Pavlopulos e ka keqinformuar Obamën për Maqedoninë


Athinë, 15 Nëntor, 2016 - 13:50 (META) 

Maqedonia ishte një ndër temat për të cilat biseduan presidenti amerikan dhe presidenti grek, Prokopis Pavlopulos. I pari i Greqisë para presidentit Obama i ka përsëritur qëndrimet dhe akuzat ndaj qeverisë së Maqedonisë, duke kritikuar për përpjekje për marrjen e historisë greke.

“Është fakt që një shtet fqinj kërkon emër që përveç falsifikim të historisë, përhap irredentizëm dhe drejtpërdrejtë nënkupton ndryshim të kufijve dhe cenon perspektivën evropiane të atij vendi” theksoi Pavlopulos.

Barak Obama nuk u përgjigj në këtë qëndrim të Pavlopulos, por se u fokusua në krizën e emigrantëve dhe kontributin e Greqisë në NATO, si një prej aleatët më të vlefshëm për mbajtjen e rendit në rajon.

Obama dhe Pavlopulos biseduan edhe për çështjen e Qipros, marrëdhëniet greko- turke dhe krizën e emigrantëve.

 


Obama kërcënohet me sanksione shtesë ndaj Kinës


Uashington, 26 Shtator, 2015 - 10:41 (META) 

Në konferencën e shtypit që dje e mbajti me presidentin kinez, Si Xhinping, presidenti amerikan Barak Obama dërgoi kërcënime të reja për aplikimin e sanksioneve kundër Kinës për shkak të sajber- vjedhjeve që ndodhën edhe krahas marrëveshjes së tyre të mëhershëm që të ndërpriten këto sulme të hakerëve.

“Do t’i aplikojmë të gjitha masat të cilat i posedojmë për t’i ndaluar sajber- kriminelët” tha Obama.

Obama shtoi se marrëveshja e arritur është avancim, por tha se çështja ende nuk ka mbaruar.

Uashingtoni dhe Pekini gjatë vizitës së Si arritën marrëveshje të reja për përforcimin e bashkëpunimit në sferën e mbrojtjes.

Obama deklaroi se me Si janë dakorduar për hapjen e linjave për lidhje me qëllim që të tejkalohen rreziqet e paraqitjes së mos- pajtimeve mes armatave të tyre.

“U dakorduam që të zgjerojmë këmbimin e dialogut politik mes forcave të armatosura në të gjithë nivelet, të mbajmë më shumë trajnime të përbashkët” tha Si.


Barak Obama me profil personal në twitter


Uashington, 19 Maj, 2015 - 15:01 (META) 

Presidenti i ShBA-së, Barak Obama prej dje ka profil personal në Twitter. Ai më herët në Twitter shërbehej me profilin e Shtëpisë së Bardhë (White House). Avatari i tij është @Potus  shkurtesë për presidenti i SHBA-së) dhe do ta përdor vetëm për postimet që ai do t’i publikoj personalisht.

Ai për 24 orë grumbulloi 1,8 vizitor ndërsa deri më tani ka bërë vetëm tre postime.

Postimi i parë është “Përshëndetje Twitter. Kështu është Barak. Me të vërtetë. Gjashtë vite president dhe më në fund u bëra me profil”.

Bashkëshortja e tij, zonja e parë e shtetit Mishel Obama ka profil të saj në Twitter prej janarit të vitit 2013 dhe deri më tani ka grumbulluar 1,9 vizitor.

Британски „Гардијан“ објави видеоснимка од моментот кога Обама првпат твитнал од овалната канцеларија, седејќи на работ на својата работна маса и употребувајќи го телефонот од Белата куќа, а не неговиот личен „Блекбери“.