Suedia fiton në “Eurovision”, pikët e Maqedonisë të pavlefshme


 

Mans Zelmerlev nga Suedia me këngën “Heroes” është fituesi i edicionit të 60-të të “Eurovision” me 365 pikë të fituar. Në vendin e dytë u ndal Rusia e ndjekur nga Italia.

Maqedonia edhe pse nuk u kualifikua në finale, megjithatë kishte të drejtë të votoj, por votat e vendit ishin të pavlefshme.

Ndryshe, vendi i jonë sikur edhe Mali i Zi, votat i kanë llogaritur vetëm nga thirrjet telefonike e jo edhe nga juria e cila duhet të merr pjesë me 50%, siç janë rregullat e “Eurovision-it” të sivjetmë në Austri.

Për shkak se nuk është ruajtur rregulli 50% (tele votim), 50% (juri) pikët janë të pavlefshme, por kjo nuk ka ndikuar në rezultatin përfundimtar.