fbpx

Studentët uzurpuan fakultetet dhe ligjeratat

-

Plenumi Studentor ka okupuar hapësirat e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” duke i shpallur “Zonën Autonome”. Kërkesat e tyre mbeten të njëjtat, ligj i ri i bazuar në analiza të thella, duke përfshirë në përgatitjen e tij edhe studentët. Kërkesa kryesore ka të bëjë me anulimin e provimit shtetëror.

“Plenumi Studentor” kërkon të nënshkruhet marrëveshje mes një konference ndër universitare dhe Ministrisë se Arsimit, në të cilën do të përfshihen aspektet si vijojnë: Pjesëmarrje e garantuar e Plenumit Studentorë në hartimin e plotë të ligjit të ri, me qëllim që i njëjti t’i reflektojë qëndrimet dhe perspektivat e studentëve. Kornizë kohore gjatë së cilës do të hartohet ligji, përkatësisht përcaktim të qartë dhe kohë për draftin e parë dhe të dytë”, tha një përfaqësues i Plenumit Studentor.

Studentët që sot okupuan universitetin, presin mbështetje edhe nga kolegët e tyre nëpër universitetet tjera, duke mos përjashtuar mundësinë e okupimit  të hapësirave edhe të universiteteve tjera.

“Plenumi Studentorë është i përbashkët. Në të gjithë së bashku këtu punojmë, universiteti është i përbashkët, këtu jemi bashkërisht dhe askush nuk do të mund të na ndajë. Tani për tani kemi filluar këtu. Shpresojmë për mbështetje, ashtu siç vjen mbështetja ashtu veprojmë edhe ne, ashtu zgjerohemi edhe nëpër fakultetet dhe universitetet tjera”, u shpreh një përfaqësuese e Plenumit Studentor.

Ndërkaq, profesorët shprehen të gatshëm për mbështetje. Ata thonë se nëse është nevoja edhe do t’i furnizojnë me ushqim studentët, me qëllim mbrojtjen e autonomisë së universitetit.

“Mendoj se që sot fillon e ardhmja e re për Maqedoninë. Unë ndjehem krenare që jam profesoreshë e këtyre studentëve, të cilët siç i keni parë dhe po i shihni, na kanë udhëhequr dhe po na udhëheqin të gjithë neve. Nëse duhet të flemë këtu me studentët, do të flemë. Nëse duhet t’i sjellim ushqim, do t’i sjellim, do t’i ndihmojmë, sepse edhe ne jemi pjesë e tyre dhe universiteti është i gjithë neve. Kjo është shtëpia jonë”, deklaroi Sinoliçka Tërpkova, Profesoreshë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.