Gjithsej 525 lëndë i ka punuar gjykatësja Sofia Lajliçiq, që prej kur është bërë gjykatëse në fund të vitit 2012, në Gjykatën Penale.
Laliçiq në audio regjistrime që i publikoi lideri i opozitës, Zoran Zaev, e dëgjuam si bashkëbiseduese e drejtorit të DKS-së, Sasho Mijallkov. Në bisedë, Mijallkov i thotë Lajçiqit se e ka bërë punën që ajo të bëhet gjykatëse në Gjykatën penale.
Siç na u përgjigjën nga Gjykata Themelore 1, ajo prej Këshillit gjyqësor ka marrë vlerësimin “shumë e mirë”
–Edhe si bashkëpunëtore profesionale edhe si gjykatëse ka rezultate solide, para se gjithash në punën gjyqësore. Sipas të gjitha kritereve sipas të cilave vlerëson Këshilli gjyqësor, gjykatësja ka arritur gjithsej 183 pikë për vitin 2013 dhe vlerësohet si “shumë e mirë”, ndërsa për vitin 2014 vlerësimi ende nuk ka mbaruar – u përgjigjën nga Gjykata.
Laliçiq për vitin 2013: |
Laliçiq për vitin 2014: |
|
|
Në vitin 2013, gjykatësja ka pasur 28 lëndë të konfirmuara nga Gjykata e Apelit, të pezulluara tetë, ndërsa të modifikuara 9 lëndë. Gjithsej në vitin 2013, gjykatësja ka punuar në 282 lëndë, ka zgjidhur 184, ndërsa të pazgjidhura kanë mbetur 98 lëndë.
Ndërsa në vitin 2014, ajo ka 31 lëndë të konfirmuara nga Gjykata e Apelit, i janë pezulluar gjashtë lëndë, pjesërisht të pezulluar e ka një lëndë, ndërsa të modifikuara i ka 4 vendime. Gjithsej, për vitin e kaluar, gjykatësja ka punuar në 243 lëndë, ka zgjidhur 185 lëndë, ndërsa kanë mbetur 57 lëndë të pazgjidhura. Gjykata supreme i ka konfirmuar 5 vendime të saja, ndërsa e ka pezulluar një vendim.
Këshilli gjyqësor vendos për vlerësimin e gjykatësve në bazë të parametrave vjetore dhe kualitetit, të cilat gjyqi i dorëzon në nivel vjetor si formë e vlerësimit për gjykatësit deri të Këshilli.
“ Gjykatësja Sofia Laliçiq, e pyetur për koment nga “Dojçe Vele” a është vendosur sipas përgatitjes së saj profesionale, përzgjedhja e saj si gjykatëse apo sipas intervenimeve të mundshme partiake, ajo është përgjigjur: “Nuk komentoj edhe nuk e di unë a mund të komentoj sepse gjyqi ka zëdhënësin oficial. Parametrat e mija profesionale dhe rezultatet janë të matshme dhe për to çdo kush mund të informohet në gjyq”.
Vitin e kaluar ka ngrit kredi me vlerë prej 8.000 erush. Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Komisionit shtetëror për ndalimin e korrupsionit, Lajliçiq ka paraqitur banesë prej 62 metrave katror, me vlerë 70.000 euro dhe automobil “nisan xhuk”me vlerë më të madhe se 14.000 euro. Ajo ka paraqitur edhe aksione në tre vende, të gjitha të blera në vitin 2007. Vitin e kaluar ka marrë kredi prej afro 8.000 eurove.