fbpx

Departamenti i shtetit : Qeveria nuk e respekton sundimin e të së drejtës, pavarësinë e mediumeve dhe ka gisht në gjyqësor

-

“Në Maqedoni, pjesa më e madhe e problemeve me të drejtat e njeriut janë nga niveli i lartë i korrupsionit dhe mossuksesit të Qeverisë që tërësisht të respektoj sundimin e të së drejtës, kufizimin e lirisë së mediumeve, ndikimin ndaj gjyqësisë dhe hetimet selektive”, thuhet në raportin e rregullt vjetor të departamentit shtetërorë të SHBA-ve, për gjendjet e të drejtave të njeriut në botë.

Korrupsioni dhe mosrespektimi i tërësishëm i sundimit së të drejtës janë vërejtjet kryesore për Maqedoninë, nga raporti i rregullt vjetor i publikuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan për të drejtat e njeriut në botë.

“Problemet më me rëndësi që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dalin nga korrupsioni dhe nga dështimi i pushtetit që të respektojë tërësisht sundimin e të drejtës, duke përfshirë edhe përpjekjet konstante për kufizim të lirisë së mediave, ndërhyrjes në gjyqësor dhe ndjekjes selektive penale” shkruan në këtë raport.

Departamenti i Shtetit Amerikan thekson se sistemin gjyqësor në Maqedoni e karakterizojnë ndërhyrja politike, jo efikasiteti dhe favorizimi i personaliteteve të etabluar në shoqëri, procese të prolonguar, shkelje e së drejtës së procesit publik gjyqësor dhe korrupsioni.

Raporti konstaton se financimi i pa mjaftueshëm reflekton mbi operacionet gjyqësore dhe në efikasitetin, si dhe se përfaqësues të shumtë gjyqësor akuzojnë qeverinë se shfrytëzon autoritetin buxhetor që të kontrollojë gjyqësorin, njofton “Meta”.

Mes problemeve tjera në lidhje me të drejtat e njeriut, qeveria amerikane nënvizon edhe maltretim fizik të paraburgosurve dhe të burgosurve nga ana e policisë dhe zyrtarëve të burgut, si dhe kushtet e këqija nëpër burgje dhe institucionet psikiatrike.

Probleme janë edhe kufizimi i të drejtës për të fituar azil, dhuna familjare ndaj grave dhe fëmijëve, diskriminimi ndaj invalidëve, Romëve dhe grupeve tjera minore, si dhe ndaj personave të komunitetit LGBT.

Edhe pse kushtetuta siguron lirinë e shprehjes dhe të shtypit, Departamenti Shtetëror Amerikan potencon se presioni qeveritar mbi mediat akoma është problem, dhe thotë se ka shumë akuza se qeveria në mënyrë selektive ndjek penalisht personalitete mediatike opozitare, dhe përzihet në procedura të shumta gjyqësore për shpifje, të ngritura nga ish personalitete qeveritare.

Më tej qeveria amerikane thekon se individët dhe organizatat, të afërt me qeverinë aktuale, janë pronarë të shumicës së medieve kryesore, dhe se një numër i kufizuar i medieve të pavarura në mënyrë aktive shprehin llojllojshmëri të pikëpamjeve.

Mediat janë të ndara etnikisht dhe në linja politike, thuhet në pjesën për Maqedoninë të raportit të Departamentit Shtetëror Amerikan për të drejtat e njeriut.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.