!Më 1 shkurt 2017, përfundon periudha promovuese për shfrytëzim të lirë të lajmeve të “Meta”. Në periudhën e ardhshme do të zbatojmë sistemin e ri për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës do të ju njoftojmë në mënyrë plotësuese.

Han: Partitë të vazhdojnë me bisedimet dhe të tregojnë pjekuri demokratike


Shkup, 10 Shkurt, 2017 - 12:46 (META) 

Nevojitet kohë shtesë, por partitë duhet të demonstrojnë pjekuri demokratike, deklaroi sot euro- komisari Johanes Han në dorëzimin solemn të 31 automjeteve të terrenit, donacion nga BE për policinë kufitare ndërsa në kontekst të bisedimeve të djeshme me liderët e partive politike rreth çështjes së formimit të qeverisë së re.

“Partitë të vazhdojnë me bisedimet dhe të tregojnë pjekuri demokratike, duhet të ofrojnë program të mirë të bazuar në Marrëveshjen e Përzhinës dhe përkushtim në perspektivën evropiane. Dhe në kjo bëhet, jam i bindur në të ardhmen e vendit” deklaroi Han.

Në pyetjen nëse në bisedimet me të, partitë dje kanë treguar pjekuri demokratike, Han nuk u përgjigj, por tha se është optimist.

Euro- komisari në fjalimin solemn, iu referua takimit që sot në mëngjes e kishte me presidenti Gjorgje Ivanov.

Ai tha se e presidenti e ka lutur atë “BE të bëj diç më shumë për vendin e tij dhe të ketë më shumë ngjarje si kjo sot”.

“Unë e ftova Ivanovin që të vijë me mua në ngjarje që demonstron bashkëpunimin tonë dhe lidhjet e forta mes BE-së dhe vendit tuaj”, tha Han.

Presidenti Ivanov nuk ishte në mesin e pjesëmarrësve në solemnitetin e sotëm në MPB.


VMRO DPMNE me përgjigje të ashpra për ambasadorët e SHBA-së, BE dhe Norvegjisë


Shkup, 17 Dhjetor, 2016 - 11:25 (META) 

Lideri i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski mbrëmë kishte takime të ndara me ambasadorin amerikan, Xhes Bejli, euro- ambasadorin Samuel Zhbogar dhe ambasadorin norvegjez, Anre Sanes Bjornstad, ku është diskutuar për rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme, pritjet nga qeveria e re dhe parlamenti, për punën e KSHZ-së si dhe gjuhën e urrejtjes dhe retorikën e protestave para KSHZ-së.

Ambasadori Bejli në takim, ku kanë marrë pjesë zyrtarët partiak Nikolla Todorov, Vladimir Gjorçev dhe Aleksandar Nikollovski ka shprehur interes për disa çështje, por nuk ka marrë përgjigje.

Në pyetjen për planet e koalicionit të mëtutjeshëm të VMRO DPMNE-së, siç njoftojnë nga partia, është arritur marrëveshje se koalicionet do të varen jo vetëm nga VMRO DPMNE, por edhe nga partive tjera politike, të cilat krahas vendimit që duhet ta marrin brenda në partitë, kanë ndikim edhe nga faktorë tjerë të jashtëm.

“Në pyetjen e ambasadorit Bejli për çfarë faktorë të jashtëm bëhet fjalë, përgjigja ka qenë se për këtë të pranishmit nuk kanë autorizim që ta informojnë. Në pyetjen e ambasadorit Bejli nëse në këtë drejtim mund të ndihmohet, përgjigja ka qenë se nuk mund të ndihmohet para se gjithash sepse roli i ambasadorit është që ta ndjek situatën në vend dhe ta njoftoj vendin e tij për ngjarjes. Në vërejtjen e ambasadorit se deri më tani ai ka ndihmuar shumë, i është shprehur falënderim për këtë” thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.

Gjatë takimit, siç thuhet, ambasadori ka apeluar se është mirë që të qetësohen gjakrat e personave të protestojnë dhe ka pyetur se cili është reagimi i VMRO DPMNE-së ndaj vendimeve të KSHZ-së. Edhe për këtë pyetje Bejli nuk ka marrë përgjigje, me arsyetimin se partia nuk është në mundësi për momentin të përgjigjet, e as, siç thonë nga partia, në pyetjen hipotetike nëse do t’i respektojnë vendimet e KSHZ-së.

Ambasadori amerikan ka theksuar se SHBA janë mike e Maqedonisë, edhe pse disa anëtarë të partisë, sipas tij, nuk e ndajnë këtë mendim. Nga partia ndaj kësaj kanë deklaruar se VMRO DPMNE nuk ka dilema rreth anëtarësisë në NATO, BE dhe raportet me SHBA-në, ndërsa dëshmi më e mirë për këtë është deklarata e firmosur për partneritet strategjik, por kjo nuk do të thotë se disa individë apo shteti s’mund të shqiptoj mospajtim me disa hapa të individëve që e përfaqësojnë SHBA-në.

Në takimin me euro- ambasadorin Samuel Zhbogar është biseduar për vlerësimet e zgjedhjeve, punën e KSHZ-së si dhe mesazhet dhe pritjet e Brukselit nga parlamenti dhe qeveria e re.

Zhbogar ka theksuar se Brukseli ka shprehur shqetësimin për shkak të retorikës që përdoret nga një pjesë e folësve në protestat para KSHZ-së. Nga VMRO DPMNE siç thuhet në njoftim, kanë theksuar se mbështetin protesta të qeta dhe se nuk mbështesin gjuhë të urrejtjes, por njëkohësisht kanë thënë se ndjejnë keqardhje që Brukseli dhe komuniteti ndërkombëtar nuk ka shprehur shqetësim të tillë edhe në dy vitet e mëhershme kur zhvilloheshin protesta. Lidhur me rrjedhën e mëtutjeshme të protestave, nga partia deklaruan se “s’mund të parashihet se çfarë do të ndodh sepse ka shumë qytetarë të revoltuar veprimet e të cilëve s’mund të parashihen dhe kontrollohen nëse institucionet nuk punojnë sipas ligjeve#.

