Lundrim apo ecje mbi liqenin e akullt


Bratisllava, 11 Dhjetor, 2014 - 15:39 (META) 

Alpinisti Tomas Nunuk dhe miku i tij bënë një incizim fantastik, i cili tregon se si duket ecja mbi liqenin e ngrirë dhe të pastër si kristali.

Video- incizimi, i cili për tre ditë në “Youtube” është shikuar më shumë se 1.9 milion herë, është incizuar në liqenin e malit slloven “Visoki Tatri”. Uji i liqenit është aq i pastër saqë krijon përshtypje se ecja bëhet në ajër e jo në akull.