fbpx
Tag: Dhunë

tag: dhunë

SHGM-ja dhe PTHP-ja janë marrë vesh që përsëri të shqyrtohen paditë për gjuhën e urrejtjes kundër gazetarëve

Përfaqësuesit e Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë sot kishin takim me Prokurorin publik republikan Ljubomir Joveski, ku u bisedua për përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për çështje me interes të përbashkët. Nga Prokuroria informojnë se kryetari i SHGM-së, Naser Selmani ka shprehur brengosje se në Maqedoni ka politikë të mosndëshkimit të dhunës ndaj gazetarëve. Selmani ka kërkuar nga Joveski që...

SHGM-ja: Vitin e kaluar janë sulmuar 18 gazetarë, mirëpo askush nuk është marrë në përgjegjësi

Vitin e kaluar në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 18 sulme ndaj gazetarëve, nga të cilat 13 kanë qenë sulme fizike dhe verbale, ndërsa të tjerat janë ofendime, pengesë gjatë punës dhe shkatërrim i pronës, thuhet në Raportin për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve në Maqedoni për vitin 2017, të cilin sot e prezantoi Shoqata e gazetarëve. – Javën...

RTM-ja i ka shkelur parimet profesionale për informim gjithpërfshirës, vlerësoi qeveria

Qeveria në mbledhjen e sotme e ka konstatuar propozim-vendimin për miratimin e programit vjetor për punë të Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTM) për vitin 2018 dhe propozim-vendimin për miratimin e planit financiar të RTM-së për vitin 2018. "Ky vendim është i shoqëruar me mendimin e qeverisë ku thuhet se mosvënia në kohë e programit vjetor për punë të RTM-së nuk është...

Prokuroria Themelore “pranoi” se hyrja në Kuvend nuk është vepër e turmës, por bashkimit kriminel

Prokuroria Themelore Publike sot ka njoftuar se në hetimin për dhunën në Kuvendin e RM-së më 27 prill është kyçur edhe Prokuroria Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo do të thotë se nga provat që i ka prokuroria dalin dyshimet se dhuna në Kuvend nuk është vetëm vepër individëve të caktuar “që i ka marrë turma”,...

Me dënime me kusht lirohen nëntë të akuzuarit për dhunën në Kuvend

Nëntë personat e akuzuar për pjesëmarrje në turmë në dhunën në Kuvend muajin e kaluar, sot morën dënime me kusht. Paraprakisht të gjithë e kanë pranuar fajin duke thënë se pendohen për veprën e tyre. Ata akuzohen për pjesëmarrje në turmë që do të pengoj personin zyrtar në pengimin e kryerjes së detyrës zyrtare. Të gjithë përveç Dimçe Hristovski- Zhabata,...

Zaev- Bejli: Presim Ivanov të veproj sipas Kushtetutës dhe ta jap mandatin

Proceset demokratike është e domosdoshme që të vazhdojnë me formimin e qeverisë së re, që do të siguroj stabilitet në vend dhe perspektivat e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së. Këtë sot në takim e kanë konstatuar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ambasadori i SHBA-së në vend, Xhes Bejli, kumtojnë nga LSDM. “Shumica parlamentare veçse ka krijuar kushte për të...

Ahmeti: Ekziston mundësia për nxitjen e përplasjeve në vend për interesa gjeopolitike

Qeveria e re reformuese do të formohet së shpejti ndërsa kryetari sapoemëruar i Kuvendit po kryen pjesën e tij të obligimit që të lehtësohet dhe të përshpejtohet ky proces, ka thënë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në takimin e djeshëm me përfaqësuesin e posaçëm të OSBE-së, ambasadorin Kristian Shtrohal dhe ambasadoren e OSBE-së në Maqedoni, Nina Suomalainen. Ahmeti dhe Shtrohal...

SHBA: Të japin llogari ata që kanë kryer, organizuar dhe porositur dhunën

SHBA-të i bëjnë thirrje kompetentëve në Maqedoni që të marrin hapa për të gjetur siguri për të gjithë anëtarët e Kuvendit, t’i hetojnë rastet e dhunës hollësisht dhe t’i thërrasin në përgjegjësi kryerësit, organizuesit dhe porositës e dhunës, ka deklaruar përfaqësuesja e Misionit të SHBA-së në OSBE, Kejt Bërns gjatë fjalimit të saj në këshilli e përhershëm të OSBE-së...

Mogerini- Xhaferi: Roli i kryetarit të Kuvendit duhet të jetë mbi interesat partiake dhe etnike

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri pranë BE-së, Federike Mogerini, sot pasdite është takuar me kryetarin e porsazgjedhur të Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi, në suazat e vizitës së tij zyrtare në Bruksel. Mogerini, siç njoftojnë nga kabineti i saj, ka përshëndetur zgjedhjen e Xhaferi për kryetari kuvendi dhe ka theksuar se është rol që duhet të...

Han pas takimit me Xhaferin: Fokusi tani duhet të jetë në formimin e qeverisë së re

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot është takuar me komisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han gjatë vizitës së tij zyrtare në Bruksel. Shefi i kabinetit të Han, Mihail Karnitshnig në Twitter njoftoi se Han ka porositur se dhuna në Kuvend është e papranueshme dhe se tani duhet të punohet në formimin e Qeverisë së re. “Johanes Han...

