të përmbajnë edhe fotografi nga votuesit


Shkup, 5 Dhjetor, 2016 - 14:23 (META) 

KSHZ sot njoftoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme ligjore për respektimin e të gjitha afateve për zbatimin e zgjedhjeve si dhe masa teknike- organizative për pengimin e parregullsive eventuale.

“Fletët e votimit dhe certifikatat nga lista zgjedhore po përgatiten së bashku me materialin tjetër të besueshëm, që pranë komisioneve do të dorëzohet në afatin e paraparë ligjor” deklaroi Lupka Guguçevska nga KSHZ.

Për herë të parë në këto zgjedhje, Lista Zgjedhore, përveç të dhënave për votuesit, do të ketë edhe fotografi për identifikim

“Fotografitë do të kenë formatin e fotografive nga letërnjoftimet dhe ato do të mundësojnë identifikimin më të lehtë të votuesit” shton Guguçevska.

KSHZ u bën thirrje organeve kompetente si MPB, Prokuroria Publike, Komisioni për Antikorrupsion etj., që t’i zbatojnë të gjitha kompetencat e tyre ligjore me qëllim që të mbahen zgjedhjet në mënyrë të rregullt.

Gjithashtu komisioni u bën thirrje organeve zgjedhore, administratës shtetërore dhe publike që të përmbahen nga çfarëdo aktiviteti partiak deri në mbarimin e procesit zgjedhor.

“Apelojmë deri tek votuesit që mos të bien pre e atyre që ofrojnë ryshfet për votë, që në  këtë mënyrë të mos cenohet e drejta e votimit të lirë dhe demokratik. Të gjithë votuesit që në ndonjë fazë të procesit zgjedhor u shkelet e drejta zgjedhore, mund të dorëzojnë ankesë deri në KSHZ në afat prej 24 orëve pas shkeljes së bërë. KSHZ është e obliguar që të merr masa në afat prej 4 orëve pas pranimit të ankesës” tha Guguçevska duke shtuar se nga fillimi i fushatës zgjedhore ka hapur linjë falas telefoni për qytetarët (0800 555 44), ku qytetarët mund t’i paraqesin parregullsitë eventuale.


“Facebook” me automatizëm t’i zbukurojë fotot tuaja


Ма, 18 Dhjetor, 2014 - 15:59 (META) 

Rrjeti social “Facebook” shtoi mjet i cili automatikisht do ta përmirësojë fotot tuaja. Ky funksion gjer më tani është me qasje vetëm për pajisjet me sistem operativ “ios”, por më vonë do të arrijë edhe në pajisjet me sistem operativ “android”.

Fotofunksioni i ri në “Facebook” kujton në rolin “autossom” që e ka “Google photos”.

Gjithsesi duhet të thuhet se klientët të cilët duan vetë të përshtasun fotot e tyre edhe më tutje do të kenë mundësinë të qasen deri tek mjetet për adaptim dhe vetë t’i përshtasin dritën, hijet, qartësinë dhe ngjashëm.