Kërcënime për Ermira Mehmetin, ia thyejnë makinën


Shkup, 18 Dhjetor, 2016 - 19:23 (META) 

Ish deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti përmes profilit të saj në Facebook njoftoi se mbrëmë i është dëmtuar makina dhe se i janë kërcënuar.

“Ju mund te vazhdoni të thyeni edhe xhamat tjera te makinës time, mund te me dergoni pa ndalur mesazhe kercenuese, mund te vazhdoni me thirrjet anonime pas mesnate, mund te vazhdoni të bëni skenare kundër meje… kjo nuk e ndryshon realitetin politik – se ju jeni asgje me shume pos humbes tragjike”, shkroi ajo në profil.

 

Incidenti vjen një ditë pasi Mehmeti në emisionin “360 gradë” në Alsat -M, deklaroi se humbësit më të mëdhenj në zgjedhjet e 11 dhjetorit janë BDI dhe VMRO DPMNE. Ajo në emision tha se “në gisht mund të numërohen personat e BDI-së që duan koalicion me VMRO DPMNE-në”.


Simone Filipini: Koha është për ndryshime në Maqedoni


Shkup, 6 Maj, 2015 - 0:03 (META) 

Ish ambasadorja e Holandës në Maqedoni, Simone Filipini në rrjetin social në Facebook ka dhënë porosi se është koha për ndryshime në Maqedoni.

“Koha është për ndryshime në Maqedoni. Një shtet mund të zhvillohet me një udhëheqësi pozitive dhe përgjegjëse. Sa mund të shoh dhe dëgjoj , qytetarët e Maqedonisë janë lodhur me negativizëm. E rëndësishme është  që Nikolla Dimitrov dhe një numër i madh i liderëve kanë bërë hapin e huhur”, shkruan Filipini.


Facebook nuk do të aplikoj butonin “nuk më pëlqen”(dislike)


Palo Alto, 12 Dhjetor, 2014 - 19:01 (META) 

Mark Cukenberg, pronari i Facebook, i cili dje përgjigjej në pyetjet e përdoruesve tha se ky rrjet social nuk do të aplikojë butonin “nuk më pëlqen”.

-Ka momente në jetë kur përdoruesit ndjehen të mërzitshëm dhe me siguri nuk duan që dikush t’ua pëlqen statuset. Biseduam me këtë problem dhe po përpiqemi të gjejmë mënyrë që njerëzit të mund të shprehin edhe emocione tjera nën këto postime- thotë Cukenberg.