fbpx
Tag: Суд

tag: Суд

Sulmuesi i Sheqerinskës paraqitet në Prokurori

Me kërkesë të Prokurorisë Policia ka ndaluar sot A.P i cili dyshohet se natën dhunshme në Kuvend ka sulmuar fizikisht nënkryetaren e LSDM-së Radmilla Shekerinska. Në filmimet nga sulmet e dhunuesve në Kuvend që qarkulluan nëpër rrjetet sociale, shihet se si A.P e tërheq Sheqerinskën për flokë. Prokuroria Themelore Publike më 30 prill njoftoi se shtatë nga 15 personat e dyshuar...

Gjykata hedh poshtë kërkesën për arrestin e një prej të dyshuarve në lëndën “Trezori”

Është refuzuar masa e arrestit për njërin nga të dyshuarit në lëndën "Trezori", njoftojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Në njoftim thuhet se gjykatësja me procedurë paraprake duke vepruar sipas kërkesës së PSP-së, hedh poshtë propozimin si të pabazë. Ndërsa sot pasdite, PSP kërkoi marrjen e kompetencave të gjykatëses me procedurë paraprake që duhet të vendos për masat e kujdesit...

PSP: Formimi i reparteve speciale është kuptimplotë

Formimi eventual i reparteve speciale është kuptimplotë, thonë për “Meta” Prokuroria speciale, lidhur me nismat për formimin e reparteve speciale në gjykatë dhe MPB, për rastet e PSP-së. Nga ky institucion shtojnë se nuk do të japin detaje tjera sepse, siç thonë, puna e tyre është që të zhvillojnë hetime të pavarura. “Konsiderojmë se formimi eventual i reparteve speciale është kuptimplotë,...

Të akuzuarit në “Lagjen e trimave”: Tragjedia në Kumanovë ka arkitekt

Tragjedia që ndodhi në Kumanovë më 9 maj të vitit të kaluar ka arkitekt dhe e gjithë kjo është bërë për para, deklaroi në seancën e sotme gjyqësor për “Lagjen e trimave”, i akuzuari Demë Shehu, duke i plotësuar fjalët hyrëse të avokatit të tij. Ai shtoi se ata në këtë lagje kanë qëndruar për gjashtë ditë dhe gjatë...

Dënim me burg për rastin “Oreshe”

Aktivendim në rastin “Oreshe” sot pasdite solli Gjykata Тhemelore në Veles. Gjore Petrovski, i cili ngarkohet se ka porositur vrasjen e Lazo Milloshevskit në vitin 2005-të, u dënua me burg prej 13 viteve ndërsa nga 10 vite dënim me burg morën vëllezërit Lupço dhe Ordan Gjorgjievski. Gjykata pranoi akuzën se Petrovski ka porositur dhe paguar vrasjen e Lazo Milloshevskit, me...

Këshilli i Etikës së Mediumeve të Maqedonisë kërkon lirim të menjëhershëm të Kezharovskit

Këshilli i Etikës së Mediumeve të Maqedonisë (KEMM) sot dënoi vendimin e Gjykatës së Apelit dhe dërgimin të gazetarit Tomislav Kezharovskit urgjent nga burgu shtëpiak urgjent në burgun “Shkup”. Në reagimin e Këshillit Etik të Mediave thuhet : “Me këtë vendim jepet porosi për vetcensurë ndaj gjithë gazetarëve të vendit. Parimet etike të gazetarisë mund të mbrohen dhe ruhen vetëm...

Gezetari Tomisllav Kezharovski urgjentisht dërgohet në burgun e Shutkës

Gazetari Kezharovski, të cilit dje Gjykata e Apelit ia uli dënimin me burg,  në dy vjet sonte është dërguar në burgun e Shutkës. Këtë e vërtetojë edhe bashkëshortja e tij në profilin saj të Fejsbukut. “Skandaloz dhe politik e jo vendim gjyqësor “ është qëndrimi i shoqatave të gazetarëve pas publikimit të aktvendimit të Gjykatës së Apelit, me të cilin...

Gjorgjiev: Vendimi për Vranishkovskin është i Gjyqësisë e jo i Qeverisë

Pushteti gjyqësor, a jo pushteti ekzekutiv, solli vendim për lirim me kusht të Jovan Vranishkovskit, informoi zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev. Ne si Qeveri, do të respektojmë vendimin e gjyqësorit, por për motivet, shkaqet dhe rrethanat  që ka kontribuar për këtë vendim, e udhës është të drejtoheni tek organi që ka sjellë këtë vendim, e kjo është gjykata- porositi Gjeorgjiev,...