fbpx
Tag: Bashkëpunim

tag: bashkëpunim

Zaev: Dëshiroj në vitin 2018 të hapet datë për fillimin e bisedimeve me BE-në

Jam i lumtur që sot arritëm mes vete të bisedojmë dhe të vijmë në përfundim se qëndrojnë në linjën e nevojës së qytetarëve tanë për avancimin e bashkëpunimit. Këtu në prezencë të Mogerinit kemi konstatuar se edhe BE do të na respektoj më shumë nëse ne bashkëpunojmë në rajon- ka thënë kreu i LSDM-së, Zoran Zaev pas mbarimit të...

Ristoska: Nëse nuk na vazhdojnë afatin, kemi plan rezervë

Prokurorja publike nga Prokuroria Speciale, Lençe Ristoska sonte në emisionin “Top Tema” përsëriti apelet për vazhdimin e afatit për ngritjen e aktakuzave që i posedon PSPS, por thekson se nëse kjo nuk ndodh, atëherë ata kanë plan “B”. “Apelojmë të vazhdohet afati për ngritjen e aktakuzave i cili zgjat deri më 30 qershor. Nëse kjo nuk ndodh, kemi disa variante...

Han: Pasi u grumbulluan nënshkrimet, presim presidenti të dorëzojë mandatin

Pasi u grumbulluan nënshkrimet, me padurim presim hapat e mëtutjeshëm. Tani presim presidenti t’ia jep mandatin për formimin e qeverisë kandidatit nga partitë që kanë shumicë në Kuvend, në pajtim me Kushtetutën, thuhet në deklaratën e euro- komisarit për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han në faqen e KE-së pasi BDI mbrëmë vendosi nënshkrimet për formimin e Qeverisë t’ia...

Ahmeti ka njoftuar Dankanin për mundësinë BDI të qëndrojë në opozitë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në takimin e sotëm me sekretarin shtetëror britanik për Evropë dhe Amerikë, Alen Dankan, mes tjerash e ka informuar diplomatin edhe për takimin e sotëm të kryesisë qendrore të partisë. Ahmeti, siç njoftojnë nga partia, ka theksuar se në takim do të diskutohet mundësia dhe opsionet e partisë, duke pasur parasysh rezultatet zgjedhore, “përfshirë edhe...

Njësiti i marinës amerikane “Fokat” trajnojnë njësitet speciale të ARM-së dhe MPB-së

Sot në bazën e Njësitit për aksion të shpejtë të MPB-së në kazermën “Gjorçe Petrov” është mbajtur ushtrimi final nga trajnimi i pjesëtarëve të njësiteve speciale të MPB-së dhe ARM, që deri më 31 janar e zhvillonin ekipet e njësitit special amerikan të SHBA-së, “Fokat”. Në ushtrim morën pjesë ministri i brendshëm dhe i mbrojtjes, Agim Nuhiu dhe Zoran Jolevski...

VMRO DPMNE: Do të vazhdojmë me bashkëpunimin me ambasadorët-miq të Maqedonisë

VMRO DPMNE përmes njoftimit porosit se nuk është kundër ambasadorëve, “por parimisht reagon kur disa ambasadorë do t’i tejkalojnë autorizimet e tyre dhe veprojnë si ndërrim për deputetë dhe qeverinë e zgjedhur nga qytetarët”. “Intelektualët e vet-shpallur kujdestar dhe mercenarë të Sorosit nuk duhet të kenë frikë, VMRO DPMNE nuk është kundër ambasadorëve, por parimisht reagon kur disa ambasadorë do...

Ivanov – Tramp: I respektojmë fuqishëm qëndrimet tuaja dhe synimet e politikës së jashtme

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dërgoi urim deri te Donald Tramp me rastin e marrjes së funksionit President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ivanov në urim shpreh bindjen se lidershipi i Tramp, përveç për SHBA-në, është i rëndësishëm edhe në planin global si dhe paraqet shpresë për intensifikimin dhe thellimin e partneritetit strategjik të miqësisë mes...

