fbpx

Spasovski: Kemi zbuluar 70.000 kopje të lejeve për vozitje

-

Ministri i brendshëm Oliver Spasovski sot në konferencë shtypi zbardhi prova të reja për keqpërdorimin e dokumenteve personale, këtë herë 70. 000 leje për vozitje të zbuluara në një depo të MPB-së.

Falsifikimet sipas ministrit janë zbuluar në suazat e hetimit për dhënien joligjore të letërnjoftimeve.

Sipas hetimit, në këtë rast është i përfshirë një zyrtar i lartë i MPB-së.

““Patenta të njëjta shoferi veç më ekzistojnë në evidencën e MPB-së. Bëhet fjalë për dokumente të njëjta me numra të njëjtë serik, me numra të njëjtë të patentë shoferit, 70 000 Tip A. 70 mijë patentat e para janë shënuar në magazinën e MPB-së 1 vit e nëntë muaj më parë, më 7 shkurt 2014. Kam dëshmi të punëtorëve se ndihmësi që punon në këtë sferë është njoftuar se në magazinë kanë arritur patenta shoferi të falsifikuara, por nuk ka reaguar”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i punëve të brendshme.

Sipas Spasovskit, për vendosjen e formularëve të dyfishtë ka ditur zëvendës- udhëheqësi që ka menaxhuar këtë fushë, por për këtë nuk ka reaguar. Siç njoftoi Spasovski, zëvendës- udhëheqësi ka paraqitur rastin një ditë pasi janë zbuluar formularët dhe ditën e njëjtë ka dërguar letër deri te kompania furnizuese për dokumentet personale për MPB.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.