fbpx

Shoqatat e gazetarëve janë kundër “legjislacionit qeveritar”, kërkojnë vetërregullim

-

Gazetaria e Maqedonisë aspak nuk ka nevojë për ligj për media, prandaj ligji ekzistues duhet të anulohet, e jo të mendohet për ndonjë version të ri, porositi Tamara Çausidis, kryetare e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe të punëtorëve mediatikë të Maqedonisë (SPGPM) në debatim e sotëm “Konstatimi i nevojës për ndryshime të mundshme në Ligjin për media”, të cilin e organizoi Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) dhe ministri pa resor, i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski.

Sipas ministrit për shoqëri informatike, Damjan Mançevski, dhe sipas Popovskit, qëllimi i debatit është që pushteti ta dëgjojë mendimin e punëtorëve mediatikë se a ka nevojë për ndryshim të ligjit dhe t’i dëgjojë zgjidhjet për problemet serioze siç janë “lajmet e rrejshme” dhe problemet me disa media onlajn.

Tribuna e sotme, theksuan ata, është vetëm fillim i debatit publik, në kuadër të të cilit, deri te MSHIA-ja dhe kabineti i ministrit Popovski deri në fund të janarit do të mund të jepen mendimet dhe propozimet.

Siç theksuan numri më i madh i pjesëmarrësve në debat, temat siç janë vjedhja e përmbajtjeve dhe publikimi i lajmeve të rrejshme duhet lënë për t’u zgjidhur vetë punëtorëve mediatikë, gjegjësisht vetërregullimit të gazetarisë, ndërsa qeveria nuk duhet të përzihet në gazetari, për shkak se prej kësaj në të ardhmen mund të krijohet situatë e cila do të paraqesë kontroll të fuqishëm të pushtetit të ri mbi mediat, ngjashëm sikurse në kohën e VMRO-DPMNE-së. Poashtu, u theksua se të gjitha problemet që janë të pranishme tani mund të zgjidhen në kuadër të ligjeve ekzistuese.

Në debatin e sotëm u prezantuan edhe mendime të ndryshme për atë se a duhet apo nuk duhet të ketë regjistrim apo vetëm evidentim të mediave onlajn, ndërsa pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ishin kundër idesë që të rregullohen mediat onlajn, duke thënë se kjo prek në lirinë e të shprehurit dhe të mediave. Njëkohësisht u theksua se kjo nuk do të ishte efektive, për shkak se ky rregullim do të vlente vetëm për Maqedoninë, ndërsa prodhuesit e lajmeve të rrejshme, apo siç u tha, “njerëzit që nuk janë gazetarë, por janë veshur me fanelat tona”, do të munden edhe më tutje të plasojnë shpifje dhe ofendime nga portalet e regjistruara jashtë vendit.

 

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.