fbpx
Tag: Беса

tag: Беса

Kuvendi sot me tre seanca, deri në mesnatë duhet të zgjidhet Qeveria

Krahas seancës së dytë parlamentare, ku pika e vetme është zgjedhja e Qeverisë, në Kuvendin e RM-së sot do të mbahet edhe vazhdimi 21 i seancës konstituive, ku do të debatohet për zgjedhjen kryetarit, zv- kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Vazhdimi është i pari në orar ndërsa fillin në orën 10. Në orën...

Ibrahimi: Qeveria nuk është reformuese, por me kriminelë të ricikluar, nuk votoj për të

“A e dini i nderuari Zaev se cili është dallimi mes reformës dhe riciklimit? Nëse me reformë nënkuptoni se keni zgjedhur çfarë është mirë dhe sot është në taborin tuaj, kjo nuk është e mirë, por se keni bërë riciklim”, e ka porositur mandatarin Zoran Zaev, zv/ koordinatori i grupit të deputetëve të Besës, Zeqirija Ibrahimi. Ibrahimi në fillim uroi...

Zaev: Vështirë që sonte do ta dorëzoj përbërjen e Qeverisë në Kuvend

Lideri i LSDM-së dhe mandatari për përbërjen e Qeverisë së re, Zoran Zaev sot para takimit me kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në Kuvendin e Maqedonisë, ka deklaruar se thuajse s'ka gjasa që sot ta dorëzoj në Kuvend përbërjen e Qeverisë së re. "Nuk besoj që sot do të arrijmë. Bëjmë përpjekje. Kjo varet nga të gjitha partitë politike....

Ahmeti thirr takim urgjent në BDI për zhbollikin e Parlamentit

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka thirrur takim urgjent të kryesisë qendrore ku do të kërkohet dalje nga bllokimi i Kuvendit, por do të diskutohet edhe për sjelljen e Lëvizjes BESA. Shefi i kabinetit të partisë, Artan Grubi thotë se në rend dite do të jetë koalicioni opozitar mes VMRO DPMNE-së dhe BESËS. Grubi zbulon se BESA i ka tërhequr...

BESA nuk do ta mbështet Xhaferin, do të propozoj kandidatin e vet për kryetari parlamenti

Kryesia e Lëvizjes BESA nuk do ta mbështet kandidatin e BDI-së, për kryetar parlamenti, Talat Xhaferi dhe ka marrë vendim që të propozoj kandidat të vet për të parin e Parlamentit, njofton “TV 21”. Zëdhënësi i partisë, Orhan Murtezani nuk zbuloi emra, por sipas informatave jo- zyrtare të partisë bëhet fjalë për Afrim Gashin ose Fadil Zendelin. “Lëvizja BESA nuk...

Qytetarët janë kundër zgjedhjeve të reja, duan koalicion të gjerë

Nëse nesër do të mbaheshim zgjedhjet, VMRO DPMNE dhe LSDM do të ishin të barabartë, tregon anketa më e re e Agjencisë “M- Prospekt” e bërë me porosi nga televizioni Telma. Për VMRO DPMNE-në do të votonin 23,3% ndërsa për LSDM-në 23%. Ndryshimi i vetëm do të ishte tek partitë shqiptare. Nëse tani do të mbaheshin zgjedhjet, Besa do të...

Prokuroria publike zhvillon procedurë parahetimore kundër organizatave joqeveritare dhe Besës

Sektori për krim të organizuar pranë Prokurorisë Publike Shkup zhvillon procedurë parahetimore për financim ilegal të procesit zgjedhor kundër disa organizatave joqeveritare dhe partisë politike Besa, njofton Nova TV. Portali si burim informata përmend “burime shumë të larta në hetim që për shkak të sigurimit personal kanë kërkuar të qëndrojnë anonim”. Sipas tyre, bëhet fjalë për OJQ që janë financuar nga...

