fbpx

Shilegov: Gruevski gënjen dhe nuk dëshiron të ketë bisedime

-

Partitë edhe më tej taktizojnë rreth mbajtjes së raundit të ri të bisedimeve me takime liderësh, ku mund të ketë hapa konkret për zgjidhjen e krizës dhe, eventualisht, afat të ri për zgjedhjet.

Në këtë drejtim janë edhe deklaratat e krerëve të partive të cilët thonë se “nuk ka nevojë për takime të tilla” si dhe shpresën e zakonshme të Bruksel se megjithatë, deri në fund të javës do të ketë takim.

Në mungesë të informacioneve se kur mund të ketë bisedime, kush do të ndërmjetëson dhe cili do të ishte formati i tyre, partitë vazhdojnë të taktizojnë dhe ofendojnë.

Për momentin pozicionet janë këto.

VMRO DPMNE: Partia do të merrte pjesë në takim liderësh, por më parë duhet të dinë temën dhe planin e takimit.

Nikolla Gruevski: “Do të kisha marrë pjesë në takim liderësh, por duhet paraprakisht ta dijë temën dhe planin për takim. Ne nuk jemi kundër mbajtjes së takimeve mes liderëve. Deri tash askush nuk na ka kontaktuar për takim. Për momentin nuk ka nismë e as temë për mbajtjen e takimeve të liderëve.

LSDM: Tani më duhet të fillohet me bisedime dhe me dakordimin e kushteve që në vjeshtë të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Petre Shilegov: “ Nikolla Gruevski dhe VMRO DPMNE edhe më herët, por edhe tani një gjë flasin e tjetër bëjnë. Gruevski gënjen dhe nuk dëshiron të negocioj. Nuk dëshiroj të ketë bisedime sepse nuk dëshiron të krijohen kushte korrekte dhe demokratike për zgjedhje”.

PDSH: Takimi i liderëve nuk ka çfarë të ofroj për dalje nga kriza dhe takimi i tillë nuk do të ishte serioz.

Menduh Thaçi: “Zgjidhjen e kësaj krize e shoh në marrëveshjen mes maqedonasve dhe shqiptarëve, që është pjesë e platformës së PDSH-së. Nëse nuk ulemi të flasim seriozisht për problemet reale, me gjasa PDSH të del nga çdo lloj i bisedimeve për zgjidhjen e krizës politike”.

BDI: Takimet e liderëve duhet të mbahen sepse janë në interes të qytetarëve ndërsa për zgjedhje fillimisht duhet të krijohet ambient politik.

Brukseli: Delegacioni i BE-së është në kontakt të vazhdueshëm me partisë dhe shpresojnë se ata do të pajtohen që të ketë takim këtë javë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.