Çfarë kërkon PSP e që institucionet nuk ia japin?

Refuzimi i Gjykatës Themelore Shkupi 1 që PSP-së t’ia dorëzoj procesverbalin nga kontrata ma Zvonko Kostovskin është një prej pengesave të shumtë me të cilat ballafaqohet kabineti i Katica Janevës. Paraprakisht, gjykata refuzoi kërkesën e PSP që të lëshoj urdhër gjyqësor, në suazat e rastit “Target”, për bastisjen në sistemet kompjuteristike të një operatori telekomunikativ. Në këtë varg, hynë edhe...

Në kohë jemi përgjigjur në të gjithë kërkesat e Prokurorisë Speciale, pohojnë nga “Telekomi i Maqedonisë”

Operatori “Telekomi i Maqedonisë” sot njoftoi se në kohë është përgjigjur në të gjithë kërkesat e Prokurorisë Speciale dhe se ngelin të hapur për bashkëpunim edhe në të ardhmen. “Konfirmojmë se në kohë i jemi përgjigjur kërkesave të PSP-së dhe ngelim të hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm. “Telekomi i Maqedonisë” është kompani e cila punon sipas ligjeve, në interes të...

Prokuroria: Në të dhënat e PSP nuk ka prova se Kërpaç ka qenë nën presion

Katica Janeva ka dorëzuar informacionin por në to nuk ka pasur prova se dikush ka kryer presion ndaj të ndjerit Kosta Kërpaç, konfirmojnë nga institucioni i Marko Zvërlevskit. Qëndrimi i këtillë i Prokurorisë Speciale madje ka kontribuar që të bohet presion ndaj institucioneve shtojnë nga Prokuroria publike e Shkupit. Nga institucioni i Janevës qëndrojnë në qëndrimin e tyre, por...

Ivanov: Dua Bullgaria të mbështes dhe përqafoj Maqedoninë

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për agjencinë bullgare të lajmeve ”BGNes”, ka thënë se nuk ekzistojnë barriera gjuhësore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë, dhe se Bullgaria duhet më së shumti ta mbështetë Maqedoninë dhe ta përqafojë. “Dua Bullgaria të jetë që më shumë do ta mbështes Maqedoninë, apo të them më ndryshe, ta përqafojë Maqedoninë. Ne nuk kemi barrierë gjuhësore. Kemi...

PSP: Nga Regjistrimi qendror do të marrim dokumente edhe në ditët në vijim

Prokuroria Speciale (PSP) e Maqedonisë ka konfirmuar marrje dokumentacionesh mbrëmë në Regjistrin Qendror, pas sigurimit paraprak të urdhrit nga gjyqtari. “Gjatë ditës së djeshme është vendosur bashkëpunim me Regjistrim Qendror dhe është dorëzuar dokumentacioni i kërkuar. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për dokumentacion voluminoz, ditët e ardhshëm do të merret i tërë dokumentacioni dhe për këtë do t’ju njoftojmë në...

Zv-kryeministri Besimi dhe ambasadorja Oer firmosën letër bashkëpunimi

Zëvendës- kryetari i Qeverisë, Fatmir Besimi dhe ambasadorja e Francës në vend, Lorens Oer firmosën letër për përforcimin e bashkëpunimit teknik mes dy vendeve. "Ky bashkëpunim përfshin prezencën e ekspertit francez për çështje evropiane, Bertrand Milet, në Sekretariatin e çështjeve evropiane dhe mbështetja dypalëshe në harmonizimin e mëtutjeshëm të legjislacionit nacional me atë të BE-së, përforcimin e kapaciteteve institucionale, përfshirë...

