fbpx

Shoqatat e gazetarëve të rajonit dënojnë sulmet ndaj gazetarëve në Maqedoni

-

Shoqatat e gazetarëve nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia sot kanë shprehur solidaritet dhe mbështetje për punëtorët mediatiak dhe gazetarët në Maqedoni, të cilët siç vlerësojnë, në mënyrë konstante ballafaqohen me presione, sulme fizike si dhe kërcënime për vdekje.

Shoqatat nga rajoni, pas sulmit ndaj gazetarit të Televizionit 24 gjatë protestave të nismës “Për Maqedoni të përbashkët” i bëjnë thirrje institucioneve të Maqedonisë të marrin masa përkatëse dhe t’u ndihmojnë gazetarëve.

“Anëtarët e këtij rrjeti rajonal, i cili angazhohet për lirinë e fjalës dhe sigurinë fizike të gazetarëve, kërkon institucionet maqedonase menjëherë të ndërpresin çfarëdo dhune ndaj gazetarëve dhe në mënyrë efikase të nisin hetim për të gjitha sulmet deri më tani, me qëllim që të zbardhen autorët e sulmeve”, tha kryetarja e Shoqatës së gazetarëve të Kroacisë, Sasha Lekoviq.

Sipas kryetarit të SHGM-së, Naser Selmani, në veçanti shqetëson fakti që në sulmet e koordinuara kanë marrë pjesë, siç thonë, persona që janë bartës të funksioneve publike si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.

“Është për të ardhur keq që dhuna ndaj gazetarëve është e koordinuara nga qendrat partiake. Këto sulme janë të shpeshta kur në Maqedoni përshkallëzohet kriza politike. Pa dilema, dhuna ndaj gazetarëve lidhet me konfrontimet e ashpra politike kohëve të fundit në Maqedoni”, deklaroi Selmani.

Në katër vitet e fundit, sipas të dhënave të SHGM-së në Maqedoni janë regjistruar 44 sulme ndaj gazetarëve, prej të cilave 19 gjatë vitit të kaluar. Vetëm në 30 ditët e kaluara, janë regjistruar gjashtë sulme ndaj gazetarëve, prej të cilave dy persona kanë përfunduar në Qendrën urgjente.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.