!Më 1 shkurt 2017, përfundon periudha promovuese për shfrytëzim të lirë të lajmeve të “Meta”. Në periudhën e ardhshme do të zbatojmë sistemin e ri për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës do të ju njoftojmë në mënyrë plotësuese.

SOS: NGO, GONGO apo PONGO e paregjistruar?


       
Shkup, 15 Shkurt, 2017 - 14:47 (META) 

“Stop operacioni Soros” (SOS), që u prezantua më 17 janar të këtij viti, anëtarët e të cilës janë historiani Nikola Sërbov, i cili shpesh është mysafir në disa media si “analist politik” dhe gazetarët Cvetin Çilimanov dhe Nenad Mirçevski, të cilët janë të njohur nëpër media. Nga një televizioni nacional, për shembull, këta të tre ishin të kualifikuar si “këshilli nismëtar për formimin e shoqatës civile, “Stop operacioni Soros”. Në disa media u paraqitën si “lëvizje qytetare” ndërsa diku si “këshillë nismëtar për formimin e lëvizjes qytetare”, madje edhe si “organizatë joqeveritare”.

Sipas ekspertit juridik të cilin e kontaktoi “Meta”, në parim të gjitha format e veprimit, njëjtë sikur në këtë rast, duhet të regjistrohen. Shembull interesant në këtë drejtim është Lëvizja Besa, e cila filloi si lëvizje e më pas u regjistrua edhe si parti, por në status ende qëndron “Lëvizja Besa” ndërsa është e regjistruar sipas Ligjit për parti politike. Eksperti që e kontaktuam thekson se çdo formë për realizimin e ndonjë synimi politik, në parim pa marrë parasysh nën çfarë emri funksionon, duhet të regjistrohet, madje edhe si shoqatë apo organizatë. Për këtë rregullativa qëndron në Ligjin për shoqata dhe fondacione.

CentRegSOS

Klikoni për version më të madh

“Meta” kërkoi informacion edhe nga Regjistri Qendror për atë nëse është regjistruar ndonjë subjekt me emrin “Stop Operacioni Soros”. Përgjigja ishte se deri më 8 shkurt rreth orës 14.30, “nuk janë evidentuar të dhëna për subjekt me emër Shoqatë qytetare “Stop Operacioni Soros”.

“Lidhur me kërkesën Tuaj e në bazë të informacioneve  të përmendura në Regjistrin tregtar dhe regjistrin e personave tjerë juridik të dorëzuar përmes sistemin me një sportel në Regjistrin Qendror të RM-së dhe të dorëzuar në Regjistrin tregtar dhe regjistrin e personave tjerë juridik, në momentin e përgatitjes së njoftimit në bazën elektronike nuk janë evidentuar të dhëna për subjekt me emër Shoqatë qytetare Lëvizje qytetare STOP OPERACIONO SOROS”, thotë informata që e morëm.

Në faqen e Facebook-ut “Stop Operacioni Soros/Stop Operation Soros” përmes të cilës i drejtohen opinionit, shkruan se bëhet fjalë për “Non- Governmental Organization” (NGO) gjegjësisht organizatë joqeveritare. Në faqen e internetit “STOP OP SOROS”, që është me domen maqedonas shkruan se bëhet fjalë për “lëvizje” gjegjësisht “nismë globale”.

Ndryshe, shoqatat dhe organizatat të afërta me pushtetin, në botë quhen GONGO (Government organized NGO/organizatë joqeveritare e organizuar nga qeveria) ose (PONGO (Party organized NGO/organizatë joqeveritare e organizuar nga parti politike). Ato sponsorohen nga pushteti ose partia politike që të luftojnë për interesat e tyre politike ndërsa më pas të aktrojnë si organizatë e rëndomtë joqeveritare, të ballafaqohen si pjesë e shoqërisë civile edhe në territorin e vendit, por edhe në nivel ndërkombëtarë.

Termet GONGO/PONGO për herë të parë janë përdorur në vitin 1989, kur është zbuluar se pozita unikate që e kanë organizatat joqeveritare mund të keqpërdoret edhe në qëllimet e ngushtë partiake për realizimin interesave të vogla, por të fuqishme të posaçme.

GONGO/PONGO themelohen që të realizohen synime të brendshme apo të jashtme politike, ndonjëherë për tërheqjen e ndihmës ndërkombëtare apo për qëllime humanitare apo shkaqe korruptive ose kriminalistike, ku në këtë rast GONGO/PONGO janë vetëm maskë për aktivitete lidhur me nëntokën.

Për financimin e SOS, historiani Sërbov për “Pogled” tha se financohen “nga aktivistët që për çdo ditë paraqiten në numër të madh” si dhe “motivohen nga ideja e jo financat”.

Njëri prej anëtarëve më saktë Çilimanov është gazetar dhe nënkryetar i Asociacionit maqedonas të gazetarëve (AMG), e cila asnjëherë deri më tani s’ka publikuar raport financiar, që është obligim ligjor për OJQ-të. Asociacioni vepron si pandan i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, por për dallim nga ajo, nuk jep llogari për financat e veta. Ai është redaktor i servisit në gjuhën angleze të Agjencisë maqedonase të informimit (MIA), që është shoqëri aksionare në pronësi shtetërore, që do të thotë se merr rogë nga shteti. Sipas raportit financiar për vitin 2015-të, i dorëzuar më 14 korrik 2016 pranë Bursës së Maqedonisë, të ardhurat e përgjithshme të agjencisë kanë qenë 49,61 milionë denarë. Nga buxheti i RM-së gjegjësisht nga Qeveria, që është pronare e MIA-s, në atë vit janë derdhur 40 milionë denarë ndërsa pjesën e mbetur prej 9,61 milionë denarë janë të ardhura tjera të Agjencisë.

Çilimanov paraprakisht ishte i punësuar në kabinetin e presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ndërsa më pas u punësua në MIA, prej ku u dërgua si korrespondent në Uashington.

Pjesa tjetër e “lëvizjes”, Nenad Mirçevski dhe Nikola Sërbov, lidhen me faqen dhe revistën “Republika”, për të cilën deri vitin e kaluar nuk dihej saktë kush është pronari pasi botuesi apo kompania “Iresine Limited” ishte e regjistruar në parajsën tatimore Belize deri në korrik të vitit të kaluar, kur pronari i saj u bë drejtori i deritanishëm, Done Donevski. Mirçevski gati disa vite është gazetar dhe redaktor në “Republika” ndërsa Sërbov është kolumnist.