fbpx

Sulmohet ekipi i “A1on” në protestën “Për Maqedoni të përbashkët” në Shkup

-

Ekipi i portalit “A1on” sonte është sulmuar dhe rrahur tek Porta Triumfale gjatë protestës së nismës civile “Për Maqedoni të përbashkët”.

Pesë pjesëmarrës në protestë, në fund të tubimit kanë sulmuar kameramanin Vladimir Zhelçeski dhe gazetarin Aleksandar Todvski derisa në mënyrë profesionale kanë ndjekur ngjarjen. Sulmuesit e kanë thyer kamerën e “A1on” ndërsa Zhelçeski dhe Todevski, për shkak të plagëve, gjenden në Qendrën e urgjencës.

“Me grushte në kokë dhe trup, sonte janë sulmuar kameramani dhe gazetari i “Aion” nga protestuesit para Kuvendit të RM-së. Që të dy me automjetin e ndihmës së shpejtë janë dërguar në Qendrën e urgjencës. Një pjesë e protestuesve kanë thyer kamerën, pas çka kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Nisma civile “Për Maqedoni të përbashkët” që është organizatore e protestës thjeshtë ka dështuar në mbrojtjen e gazetarëve. “A1on” do të ngrejë padi kundër organizatorit dhe do të kërkojë kompensim për sjelljen e egër dhe primitive”, njoftojnë nga portali “A1on”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.