Britania e Madhe mbështet zgjedhjen e Xhaferit, kërkon dorëzim jo të dhunshëm të pushtetit

Zëdhënësja e zyrës për punë të jashtme e Britanisë së Madhe ka përshëndetur zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri të R. së Maqedonisë dhe apelon për dorëzim të qetë dhe jo të dhunshëm të pushtetit. "“Mbretëria e Bashkuar e mbështetën vendimin demokratik të shumicës së deputetëve të Maqedonisë për ta përzgjedhur Talat Xhaferin si Kryeparlamentar. Ne do të bashkëpunojmë me atë. Bëjmë...

MPB ka identifikuar personat që e kanë hapur derën kryesore të Kuvendit

SPB Shkup pranë Prokurorisë Themelore Publike, Shkup ka dorëzuar tre njoftime të reja për disa persona lidhur me hetimet për dhunën në Kuvendin e R. së Maqedonisë të enjten e kaluar. Njoftimet janë dërguar pasi pas shqyrtimit të video- materialit nga kamerat e sigurisë të Kuvendit janë identifikuar personat që kanë marrë pjesë në largimin e bllokadës së derës nga...

LSDM: Prokuroria Publike dhe MPB patjetër të veprojnë sipas detyrës, dhunuesit patjetër të përgjigjen

Prokuroria Publike dhe MPB patjetër të veprojnë sipas detyrës për skenar kriminel ndërsa porositësit, dhunuesit dhe kriminelët të japin llogari, thonë nga LSDM përmes kumtesës partiake. “Shumica parlamentare realizoi obligimin e vet ndaj qytetarëve, në mënyrë dinjitoze, të mençur dhe me kujdes, siç i takon politikanëve të ri që populli i zgjodhi për ta udhëhequr shtetin. Kryetari i ri i...

VMRO DPMNE: LSD duhet t’u kërkoj falje qytetarëve pasi shkaktoi revoltën e tyre

LSD në mënyrën më brutale dhunoi vullnetin e qytetarëve dhe pamundësoi të drejtën e diskutimit të të përzgjedhurve të tyre demokratik, thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së. “LSD me planifikim dhe dhunë, siç paralajmëruan mediat dhe ekspertët e tyre, realizoi performancë të cilën ata e quajnë emërim të kryetarit të Kuvendit dhe me këtë me paramendim veten dhe deputetët tjerë...

Shilegov: Kemi dëshmi për rrezikim terrorist të rendit kushtetues

Posedojmë dëshmi serioze që tregojnë se të enjten në Kuvend është kryer vepra penale- rrezikim terrorist- i rendit kushtetues dhe sigurisë, ka thënë sot zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov duke shtuar se bëhet fjalë për shkeljen e nenit 33 nga Kodi penale. "Kemi fotografi, kemi vide- material dhe prova tjera dhe e dimë se kush janë personat me dhe pa...

Hojt Ji megjithatë prej nesër do të ketë takime me Ivanovin, por edhe me Xhaferin dhe liderët e partive

Zëvendës- ndihmës sekretari shtetëror i departamentit shtetëror në Evropë dhe Euro- Azi, Hojt Brajan Ji nesër pritet të arrijë në Shkup në vizitë dyditore, ku do të takohet me presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov, liderët e partive politike dhe siç thonë nga ambasada, “kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi”. “Hojt Brajan Ji, zëvendës- ndihmës sekretari shtetëror i departamentit shtetëror në Evropë...

BE, SHBA, OSBE dhe NATO: Shqetësim serioz pasi autoritetet nuk arritën të pengojnë sulmin

Delegacioni i BE-së në Shkup, Ambasada amerikane, misioni i OSBE-së dhe zyra e NATO-s në deklaratën e përbashkët në mënyrën më të ashpër dënuan, siç thuhet, sulmin e organizuar në Kuvend. "Fuqishëm e dënojmë sulmin e organizuar ndaj Parlamentit që u bë më 27 prill. Shprehim shqetësimin tonë serioz ndaj dështimit të autoriteteve për ta parandaluar të njëjtin dhe për...

SHBA dënojnë sulmin ndaj deputetëve, kërkojnë hetim dhe përgjegjësi

SHBA fuqishëm dënon sulmet ndaj anëtarëve të Kuvendit të Maqedonisë, ka thënë zëdhënësi i Departamentit shtetëror amerikan, Mark Toner. “SHBA fuqishëm i dënojnë sulmet ndaj anëtarëve të Parlamentit të Maqedonisë të cilat vijuan pas përzgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar parlamenti. Në proceset demokratike nuk ka vend për dhunë. Shprehim simpatitë më të thella për anëtarët e Parlamentit që janë...

Çavkov arsyetohet: Askush nuk më ka thënë se do të zgjidhet kryetari i Kuvendit

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov sot pasdite ka mbajtur konferencë shtypi ku dha pikëpamjet e tij për ngjarjet e djeshme në Kuvend. Ai u ankua se nuk ka qenë e njoftuar se do të emërohet kryetari i ri i Kuvendit dhe se thotë se policia nuk ka pasur njohuri dhe paralajmërime për incidente të mundshme. Ai...

Ministria e Jashtme e Rusisë: Protestuesit kundërshtuan “dhunuesit”

Ministria e jashtme ruse sot ka shprehur shqetësim për ngjarjet e djeshme në Kuvend ndërsa shkakun e drejtoi tek opozita e cila duke shkelur procedurat ka zgjedhur kryetari kuvendi. Si rezultat i kësaj, thonë nga Ministria, ka ndodhur “rrëmujë ku janë përfshirë protestuesit që kanë kundërshtuar “dhunuesit”, prej të cilëve një pjesë është hospitalizuar. MPJ-ja ruse vlerëson se “incidenti ka...