!Në periudhën që vijon, punojmë në vendosjen e sistemit për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës, do të njoftojnë në mënyrë plotësuese. Tekstet e “Meta” deri atëherë, janë të lira për marrje, por duke e treguar citimin nga ku është marrë lajmi.

Grubi: Një zyrë nuk është institucion, institucioni është kryetari Xhaferi


Shkup, 2 Maj, 2017 - 16:40 (META) 

Shefi i kabinetit të liderët të BDI-së dhe deputeti, Artan Grubi sot në deklaratë para Kuvendit tha se sekretari i përgjithshëm i Kuvendit ka kërkuar vendimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të publikohet në “Gazetë Zyrtare” para që shërbimet e Kuvendit të mund të veprojnë në përputhje me kërkesat e kryetarit të ri.

Deputeti i BDI-së tha se duhet të kihet parasysh se një zyrë nuk është institucion, por se institucioni është kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i cili paraqet vullnetin e shumicës së qytetarëve.

Grubi deklaroi dhe shpreson se do të “mbushen me mend” partitë politike sidomos siç tha, opozita e re në Kuvend dhe se do të lejojnë rrjedhjen e ngjarjeve siç presin qytetarëve. Ai më tej ka shtuar se seancë të re do të ketë kur për këtë vlerësim dhe vendim do të sjell kryetari i ri Xhaferi.


Grubi: Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe do ta forcoj shoqërinë


Shkup, 23 Nëntor, 2016 - 15:14 (META) 

Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe do ta forcoj shoqërinë dhe ky është një ndër shtyllat kyçe të platformës së BDI-së për zgjedhjet e 11 dhjetorit, deklaroi në konferencë shtypi zëdhënësi i BDI-së, Artan Grubi, i cili është bartës i listës në njësinë zgjedhore 1.

“Edhe pse narrativi maqedonas shoqëror ishte dramatik lidhur me ndryshimet e Kushtetutës, Ligjit për amnisti, Ligjin për ndarjen territoriale, decentralizimin, përdorimin e gjuhës shqipe në shumë organe shtetërore dhe lokale, përdorimin zyrtar të flamurit kombëtar shqiptar, vendosjen e dy universiteteve shqipe, punësimin e rreth 25.000 shqiptarëve në administratë, vendosjen e shqiponjës  në Çair si dhe shumë projekte tjera të BDI-së, megjithatë asgjë të keqe nuk i ndodhi Maqedonisë e as popullit maqedonas” tha Grubi.

Ai thotë se shoqëria maqedonas është bë e barabartë, më tolerante dhe kohezive ndërsa Maqedonia do të bëhet edhe më e fuqishme nëse miratohet ligj i veçantë për përdorimin e gjuhës shqipe në Parlament.


Grubi: Nëse BDI do të del nga Qeveria vendos vetëm Ahmeti dhe askush tjetër


Shkup, 3 Prill, 2016 - 23:34 (META) 

 

Cilët do të jenë hapat e ardhshëm të BDI-së pas tërheqjes së të gjithë ministrave dhe zv- ministrave tkaul do të vendos vetëm kreu Ali Ahmeti dhe askush tjetër, deklaroi sot shefi i kabinetit, Artan Grubi.

Reagimi i Grubit vijon pas deklaratës së sotme të VMRO DPMNE dhe kreut Gruevski i cili tha se BDI nuk e lëshon Qeverinë, por se do të freskoj kuadrot.

“Vendimin për hapat e ardhshëm të BDI-së pas tërheqjes së të gjithë ministrave dhe zv- ministrave tkaul do të vendos vetëm kreu Ali Ahmeti dhe askush tjetër. Edhe sipas statutit edhe sipas vendimit të kryesisë, vendimi i takon vetëm kryetarit dhe askujt tjetër” shkroi Grubi në Facebook.

artan grubi

 

 


Ali Ahmeti thirret për bisedë në Prokurorinë speciale si dëshmitar


Shkup, 1 Mars, 2016 - 14:07 (META) 

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti është thirrur për bisedë në Prokurorinë speciale publik, konfirmojnë për “Meta” nga kabineti i prokurores, Katica Janeva.

Prej atje thonë se Ahmeti është thirrur për bisedë si dëshmitarë, por në interes të procedurës para- hetimore nuk zbulojnë për cilin rast bëhet fjalë.