Në takimin me ambasadorin norvegjez, Arne Sanes Bjornstad, Gruevski dhe përfaqësuesit e partisë kanë theksuar se në dy vitet e fundit, në Maqedoni ka pasur involvim serioz të përfaqësuesve të caktuar të komunitetit ndërkombëtarë në punët e brendshme të vendit si dhe çështjet e brendshme politike. Praktika e këtillë, siç njoftojnë, që ka qenë prezent edhe para zgjedhjeve edhe gjatë kohës së zgjedhjeve, duhet të ndalohet.


Han më 14 tetor vjen në Shkup për bisedë me krerët e partive dhe Katica Janevën


Shkup, 6 Tetor, 2016 - 12:58 (META) 

Eurokomisari për negociata për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han, të premten e ardhshme, më 14 tetor do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë, konfirmoi për “Meta”, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Sipas paralajmërimeve, ai në Shkup do të takohet me krerët e partive më të mëdha, me prokuroren speciale Katica Janeva dhe sektorin civil.

Informacioni për vizitën e Han vjen pas vendimit të shumicës në Kuvend që mos t’i mbështet kërkesat e prokurores speciale për ndryshimet e Ligjit për PSP-në gjegjësisht vazhdimin e afatit për hetim si dhe për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Euro- komisari i cili ndërmjetësoi në lidhjen e Marrëveshjes, gjatë vizitës pritet të bisedoj edhe për obstruksionet që i bëhen PSP-së, përgatitjen e zgjedhjeve dhe shpërndarjen e Kuvendit.


FRODEM: Ndalesë për hyrje në BE dhe SHBA dhe ngrirje të llogarive për personat që nuk e respektojnë Marrëveshjen e Përzhinos


Shkup, 16 Prill, 2016 - 12:36 (META) 

Pasi që dje e nënshkruajti kryeparlamentari Trajko Veljanovski datën e zgjedhjeve, partia FRODEM, ka reaguar duke vlerësuar se ende nuk janë plotësuar kushtet e Marrëveshjes së Përzhinos.

Nga FRODEM, kërkojnë që Ivanov ta tërheqë vendimin e 12 prillit për faljen e politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, ndërkaq bëjnë thirrje deri te SHBA dhe vendet anëtare të BE-së që në vend që të vendosin sanksione ndaj Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, të vendosin sanksione ndaj personave dhe partive që nuk e respektojnë Marrëveshjen e Përzhinos.

“Shtetet-anëtare të BE-së dhe SHBA, por edhe të gjitha shtetet që ia duan të mirën Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, politikanëve dhe partive që nuk e respektojnë Marrëveshjen e Përzhinos, t’u shqiptohen sanksionime për hyrjen në shtetet e tyre, por edhe t’ua bllokojnë xhirollogaritë dhe ndërmarrjet, nëse kanë në shtetet e tyre”, thuhet në reagimin e partisë FRODEM.

 


Deri tani negocionin, prej nesër fillon zbatimi praktik i Marrëveshjes së Përzhinos


Shkup, 8 Nëntor, 2015 - 14:25 (META) 

Pas disa javëve bisedime, partitë politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, të premten në orët e hershme arritën marrëveshje për të gjitha pikat e marrëveshjes së 2 qershorit dhe 15 korrikut, që duhet të filloj të zbatohet që nesër.

Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi së bashku me ekipet e tyre arritën marrëveshje për Kodin zgjedhor, kompetencat e KSHZ-së, Ligji për qeverinë, Ligjin për privati dhe Ligjin për informatorët që prej ditës së hënë pritet të votohen në Kuvend dhe të fillojnë të zbatohen.

Këshilli qendror i LSDM-së mbrëmë njëzëri dha mbështetje për të gjitha nominimet e ministrave dhe zëvendës- ministrave: Oliver Spasovski për ministër i brendshëm, Frosina Remenski për ministre e punës dhe politike sociale, Aleksandar Kiracovski për zëvendës ministër i shoqërisë informatike dhe administratë, Kire Naumov për zëvendës –ministër i financave dhe Lupço Nikollovski për zëvendës-ministër i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomizimit me ujëra.

Kuvendi për nesër prej orës 12 ka caktuar vazhdimin e seancës së 71 ku në rend dite nuk do të jetë ligjet e arritura mes katër partive politike.

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski i cili do të jetë ministri i ri i brendshëm në qeverinë kalimtare, dje gjatë vizitës në Gostivar tha se pret këtë javë të ulet në kolltukun ministror dhe të filloj me punë.

“Pritet të hënën të ketë seancë, ndoshta të martën, por kjo varet nga kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovskit dhe këtë ia lë atij. Lejoni të merr fund emërtimi dhe më pas do të ulemi të diskutojmë para se gjithash me mediumet dhe qytetarët për të gjitha çështjet që do t’i ndërmarr në MPB” tha Spasovski.

Nesër me punë edhe zyrtarisht pritet të filloj edhe Prokurorja speciale publike, Katica Janeva ekipi prej 12 prokurorëve i së cilës u kompletua të enjten.

Përveç zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos, Maqedonia këtë javë pret edhe raportin e KE-së për progresin që duhet të tregoj nëse Maqedonia do ta humb apo jo rekomandimin për fillimin e bisedimeve për hyrje në BE.