fbpx

Këshilli i Etikës së Mediumeve të Maqedonisë kërkon lirim të menjëhershëm të Kezharovskit

-

Këshilli i Etikës së Mediumeve të Maqedonisë (KEMM) sot dënoi vendimin e Gjykatës së Apelit dhe dërgimin të gazetarit Tomislav Kezharovskit urgjent nga burgu shtëpiak urgjent në burgun “Shkup”. Në reagimin e Këshillit Etik të Mediave thuhet :
“Me këtë vendim jepet porosi për vetcensurë ndaj gjithë gazetarëve të vendit. Parimet etike të gazetarisë mund të mbrohen dhe ruhen vetëm kur gazetarëve iu garantohet liria e informimit.Të treguarit fuqi, sikurse në rastin e Kezharovskit, çon në drejtim të shkeljes së demokracisë në Maqedoni. Këshilli i Etikës së Mediumeve të Maqedonisë kërkon lirimi urgjent të tij nga burgu, dhe shfuqizim të aktgjykimit” – thuhet në reagimin e KEMM.
Gjykata Themelore Shkupi 1të enjten bëri të ditur vendimin Gjykatës së Apelit me të cilën Kezharovski u dënua me dy vite burg për rastin “Likuidimi”, për të cilën akuzohej se ka zbuluar identitetin e dëshmitarit të fshehur.
Vendimi në mesin e gazetarëve dhe shoqatave të gazetarëve nxiti reagime të ashpra, të cilat akoma m ë shumë u intensifikuan pas dërgimit urgjent të Kezharoviskt nga burgu shtëpiak në burgun e Shuto Orizarit.
Me reagime kritike dhe dënuese u shprehën edhe organizatat dhe shoqatat ndërkombëtare të gazetarëve, kurse rastet për mbylljen e Kezharovskit u dënuan edhe nga mediat ballkanike por edhe atp botërore.
Bashkëshortes së Kezharovskit mbrëmë nuk i është lejuara ta vizitojë në burg, me arsyetimin se kanë kaluar vetëm 24 orë nga burgosja e tij dhe vizitat nuk lejohen.
Filip Medarski, avokat i Kezharovskit, deklaroi se gazeetari u dërgua në burg pa u respektuar procedura.
“Aktvendimi nuk mund dorëzua as mua e as Kezharovskit. Për tu plotësuar kushtet ai para se të dërgohet në burg për vuajtjen e dënimit duhet të plotësohen disa procedura e ato procedura zgjasin të paktën 3 javë. E gjithë kjo ishte e papritur, por nuk presim që në gjyqësinë e Maqedonisë e drejta të del në dritë. Megjithatë, Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg me siguri do të konstatojë se Kezharovskit i janë shkelur të drejtat e njeriut- deklaroi për Medarosiki për “Metën”.
Medarski në deklaratë për televizionin “Telma” paralajmëroi se duke pasur parasysh se Kezahrovski ka vuajtur 90 % të dënimit, do të kërkojë nga Gjykata të zbatojë institutin lirim me kusht.
“Në rastin konkret Gjykata Themelore 1, nëpërmjet kumtesës së saj në ueb- faqen theksojnë se kanë vepruar konform Ligjit për procedurë penale dhe hedhin poshtë të gjitha “presionet e pabaza që në kontinuitet iu ushtrohen gjykatave dh të gjithë sistemit gjyqësor.”
“Në rastin konkret të akuzuarit Tomisllav Kezharovskit i është përcaktuar masa arrest shtëpiak, për shkak të rrezikut të arratisjes e cila është konfirmuar nga Gjykata e Apelit, pas miratimit të aktgjykimit të shkallës së parë, që do të thotë arresti është caktuar që i njëjti të sigurohet për kohëzgjatjes e procedurës së ankinimit dhe në rastin e konfirmimin e vendimit, si parandalim të vuajtjes së dënimit. Në të kundërtën, nëse gjykata konsideron se nuk ka baza që personin ta mbaj në arrest dhe i njëjti është mbrojtur në liri, pas fuqizimit zë procedurës së aktgjykimit do të zbatohej në përputhje me Ligjin për kryerjen e sanksioneve, me çka i dënuari ka mundësi t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore, pasi që t’i dorëzohet akti udhëzues të kërkojë prolongim për arsye personale, familjare ose shëndetësore. Por, gjithsesi pas përfundimit të këtyre shkaqeve, dënimi do të jetë ekzekutive, me çka sërish hedhim poshtë të gjitha spekulimet të deklaruara ditëve të kaluara”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkupi 1.
Të martën në ora 12 gazetarët dhe shoqatat e gazetarëve caktuan protestë para gjykatës , ku do të kërkohet urgjentisht të lirohet gazetari Tomisillav Kezharovski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.