Vanhojte për VMRO DPMNE-në: Muzeu i VMRO-së nuk është në listën e vendeve të mija turistike

Ndërmjetësi belg në bisedime Piter Vanhojte mbrëmë përmes profilit të tij në Twitter iu përgjigj VMRO DPMNE-së ndaj vendimit të tyre për ndërprerjen e bashkëpunim dhe se ai është si çdo turist i rëndomtë në vendin tonë. Vanhojte në Twitter shkroi se planifikon të shkruan ciceronë turistik dhe pyet ku është muzeu i VMRO DPMNE pasi nuk është në hartën...

VMRO DPMNE ndërpreu bashkëpunimin me Vanhojten, prej sot për ta ai është vetëm turist

Partia në pushtet e VMRO DPMNE-së vonë pasdite njoftoi se ka marrë vendim që të ndërpres bashkëpunimin me ndërmjetësin belg në bisedime, Piter Vanhojte. Vendimin, thonë nga partia, e bazojnë në ofendimet e tij ndaj VMRO DPMNE-së dhe përfaqësuesve të partisë që marrin pjesë në bisedimet si dhe “nënçmimet e vazhdueshme ndaj popullit dhe R. së Maqedonisë”. “VMRO DPMNE gjatë kohë...

Janeva avancon në hetimin edhe krahas bashkëpunimit të vështirë me subjektet

Bashkëpunimi me subjektet deri tek të cilat drejtohet Prokuroria speciale është i vështirësuar, por edhe krahas gjendjes së këtillë, procedura para- hetimore lidhur me lëndët është në vijim e sipër dhe ka avancim të vogël, njoftuan sot nga kabineti i prokurores speciale, Katica Janeva. “Kohën e fundit interes i veçantë është treguar lidhur me veprimin tonë në suazat e materialeve...

Plomp: Ora e zgjedhjeve po afron

Në intervistën javore për "Radio Evropa e Lirë" ambasadori i Holandës në vend, Vilem Vauter Plomp  thotë se ora e zgjedhjeve të prillit po afron dhe se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të arrihet marrëveshje ndërmjet mediave. Ambasadori Plomp porositi se me Prokuroren speciale duhet të të bashkëpunojnë gjitha institucionet e përfshira  dhe t'i mundësojnë ta bëjë punën e saj. -Është emëruar  prokurore...

BE kërkon bashkëpunim më të madh kufitar maqedonas- grek

Greqia pranoi që të pranoj rreth 50.000 refugjatë në territorin e saj. Krahas kësaj në Samitin e djeshëm për krizën e refugjatëve në Bruksel, kryeministri grek Aleksis Cipras pranoi edhe kushtin që të filloj bashkëpunim ndër- kufitar dhe menaxhim më të mirë me refugjatë që kalojnë përmes Ballkanit mes Athinës, Shkupit dhe Tiranës. Sipas të dhënave në Greqi, KE ka...

Zyrë e re për bashkëpunim me Normandinë e Poshtëm- Maqedoni

Nesër prej orës 12 e 30 minuta në Shkup do të hapet Zyra e re për bashkëpunim të decentralizuar Normandia e Poshtëm –Maqedoni. Zyrën do ta hapin Loran Bove, kryetari i rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Lorens Oer, ambasadorja e Francës në Maqedoni. Zyra  për bashkëpunim të decentralizuar Normandia e Poshtëm –Maqedoni është trup koordinues për bashkëpunim mes këtij...

Putin: Do të bëjë çmos që vrasësit të dënohen

Presidenti rus, Vladimir Putin, është zotuar se do të bëj gjithçka që organizatat dhe autorët të vrasjes cinike dhe të tmerrshme të liderit të opozitës, Boris Nemtsov të dërgohen para drejtësisë. Mesazhi në formë telegrami i Putinit thuhet të jetë dërguar nënës së Nemtsovit është postuar edhe në faqen e internetit të Kremlinit, më 28 shkurt. Telegrami shpreh ngushllime dhe fjalë...