fbpx

Këshilli i Evropës: Me përgjimin e gazetarëve shkelen të drejtat e njeriut

-

Komisari për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Nils Muzhnieks, në deklaratën ekskluzive për Agjencinë e Lajmeve “Meta” shprehi “shqetësimin e tij serioz” për ngjarjet e fundit në Maqedoni në veçanti përgjimin e gazetarëve, që u publikuan dje në konferencën e shtypit të LSDM-së opozitare.

-Jam shumë i shqetësuar për pohimet për përgjim masovik dhe të palejuar të gazetarëve dhe qytetarëve në IRJM. Këto janë pohime serioze që meritojnë hetim efektiv dhetë pavarur. Këto në pikëpyetje vendosen disa të drejta të njeriut ndërsa liria mediatike dhe mbrojtja e burimeve gazetareske nuk janë më të voglat- theksoi Muzhnieks.

Autoritetet maqedonase patjetër duhet t’i zbardhin këto ngjarje dhe nëse pohimet vërtetohen, kryerësit patjetër duhet mbajnë përgjegjësi ndërsa përdorimi i kësaj praktike të ndërpritet, vlerëson Muzhnieks për “Metën” sot pas takimit të tij në Bruksel me Federatën evropiane të gazetarëve (FEG) e cila gjithashtu nxori njoftim për njohuritë e fundit për gazetarët e përgjuar.

Kryetari i FEG, Mogens Bjeregard deklaroi se kjo shkelje drejtpërdrejtë tangon lirinë mediatike në Maqedoni, me atë që ushqen klimë të frikës dhe vet- censurës.

-Nëse pohimet vërtetohen, atëherë autoritetet maqedonase qartë kanë shkelur të drejtën e gazetarëve për t’i mbrojtur burimet- thotë Bjeregard.

Muzhnieks dhe FEG sot në mëngjes kishin takim në të cilin kanë diskutuar për gjendjen jo të mirë lidhur me lirinë e mediumeve në Maqedoni, Bjellorusi, Azerbejxhan, Rusi, Turqi dhe Ukrainë.

Komisari u ka premtuar gazetarëve evropian se do të intervenoj çdokund ku dotë ketë shkelje të lirisë së mediumeve derisa zgjat mandati i tij.

Këshilli i Evropës është organizatë prej 47 anëtarëve me seli në Strasburg ndërsa fusha kryesore ku vepron janë të drejtat e njeriut dhe standardet demokratike.

Këshilli i Evropës dhe BE-ja janë dy organizata të ndryshme.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.