fbpx

SPOGJ në letër të hapur deri te Dimitriev kërkon dorëheqje nga ministri i drejtësisë

-

Sindikata e Punonjësve në Organet Gjyqësore apo SPOGJ sot përmes letrës së hapur deri te kryeministri Emil Dimitriev tregoi situatën aktuale me grevën e administratës gjyqësore dhe, siç thonë nga Sindikata, për veprimet joligjore që ndërmerren ndaj grevistëve.

Nga SPOGJ kërkojnë kryeministri Dimitriev t’u thotë ministrit të drejtësisë dhe personave përgjegjës në pushtetin gjyqësor se veprimet e këtilla janë kundër- kushtetues dhe kundër- ligjor.

“Konsiderojmë se ata duhet të thirren për përgjegjësi dhe të japin dorëheqje sepse nuk kanë bërë asgjë që mos të vijë deri te greva dhe greva të ketë fund të pasigurt. Pasi tanimë 56 ditë pushteti gjyqësor nuk funksionon, edhe njëherë kërkojmë urgjentisht të ketë takim pune me Ju për zgjidhje përfundimtare për kërkesat e grevistëve” thuhet në letër.

Nga SPOGJ përkujtojnë se më 3 qershor kanë kërkuar takim pune me kryeministrin që ta njoftojnë me propozimin e tyre për zgjidhjen e situatës, por prej atëherë takimi i tillë fare nuk u mbajt.

Greva e administratës gjyqësore filloi më 18 maj këtë vit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.