Bushati: Shqipëria nuk përzihet në koalicionet e mundshme në Maqedoni

Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati dje deklaroi se Tirana zyrtare nuk ka pasur kurrfarë roli lidhur me koalicionet e mundshme qeveritare në Maqedoni, shkruan korrespondenti i “Meta” nga Tirana. Bushati theksoi se Shqipëria nuk përzihet në çështjet e brendshme të shtetit fqinj, e as që ka kryer presion për koalicionet e mundshme duke shtuar se do të mbështesin cilindo...

Ahmeti, Kasami dhe Sela në takim me presidenti kosovar Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Prishtinë ka takuar liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni, të cilët i ka përgëzuar për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike Thaçi, siç njoftojnë nga kabineti i tij, liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, liderit të Besës, Bilal Kasami dhe liderit të Aleancës për shqiptarë, Zijadin Sela i ka uruar për zgjedhjet...

KSHZ hedh poshtë edhe një ankesë të LSDM-së, për të fundit do të vendos nesër

KSHZ sonte njëzëri hodhi poshtë ankesën e LSDM që kishte të bëje me procedurën për verifikimin e rezultateve nga votimi në vendvotimin 2016 ndërsa ankesa e fundit e LSDM-së sipas Komisionit do të shqyrtohet nesër, në seancën e caktuar për orën 11. “Ju kumtojmë se KSHZ do të punojnë në përgatitjen  tanimë vendimeve të miratuara që të mundet të njëjtat...

Këshilli opozitar i shqiptarëve në protestë kërkoi drejtësi, demokraci dhe dinjitet

Me parullat “Ali tradhtari”, “Demokraci”, “Vdekje fashizmit”, “Poshtë BDI me Gruevskin”, “Drejtësi”, disa mijëra qytetarë të përkatësisë etnike shqiptare filluan protestën “Dita D- drejtësi, demokraci, dinjitet” në parkun e Çairit. Këshilli opozitar i shqiptarëve e organizoi protestën për të drejta më të mëdha, respekt dhe dinjitet të popullatës shqiptare si dhe ndërprerjen e rasteve të montuara politike. Protestuesit i dhanë mbështetje...

“Besa” me protestë para Klubit të deputetëve kërkon të merr pjesë në takimin e liderëve

Sot teksa mbahej takimi i katër liderëve të partive paralementare në Maqedoni për të parë mundësitë e zgjidhjen së krizës së thellë politike në vend, një grup i aktivistëve të Lëvizjes ka realizuar një aksion kundër BDI-së dhe PDSH-së. Ata mbanin pankarta në duar ku shkruhej: “Ahmeti & Thaçi tradhtarë të kombit”, “Ahmeti dhe Thaçi nuk i përfaqësojnë shqiptarët” dhe...

Lëvizja “Besa” sot në protestë, do të kërkoj dorëheqjet e Qeverisë së Gruevskit dhe Ahmetit

Lëvizja “Besa” sot pasdite, do të mbaj protestë të qetë ku, siç njoftojnë do të kërkohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit, zbardhja e të gjitha të vërtetave që iu përkasin shqiptarëve në Maqedoni dhe marrëveshje të re në shtet. Nga lëvizja iu bëjnë thirrje qytetarëve, që të sillen në përputhje me rregullat e protestës jo të dhunshme dhe...

PPD do ti bashkëngjitet protestës të organizuar nga Besa

Partia për Prosperitet Demokratik përshëndet nismën e Lëvizjes “Besa” për organizimin e një tubimi gjithëpopullor kundër “diktaturës, burgosjeve politike kundërligjore, shtypjes së lirisë së mendimit dhe mediave, varfërimit të paskajshëm të popullatës, partizimit dhe shkatrimit të gjyqësorit, instalimit të krimit të organizuar,  fenomene këto të imponuara viteve të fundit nga Qeveria VMRO-BDI”. “Partia për Prosperitet Demokratik në parim i përkrah...

“Besa” kërkon lirimin e të burgosurve për rastin e Sopotit

Lëvizja BESA e ka pranuar me indinjatë të thellë dhe shqetësim të madh publikimin e sotëm të bisedës mes ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe Shefit të Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov, nga dialogu i të cilëve për rastin “Sopot” merret vesh saktë e qartë se pse ata të dënuar më shumë se dhjetë vite janë kalbur nëpër...