Shtrenjtohet benzina për gjysmë denari


Shkup, 5 Shtator, 2016 - 15:49 (META) 

Komisioni Rregullatorë për Energjetikë ka kumtuar sе sonte në mesnatë se ka rritje të çmimit të benzinës për gjysmë denarë kurse çmimi për dizelin ngelet i njëjte. Edhe vaji ekstra i lehtë do të ketë çmim të rritur për gjysmë denari, njofton Telegrafi Maqedoni. Këto janë çmimet e reja me ndryshimet e sotme:

-Eurosuper BS-95 62 denarë për litër, -Eurosuper BS-98 64 denarë për litër, -Eurodizeli 48 denarë për litër, -Vaji ekstra i lehtë 37 denarë për litër.

 


U hesht skandali me statujën “Bona Dea” në mbylljen e Festivalit “Vëllezërit Manaki”


Manastir, 28 Shtator, 2015 - 10:59 (META) 

Me sallë gjysmë bosh, çmime të shumta dhe fjalimet të gjata shënuan ceremoninë e mbylljes së mbrëmshme të edicionit të 36-të të Festivalit ndërkombëtar të kamerës filmike “Vëllezërit Manaki” në Manastir.

Çmimi “Kamera e artë 300” juria kryesore e festivalit vendosi t’ia ndaj Maqash Erdelit, kinematografit nga filmi “I bir i Saulit,” një histori e re për tmerret e Holokaustit. “Kamera e argjendtë 300” shkoi në duart e Adam Arkapos për filmin “Makbethi”, ndërsa “Kamerën nga bronzi” e fitoi Mateo Gusman për filmin “Tokë dhe hije.”

Organizatorët e festivalit, pavarësisht paralajmërimeve, mbrëmë u përpoqën të anashkalojnë skandalin me statujë “Bona Dea” për filmin më të mirë në programin “Filmi i ri evropian”. Pas disa media kanë raportuar se statuja nuk është perëndeshë romake, por objekti arkeologjik me fytyrë mashkulli në Heraklea dhe ruhet në muzeun e vogël në lokalitetin e lashtë, dhe jo në muzeun e Londrës, dhe organizatorët statujën nuk e treguan në skenë.

Për shumicën kjo ishte një befasi, sepse praktika e mëparshme ishte që çdo nga çmimet të sillet në skenë, pa dallim se a është i pranishëm ose jo.

Në skenë doli drejtori i Festivalit Dimitar Nikolov dhe shprehu keqardhjen se përfaqësuesi i Bullgarisë i cili duhej të merr dhënë çmimin, para disa ditëve. Ndërkaq, çmimin për filmi të ri evropian e fitoi filmi “Deshtë” nga Grimur Hakonarson.

 


Oscar, me 4 statuja të arta triumfon filmi “Birdman”


Los Anxhelos, 23 Shkurt, 2015 - 10:40 (META) 

Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar është filmi ‘Birdman’ ai që triumfon duke marrë plot 4 statuja të arta: filmi më i mirë, regjisori më i mirë (Alejandro Gonzalez Inarritu), kinematografia më e mirë dhe skenari origjinal më i mirë.

Michael Keaton është protagonisti i komedisë së zezë që tregon historinë e një aktori dikur të famshëm për interpretimin e një superheroi, i cili tashmë shpreson të rikthehet në maja duke vënë në jetë një pjesë teatrore në Broadway.

Ndërkohë, çmimin e aktorit më të mirë e fitoi Eddie Redmayne për interpretimin e tij në ‘The Theory of Everything’, ku luan rolin e fizikantit Stephen Hawking, ndërsa aktorja më e mirë u shpall Julianne Moore (‘Still Alice’).

Aktori më i mirë joprotagonist shkoi për JK Simmons në filmin ‘Whiplash’, ndërsa aktorja më e mirë joprotagoniste u shpall Patricia Arquette në filmin ‘Boyhood’.

Ja lista e të gjithë fituesve të çmimeve Oscar:

Filmi më i mirë
 – Birdman

Regjisori më i mirë
 – Alejandro G. Iñárritu, Birdman

Aktori më i mirë – Eddie Redmayne (The Theory of Everything)

Aktorja më e mirë – Julianne Moore (Still Alice)

Aktori më i mirë joprotagonist – JK Simmons (Whiplash)

Aktorja më e mirë joprotagoniste – Patricia Arquette (Boyhood)

Kinematografia më e mirë – Birdman (Emmanuel Lubezki)

Filmi i huaj më i mirë – Ida

Skenari më i mirë i përshtatur – The Imitation Game

Skenari më i mirë origjinal – Birdman

 Grimi  më i mirë – The Grand Budapest Hotel

Kolona zanore më e mirë – ‘Glory’ (Selma)

Filmi i animuar më i mirë – Big Hero 6

Efektet më të mira vizuale – Interstellar

Kostumografia më e mirë – The Grand Budapest Hotel


Nga mesnata derivatet më të lira për 4,5 denarë, kurse dizeli për 4 denarë më lirë


Shkup, 15 Dhjetor, 2014 - 13:21 (META) 

Korrigjim i ri i çmimit të derivateve në favor të qytetarëve. Prej në mesnatë, do të mund të blihen derivate për 4,5 denarë më lirë se çmimi i përparshëm. Siç njoftuan nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, „Euro Super “ BS-95 do të shitet për  65,50 denarë për litër, kurse “Euro Super” 98 për 67 denarë. “Eurodizel” do të kushtojë 56 denarë për litër, kurse vaji për amvisëri 44,50 denarë për litër. Nga Komisioni Rregullatorë për Energjetikë njoftojnë se ulja  është shkaktuar  nga lëvizja e çmimit të naftës së papërpunuar si dhe kursit të denarit në raport me dollarin.