“Personi është ftuar si dëshmitar. Për shkak të fshehtësisë së procedura para- hetimore, për momentin s’mund t’u njoftojmë më shumë detaje” deklaroi për “Meta” zëdhënësja e PSP, Lençe Ristovska.

Sipas portalit në gjuhën shqipe “Fakti.net”, Ahmet në PSP duhet të paraqitet të enjten më orën 14.

Ftesën për Ahmetin nga PSP e konfirmuan edhe nga BDI.

“Kreu Ali Ahmeti dhe BDI janë mbështetës të fuqishëm të punës ligjore, transparente dhe të paanshme pa paragjykime etnike, fetare, partiake ose politike të Prokurorisë publike. Javën e kaluar, lideri Ahmeti pranoi ftesë në cilësi të dëshmitarit nga PSP dhe ai kuptohet do të plotësoj obligimin e tij si qytetar ndaj institucioneve të pavarura” shkroi në Facebook shefi i kabinetit të Ahmeti, Artan Grubi.
Sipas portalit “Nova TV” Ahmeti, sipas të dhënave jozyrtarisht, është thirrur në PSP për rastin “Kosmos” që ishte pjesë e përgjimeve, që vitin e kaluar e publikoi LSDM.

Në një pjesë prej tyre, siç publikoi në atë kohë kreu i LSDM-së Zaev mund të dëgjoheshin bisedat e ish kryeministrit dhe kreut aktual të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ish ministri Mile Janakieski se si merren vesh për rrëzimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit Fiat Canoski.


Grubi: IRI konfirmoi se shqiptarët përkrahin BDI-në


Shkup, 23 Nëntor, 2015 - 17:45 (META) 

Deputeti i BDI-së Artan Grubi  sot takoi ambasadoren e Belgjikës në Maqedoni, me të cilën biseduan për situatën politike aktuale në Maqedoni, zbatimit të Marrëveshjes së Przhinos dhe negociatave në grupet e punës, ekspertizën e Marrëveshjes së Ohrit, zgjedhjet e parakohshme si dhe çështjen e emrit dhe integrimin euroatlantik.

Në lidhje me analizën e Marrëveshjes së Ohrit, Grubi theksoi që ky proces është obligim i qeverisë që rrjedh nga Raporti i Progresit, Dialogu i Nivelit të Lartë, konkluza e Qeverisë si dhe plan- veprimin, ndërsa rekomandimet që do të rrjedhin nga procesi gjithëpërfshirës i Sekretariatit do të përforcojnë shtyllën e stabilitetit të këtij vendi që janë marrëdhëniet ndëretnike dhe do ta bën demokracinë më të qëndrueshme. Grubi theksoi që anketa e IRI konfirmoi vullnetin e shumicës absolute të shqiptarëve për ta përkrahur BDInë në zgjedhjet e ardhshme sepse në BDI ata shohin siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm për vete dhe për vendin. Grubi u shpreh i bindur që BDI do ti realizon edhe pritjet e qytetarëve për një frymë të re në politikbërjen shqiptare- thuhet në njoftimin e BDI-së.


Grubi: Në KSHZ duhet të votohet me konsensus


Shkup, 14 Tetor, 2015 - 17:18 (META) 

Është arritur marrëveshje rreth Diasporës, për KSHZ-në dhe kodin zgjedhor, tha deputeti i BDI-së, Artan Grubi pas përfundimit të takimit mes grupeve të punës.

“I fituam të gjitha betejat, për të gjitha vendimet që do t’i sjell KSHZ-së duhet të votoj me konsensus. Kjo është një lloj i badenterit ku Maqedonia duhet ta kenë mbështetjen edhe nga përfaqësuesit shqiptarë në KSHZ për marrjen e vendimeve” tha Grubi.

Ai shtoi se lista zgjedhore do të pastrohet në terren, por jo tërësisht.

Si përgjigje e çështjeve të gazetarëve që do të ndodh më tej në bisedimet, Grubi tha se shpreson se ato do të vazhdojnë nesër.

“Shpresoj që të tejkalohet kjo situatë me Prokurorinë speciale publike dhe se LSDM nesër do të kthehet në bisedime” tha Grubi.